Top 24
-
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e quajtur “Nesharaku”, pranë “Vasil Shantos” në Tiranë, ku një makinë përplasi një këmbësor 76 vjeçar. 6 Qershor 2018, 22:12
-
Ndryshime të reja nga Marku/ Anton Martini nga Shkodra vjen tek Krimet e Rënda, i besohen dosje të 'nxehta'
6 Qershor 2018, 20:08Arta Marku vijon ndryshimet në kuadër të riorganizimit të prokurorive. Ditën e sotme Arta Marku, sipas gazetarit të Shqiptarja.com Elton Qyno ka vendosur që të rikthejë në Tiranë në prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin Anton Martini.
-
Legalizimi i pallatave, ALUIZNI: Ja firmat që filluan procesin
6 Qershor 2018, 18:30Ndërtuesit që janë futur në ‘listën e zezë’ të ALUIZNI, nuk do të marrin më leje ndërtimi. ALUIZNI ka publikuar sot listën e plotë me korrigjimet.
-
Ministri gjerman: Ballkani, atriumi i Evropës, të hapen negociatat për Shqipërinë
6 Qershor 2018, 17:16Në datë 28 qershor do të vendoset për Shqipërinë nëse do të hapen negociatat, ndërsa tre vendet që duhet të binden janë Franca, Gjermania dhe Holanda.
-
Sezoni turistik, qeveria hap 500 vende të reja pune
6 Qershor 2018, 16:57Në mbledhjen e sotme, qeveria ka vendosur miratimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për sezonin e verës 2018, në agjencinë kombëtare të zonave të mbrojtura, pranë ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
-
Rënia e Euros/ Guvernatori i BSH, Sejko: Do të ndërhyjmë në treg duke blerë valutë
6 Qershor 2018, 16:17Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur uljen e normës bazë të interesit me 0.25% duke e çuar në 1%.
-
Ministri grek i Mbrojtjes: Do zgjerojmë ujërat tona territoriale, do marrim pasurinë nën det
6 Qershor 2018, 15:41Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Panos Kammenos ka deklaruar gjatë një aktiviteti në Athinë se së shpejti Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale.
-
Shkodër, mësuesja dhe dy nxënës në polici: Drejtoresha e shkollës na dhunon/ EMRI
6 Qershor 2018, 14:27Drejtoresha e një shkolle 9-vjeçare në Shkodër është denoncuar për dhunë ndaj mësuesve dhe nxënësve. Report Tv mëson se ka qenë mësuesja Luljeta Shyti, së bashku me dy nxënës dhe një prind, që kanë bërë denoncimin ndaj drejtoreshës Saime Arapi.
-
Ekzekutimi i biznesmenit 29-vjeçar në Vlorë, identifikohen vrasësit, policia: Krimi pas një sherri mes viktimës dhe autorëve
6 Qershor 2018, 11:31Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e biznesmenit 29-vjeçar, Vasil Dervishaj. Përmes një deklarate për mediat, kreu i Policisë së Vlorës tha se janë identifikuar dy autorët e krimit E.A, 31-vjeç dhe A.C, 28-vjeç, të 2 nga Tepelena e banues në Vlorë.
-
DW: Shqipëria lobim femëror në Gjermani për çeljen e negociatave me BE
6 Qershor 2018, 11:17Pak para se Gjermania të vendosë përfundimisht qëndrimin e saj mbi hapjen e negociatave me Shqipërinë, Shqipëria vazhdon lobimin në Gjermani. Këtë radhë delegacionet kryesoheshin nga femra.
-
Justifikon pasurinë, prokurorja Anila Leka kalon me sukses Vettingun, rikonfirmohet në detyrë
6 Qershor 2018, 09:02Pas këtij vendimi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Prokurorja me detyrë në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka rikonfirmohet në detyrë.
-
10-16 mijë euro për të dërguar shqiptarë në Angli, goditet grupi nga Elbasani, kapen 'kokat' e bandës
6 Qershor 2018, 08:43Një tjetër bandë kriminale klandestinësh është goditur në vend. Pas Fierit dhe Tiranës, banda e tretë është goditur në Elbasan, ku janë arrestuar dy 'kokat' e trafikut, të cilët merrnin 10-16 mijë euro për dërgimin e shqiptarëve në Angli dhe BE.
-
Zbardhet rrëfimi/ Shallari: Jambelli na survejonte, për 3 mijë euro vrava ish-drejtorin Cuku
6 Qershor 2018, 08:22Ish-drejtuesi i policisë së Vlorës, Artan Cuku, është vrarë për vetëm 3 mijë euro nga Mikel Shallari. Në akt-marrëveshjen mes ekzekutorit e prokurorisë, pasi Shallari rrëfeu gjithë ngjarjen e tregoi porositësit e vrasjes, tregohet dinamika e krimit.
-
Shtëpi, dyfish pagë dhe roje private/Ja si shteti shpërblen ata që kaluan me sukses Vettingun
6 Qershor 2018, 07:13Të gjitha privilegjet që përfitojnë 7 gjyqtarët dhe prokurorët e parë që kaluan Vetingu, nga shtëpitë falas, dyfishimi i rrogës, shpërblimet, rojet personale dhe pensionet speciale.
-
Qeveria italiane merr votëbesimin, Conte: S'po diskutohet dalja nga Euro, hapje me Rusinë, stop emigracionit
5 Qershor 2018, 21:04Qeveria e drejtuar nga kryeministri Conte ka marrë votëbesimin në Senat. Mbrëmjen e sotme ai arriti që të kalonte provën me 171 vota pro, 117 kundër dhe 25 abstenim.
-
Hapet sezoni turistik në Vlorë, Rama: Presim 10 milionë turistë, aeroporti gati në 2020
5 Qershor 2018, 18:49Rama u shpreh se objektivi është që këtë vit Shqipërinë ta vizitojnë 15% më shumë turistë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në harkun e 5 viteve synimi është që vendin tonë ta vizitojnë 10 milionë turistë.
-
Nga motorët e ujit te muzika e lartë/ Xhafaj nga Vlora: Plani me 5 pika për këtë sezon turistik
5 Qershor 2018, 18:31Ai theksoi 5 pika që synojnë më shumë rend dhe siguri për qytetarët shqiptarë dhe turistët që do të zgjedhin Shqipërinë për të pushuar.
-
48 milionë lekë dëm shtetit, KLSH kallëzon ish-Drejtorin Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil/ Akuzat
5 Qershor 2018, 16:35Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në prokurori ish-Drejtorin Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil. Ja te gjitha akuzat.
-
Vrau ish komisarin e policisë Artan Cuku për 3.000 euro, 10 vite burg të penduarit të drejtësisë Shallari
5 Qershor 2018, 13:14Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar aktmarrëveshjen e Mikel Shallarit me Prokurorinë, duke e dënuar me 10 vite burg. Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim porositësi i krimit, Bledar Jambelli dhe bashkëpunëtori Kristaq Leci.
-
Kosova bashkon doganat, Shqipëria në vendnumëro
5 Qershor 2018, 12:45Parlamenti i Kosovës i hapi dritën jeshile unifikimit të doganave mes Shqipërisë dhe Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan një rezolutë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë, kjo e fundit mbetet në vend në numëro.
