-
Kultivoi 1100 rrënjë kanabis në Pult të Shkodrës në vitin 2016, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari
Një 31-vjeçar i identifikuar si Gjon Kodraj është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë pasi akuzohej për kultivimin e rreth 1100 bimëve kanabis, në një fshat të Shkodrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.
21 Shkurt 2023, 14:26 -
-
-
Vrasja e Emiljano Ramazanit, Dumani konfirmon dëshminë edhe në GJKKO: Isha organizatori! Porosinë e dha Erjon Alibej, ekzekutor ishte Skerdi Tase
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka konfirmuar në GJKKO dëshminë që ka dhënë për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Nën masa të rrepta sigurie u shfaq në gjyq në funksionin e dëshmitarit gjatë procesit ndaj Euglent Halli dhe Xhuliano Hoxhës.
21 Shkurt 2023, 13:39 -
Regjistrimi i popullsisë nis në shtator, drejtoresha e INSTAT: Qytetarët nuk do penalizohen vetëm për pyetjet rreth etnisë, fesë dhe gjuhës! Për të tjerat gjobë 50-100 mijë lekë
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë me dije në Report Tv se formulari për regjistrimin e popullsisë është bërë gati dhe qytetarët do të jenë të detyruar të japin përgjigje për çdo gjë përveç se për 3 pyetje rreth etnisë, gjuhës dhe fesë që nuk janë me detyrim. Në intervistën për ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se penaliteti për ata që nuk duan të japin të dhënat do të jetë 50-100 mijë lekë.
21 Shkurt 2023, 13:30 -
-
Një prej ikonave të viteve të arta të kinematografisë shqiptare, ndërron jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur, Mimika Luca
Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Mimika Luca ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare si aktore Mimika Luca ka interpretuar në rreth 30 role ku ndër to do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”.
21 Shkurt 2023, 12:50 -
-
Transformimi i shërbimit të transportit publik, Veliaj: Do rrisim cilësinë! Kohën e pritjes në stacion synojmë ta kemi 3 minuta
Transformimi i shërbimit të transportit publik në këto tetë vite falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe operatorëve private, që operojnë në linjat kryeqytetase, ishte fokusi i diskutimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me përfaqësuesit e shoqatës së transportit.
21 Shkurt 2023, 12:44 -
Kurti: Duhet t’i përmbahemi propozimit evropian, e jo interesit të njërës palë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga takimi i 27 shkurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pret që të ketë diskutime mbi bazën e propozimit evropian, por tha se për gjërat e tjera nuk mund të flas tani “edhe për shkak se jo pak varet nga ndërmjetësuesit e dialogut.
21 Shkurt 2023, 12:39 -
Kryesuese, por Tirana ka 9 pikë më pak se sezonin e kaluar! Trajneri Shehi: Kemi shumë mungesa, po presim Lulajn dhe Abazajn
Tirana kryesuese e Superligës ka 9 pikë më pak se sezonin e kaluar kur u shpall kampione. Trajneri Shehi thotë se duhet të rikuperojë të dëmtuarit pasi ka pak futbollistë në dispozicion. Ndërkohë edhe Partizani ndjekës kundër Kukësit duhet tia dalë pa 3 mbrojtës të formacionit bazë.
21 Shkurt 2023, 12:39 -
-
‘Përqafimi i përjetshëm i babait dhe djalit nën rrënoja, momenti më i dhimbshëm’, ekipi i shpëtimtarëve shqiptarëve rrëfejnë emocionet për mediat turke
Pas tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit që goditën Turqinë e Sirinë, një ekip shqiptar prej 10 vetësh i kërkim-shpërthimeve ka mbërritur atje dhe ka dhënë kontributin e tyre për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat. Ata kanë dhënë një intervistë për mediat vendase ku kanë shprehur emocionet që përjetuan në operacionet e zhvilluara në Turqi. Ata morën pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në qytetin e Malatya deri më 15 shkurt.
21 Shkurt 2023, 12:18 -
Putin: Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin me SHBA-në për armët bërthamore
21 Shkurt 2023, 12:17 -
-
Merrnin 5-100 € për të lejuar kalimin në kufi të të shpallurve në kërkim, në pranga 6 efektivë të Portit të Durrësit! 20 persona në detyrim paraqitje (EMRAT)
Gjashtë inspektorë policie të Pikës Kufitare të Portit të Durrësit janë arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi merrnin 5-100 € për të lejuar kalimin në BE të qytetarëve që u ndalohej hyrja në zonën schengen apo të shpallurve në kërkim.
21 Shkurt 2023, 11:41 -
Risitë e maturës shtetërore, Kushi te ‘Edukimi’: Provimet në sallë të mëdha me kamera! Ata që duan mjekësinë, kanë kriter hyrës në fakultet test të informatizuar
Një ndër temat më të diskutuara të tematikës së arsimit është padyshim matura shtërore. Kështu e nisi diskutimin në Komisionin e Edukimit, ministrja e Arsimit dhe Sporttit, Evis Kushi e cila foli për disa risi për sistemin parauniversitar.
21 Shkurt 2023, 11:40 -
ITALI/ Vrasja e 45-vjeçarit maroken, i riu shqiptar rrëfehet pas 3 muajsh: Kisha frikë se do më vriste të dashurën! Tentoi të më godiste me thikë
Tre muaj pas vrasjes së 45-vjeçarit maroken, i riu shqiptar Alvardo Agaraj, 22 vjeç rrëfeu se kreu krimin pasi ishte i frikësuar se mund t’i mernnin jetën të dashurës së tij. Para hetuesve ka rrëfyer se çfarë ndodhi mesnatën e 23 tetorit të vitit të kaluar jashtë lokalit Agorà në Piazza Libertà në Cornaredo.
21 Shkurt 2023, 11:29 -
-
-