-
Iu sekuestruan 380 mijë euro, mjeku Edvin Prifti në Apel: Më lironi nga burgu! T'i kthehen lekët gruas, janë të ligjshme nga kursime familjare
Zbardhet kërkesa në Gjykatën e Apelit e mjekut të arrestuar Edvin Prifti i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë arrest me burg dhe lehtësimin e saj në detyrim paraqitje. Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se Prifti gjithashtu ka kërkuar që ti kthehen lekët e sekuestruara të cilat kapin vlerën e 380 mijë eurove, pasi sipas mjekut janë kursime familjare
18 Shkurt 2021, 10:38 -
Vaksinohen sot mjekët në Vlorë, vijon në Fier/ Rama: Të dielën fillojmë vaksinimin anti-COVID te personalitetet mbi 80 vjeç
Pas Tiranës e Shkodrës ka nisur sot vaksinimi i mjekëve e infermierëve në qytetin e Vlorës. Kryeministri Edi Rama tha se ditën e diel do të vaksinohen figurat e shquara në moshë të tretë +80 vjeç dhe se brenda marsin mbërrijnë 40 mijë doza të Pfizer.
18 Shkurt 2021, 10:33 -
Mal i Zi konfirmohet varianti anglez i koronavirusit
Pas konfirmimit të rasteve me variantin e ri të Covid-19 në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe Instituti për Shëndetin publik në Mal të Zi mori konfirmimin nga laboratori gjerman i klinikës Charite në Berlin, se në mostrat e dërguara atje ishte identifikuar varianti britanik i Covid – 19.
18 Shkurt 2021, 10:06 -
Sondazhi i tretë i Piepolit në Report Tv! PS fiton bindshëm në Tiranë, përballje e fortë në Durrës! Shkodra s'tradhton PD-në, besnike edhe ndaj Topallit! Hajdari s'merr mandat në Elbasan
Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sollën sondazhin e tretë për zgjedhjet politike të 25 prillit në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga. Sipas sondazhit PS fiton mandatin e 3-të dhe ka fitore të bindshme në Tiranë, ndërsa PD njeh rritje dhe del parti e parë në Shkodër. Edhe Topalli nuk braktiset nga demokratët e Shkodrës, ndërsa Rudina Hajdari humbjet në Elbasan.
18 Shkurt 2021, 09:58 -
Mbyllja për 24 orë nga pala greke, mbi 100 kamionë në Kakavijë presin në radhë për të kaluar drejt Greqisë
Report Tv raporton se pas përfundimit në orën 7 të grevës së punonjësve të doganës greke, është krijuar një radhë prej 2 km e gjatë maunesh të cilat duan të shkojnë drejt Greqisë. Mësohet se mbi 100 kamionë janë në radhë për të kaluar
18 Shkurt 2021, 09:54 -
Ekzekutimi i Armando Beqirit në derë të shtëpisë në Islandë, 7 të arrestuar, mes tyre 'bosi i drogës'
Zbardhen detaje të tjera nga vrasja e 33 vjeçarit shqiptar Armando Beqiri në Reykjavík të Islandës të shtunën në derë të shtëpisë. Lidhur me vrasjen e 33 vjeçarit deri më tani janë arrestuar 7 persona. Mes të arrestuarve, është vetëm një Islandez kurse të tjerët janë shtetas të huaj, shumica jetojnë në këtë vend.
18 Shkurt 2021, 09:37 -
-
Si ra 'Kompleksi Partizani' në duart e Berishës, Rama për investigimin e Report Tv: Drejtësia e re ta zbardhë deri në fund këtë keqbërje të hatashme ndaj shtetit e shoqërisë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për investigimin e Report TV, përmes të cilit kanë dalë në dritë fakte të reja të dosjes se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin "Partizani", duke e kaluar atë në duart e familjes së tij.
18 Shkurt 2021, 08:23 -
“Pasi luftuam 12 orë në mbrojtje të Thesarit, zv.ministri i Rendit na tha…”! Rrëfimi i “shefit të FNSH”, që vuajti 15 vite në burgjet komuniste
Rrëfimi i rrallë nënkolonelit në pension, Shik Stërmasit, ish-i burgosur politik për 15 vite me radhë në regjimin komunist të Enver Hoxhës, i cili në vitin 1997, në detyrën e komandantit të Repartit Special të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, (Reparti 711), së bashku me efektivin dhe dy vartësit e tij, kolonel Skënder Doda dhe major Pëllumb Kovashica, luftoi për 12 orë me radhë kundra grupeve të armatosura që tentuan të futen në tunelet e objektit ku ruheshin rezervat valutore, i njohur ndryshe se Thesari i Shtetit…!
18 Shkurt 2021, 08:11 -
-
Nëna ndërroi jetë pas lindjes, babai e dha për birësim! U rrit nga çifti italian, 30 vite pas vëllai në kërkim të motrës: Mos më lëndo, jam vëllai yt (VIDEO)
Këtë të mërkurë në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report TV, me moderatore Odeta Dume u trajtua historia e 30-vjeçares nga Laknasi i Tiranës. Beneddetta Gabrielle u lind më 5 prill të vitit 1990, nga martesa e dytë e ciftit Metaliu, por fatkeqësisht nëna ndërroi jetë. Pas tronditjes për humbjen e bashkëshortes, babai firmos dhënien për birësim të foshnjes, tek një cift italian.
