-
-
-
Osmani: Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, e kritikon Listën Serbe për pengesa
Presidentja Vjosa Osmani thotë se është në interes të Kosovës ta ketë sa më parë një qeveri të re dhe me mandat të plotë kushtetues. Osmani: Vonesa që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat, jo vetëm të Kosovës si shtet, por të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbët
20 Tetor, 14:51 -
-
-
Rama: ‘Venecia’, udhërrëfyes për vettingun dhe Reformën në Drejtësi! Zaçaj: Opinionet e Komisionit, s’mund të përdoren për të kontestuar vendimet e Kushtetueses
Kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin që ka dhënë Komisioni i Venecias në procesin e vettingut dhe në reformën në drejtësi. Ai theksoi gjithashtu se Komisioni ka dhënë kontribut edhe në Kushtetutën e vitit 1998.
20 Tetor, 14:28 -
Rama: Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare, shokë materniteti
Në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama tha se Komisioni i Venecias e ka shoqëruar në vijimësi përpjekjen e Shqipërisë për tu demokratizuar.
20 Tetor, 14:21 -
-
-
Zgjedhjet/ Berisha sulmon këshilltarin e PD që do kandidojë si i pavarur në Vlorë: Nuk ka lidhje me ne! Nika: Kryedemokrati kërkon opozitë të dobët
Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar këshilltarin e PD në Vlorë, Gjergji Nika i cili shpalli kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Berisha tha se ai s’ka asnjë lidhje me PD, pasi është këshilltar i propozuar nga ish-kryetari Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.
20 Tetor, 13:12 -
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë në spital, sot pësoi edhe një arrest kardiak! Në reanimacion prej 12 ditësh
Ish-kryeministri socialist Fatos Nano ndodhet prej 12 ditësh në një spital privat në Tiranë në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore. I mbajtur në reanimacion, ai kaloi gjatë ditës së sotme dhe një arrest kardiak, duke bërë që gjendja e tij të përkeqësohet më tej.
20 Tetor, 12:25 -
Pastruan 1.25 mln € nga trafiku i drogës në Belgjikë, GJKKO dënon me 22 vite burg vëllezërit Ramaj dhe bashkëpunëtorët
Vëllezërit Ramaj dhe dy bashkëpunëtorët janë dënuar me rreth 22 vite burg për pastrim parash të përfituara na trafiku i drogës në Belgjikë. Ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës, dënimi i është konvertuar me ‘shërbim prove’.
20 Tetor, 12:15 -
Aktivitetet kulturore/ Festivali i gjuhës italiane 'Treccani' mbërrin në Tiranë! 'Lëkura në huazim', ekspozitë në Shkodër
“Naim Frashëri – In memoriam” është mbrëmja letraro-muzikore, që do të mbahet në Torrën Veneciane në Durrës sonte në orën 18:00. Aktiviteti vjen në kujtim të 125 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit Naim Frashëri.
20 Tetor, 12:15 -
-
Sulmi me bombë në makinat e gazetarit italian Sigfrido Ranucci, arrestimi i trafikantit të drogës Altin Sinomati në Abu Dhabi dhe gjurmët që çojnë te shqiptarët
Hetimi mbi trafikun ndërkombëtar të drogës me metoda mafioze, lidhjet me Raoul Esteban Calderón, i dënuar gjithashtu për vrasjen e “Diabolikut”. Sinomati konsiderohet gjithashtu si porositësi i vrasjes së “Passerotto-s”.
20 Tetor, 11:59 -
-
Maliq/ Ndërruan jetë pas zjarrit që i përpiu shtëpinë, përcillen sot për në banesën e fundit nëna dhe i biri! 6-vjeçarja ende në gjendje kritike! Flet dëshmitarja e parë e ngjarjes
Rrahime dhe Luka Hazisllari do të përcillen sot për në banesën e fundit. Aktualisht 6-vjeçarja ndodhet në intubim në urgjencën e Pediatrisë në QSUT ndërsa ka marrë 45% djegie në trup, kryesisht në fytyrë dhe në duar.
20 Tetor, 10:22 -
-
Ofendimet ndaj kryetarit të Kuvendit, Komisioni i Etikës përjashton 15 ditë Gazment Bardhin
Kërkesa për përjashtimin e Gazment Bardhit u bë nga 14 deputetë socialistë pas debateve të tij me kryetarin e Kuvendit në seancën e 16 tetorit. Ata kishin kërkuar përjashtim me 1 muaj, por Komisioni i Etikës vendosi 15 ditë.
20 Tetor, 09:47 -
-
Pasuesi i Altin Dumanit/ KLP: Të 4 kandidatët plotësojnë kushtet për të drejtuar SPAK-un
Miratimi i listës me 4 kandidatët në KLP është bërë me 10 vota pro. Në garë për drejtimin e SPAK: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj. Më 18 dhjetor, Dumani, do të duhet të lerë drejtimin e SPAK, pas një mandati 3-vjeçar.
20 Tetor, 09:34