17 Shkurt 2021, 18:37 -
Testet e shpejta për COVID bëhen dhe në pediatrinë e përgjithshme në QSUT, shefja e pavionit: Bëhet për të evituar përhapjen tek pacientët e shtruar
Testet e shpejta kryhen dhe në pediatrinë e përgjithshme në QSUT, për fëmijët që kanë nevojë për shtrim spitalor. Shefja e këtij pavioni, Numila Kuneshka tregon se ky triazh bëhet për të evituar përhapjen e COVID tek pacientët e shtruar dhe për të mbrojtur personelin mjekësor.
17 Shkurt 2021, 18:26 -
Arratiset në vitet ’90 drejt SHBA-ve, Michael-i shqiptar që mohoi origjinën! Nëna shkon ta takojë pas 21 vitesh, i biri e refuzon (VIDEO)
U arratis 17 vjec nga Shqipëria, Bacan Vulaj përfundoi në Amerikë. Një djalë rebel, kundër sistemit komunist, ai vendos të kalojë kufirin drejt ish-Jugosllavisë më 30 maj 1990, ku fillimisht u vendos në Malin e Zi. Me ndihmën e kushërinjve transferohet në një kamp të Beogradit, për t’i shpëtuar kthimit në atdhe. Fati e deshi, që i riu nga Lezha të jepte një intervistë për median serbe, ku shprehte dëshirën për të qenëi lirë. Intervistë kjo, që do të ndryshonte përgjithmonë fatin e Bacanit. Ai u kontaktua nga një familje amerikane, falë të cilëve i riu lezhjan udhëton drejt Detroidit në SHBA.
17 Shkurt 2021, 17:43 -
Partitë e reja: Kandidatët tanë, pa 'mëkate' të pushtetit! Patozi për Report TV: Fushata në pandemi zbehu patetizmin politik
Partitë e reja besojnë se do të sjellin risi në listat e tyre të kandidatëve. Duke i besuar garën për përfaqësim në parlament figurave të reja, Patozi e Murrizi shprehen të pashqetësuar nga deklaratat e Kim. Për herë të parë ndihen të barabartë në fushatën elektorale me partitë e mëdha
17 Shkurt 2021, 14:58 -
Investigimi II/ Privatizimi i 'Kompleksit Partizani', si Berisha nisi eliminimin e zyrtarëve që nuk firmosën në favor të Jamarbër Malltezit dhe ndëshkimi i gjeneralit të ndershëm që i rezistoi presionit
Report tv transmeton pjesën e dytë të investigimit mbi privatizimin e ish Kompleksit sportiv Partizani, që Sali Berisha në 2009 ia dha dhëndrit të tij Jamarber Malltezi e një grupi ish pronarësh të pretenduar. Në pjesën e dytë të investigimit tregohen gjithë lëvizjet dhe presionin që strukturat e qeverisë Berisha, edhe me firmën e vetë kryeministrit, bënë për ta dorëzuar më në fund atë truall tek Jamaber Malltezi dhe trashgimtarët e tjerë, duke ndëshkuar një gjeneral të Ushtrisë i cili me kurajo guxoi të denoncojë parregullsitë.
17 Shkurt 2021, 12:42 -
-
‘Nuk do e harroj kurrë atë ditë’, Dua Lipa uron pavarësinë e Kosovës: Krenare për ty
17 Shkurt 2021, 11:30 -
Mjeku Celami për Tritan Kalon: Udhëton me autobus, jo me makinë 100 mijë euro, s’ka as vilë e as klinikë private, nuk shitet e blihet si një pjesë e kolegëve
Mjeku Rustem Celami përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar dy fjalë zemre për kolegun e tij Tritan Kalo.
17 Shkurt 2021, 11:11 -
Të paktën 20 të vdekur nga stuhitë e dëborës në SHBA, miliona të tjerë pa energji elektrike
Stuhitë e dëborës i kanë marrë jetën të paktën 20 personave në SHBA dhe miliona të tjerë kanë ngelur pa energji në temperatura të ulëta rekord. Paralajmërimet për temperatura të ulëta dhe erëra të fuqishme u shtrinë nga Kanadaja në Meksikë. Moti i egër ka ndikuar edhe në vonesat për dërgesat dhe shpërndarjet e vaksinave COVID-19.
17 Shkurt 2021, 10:49 -
Rama: Do vaksinojmë personalitete të moshuar, për 1 mijë persona në azile e mbyllim këtë javë! Brenda 14 muajsh përfundojmë procesin (VIDEO)
Pas Shkodrës nis në Tiranë vaksinimi i të moshurave kundër COVID, ndërsa nga stadiumi Air Albania kryeministri Edi Rama tha se do vaksinohen të moshuar që janë personalitete. Për 1 mijë të vaksinuar të moshuar dhe stafe në azile, Rama theksoi se procesi do të mbyllet këtë javë, teksa nesër do të nisë dhe në Vlorë
17 Shkurt 2021, 10:37 -
Ekzekutohet në derë të shtëpisë shqiptari në Islandë, pronar i një kompanie sigurie! Mbi 5 plumba me pistoletë me silenciator pas shpine, në qafë e kokë! 4 të arrestuar (Emri)
33 vjeçari Armando Beqiri nga Tepelena është ekzekutuar me pistoletë silenciator të shtunën në Reykjavík të Islandës pasi mbërriti në shtëpi në mesnatë, rreth orës 23:57
17 Shkurt 2021, 07:57
