-
-
“Basha do na fusë në BE”: A do të kërkojë kreu i PD hapjen e Konferencës ndërqeveritare, nëse humb zgjedhjet?!
Call center-ët e Partisë Demokratike kanë mbi dy javë që marrin privatisht njerëzit nw telefon dhe u lodhin kokën me pyetjet: “A e doni Shqipërinë në BE, çfarë mendimi keni për Europën dhe a doni që Lulzim Basha t’ju fusë në Bashkimin Europian”
13 Prill 2021, 17:48 -
Veliaj në Dajt: PS e vetmja që punon për ndryshimin e vazhdueshëm të Shqipërisë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Qarkun, së bashku me deputetin Xhemal Qefalia është ndalur në takimin elektoral të Njësisë Administrative Dajt. Në fjalën përpara banorëve të kësaj zone, Veliaj tha se Partia Socialiste është e vetmja që po punon për ndryshimin e vazhdueshëm të Shqipërisë.
13 Prill 2021, 17:31 -
-
‘15 muaj në detyrë si 15 vjet’, i lodhur nga situata e pandemisë së COVID-19, ministri austriak i Shëndetësisë jep dorëheqjen
Ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij për shkak se është mbingarkuar dhe lodhur nga situata e pandemisë së COVID-19 në vend.
13 Prill 2021, 14:09 -
Si ia doli Japonia të ulë numrin e njerëzve që pinë cigare brenda 3 viteve? Duke prezantuar alternativat pa djegie
Japonia u kthye në një shtet model për reduktimin e dëmit të duhanit, kur shitjet e cigareve ranë me 1/3-at brenda 3 viteve. Sekreti? Prezantimi në treg i alternativave pa djegie.
13 Prill 2021, 14:09 -
'Rama meritë të veçantë për vaksinat', Rakacolli: Sinovac 100% e sigurt, e morëm më lirë nga Turqia!
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në komisionin e Ekonomisë së kryeministri Edi Rama ka meritë të veçantë për sigurimin e vaksinave teksa theksoi se lufta më e madhe e shteteve është pikërisht arritja e marrëveshjeve.
13 Prill 2021, 12:30 -
-
-
Ervin Salianji me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë në Korçë: PD do përmbyllë çdo detyrim financiar
Kandidati për deputet i PD-së në Korçë, Ervin Salianji, ka zhvilluar sot një takim me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë, të cilëve iu zotua se Partia Demokratike do t'i përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj tyre.
13 Prill 2021, 10:46 -
Basha me të rinjtë në Farkë: Anulimi i ligjit për arsimin e lartë, 100% financim të tarifave bachelor dhe master për studentë nga familjet e varfra, stazhe të paguara
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka biseduar me të rinj në zonën e Farkës në Tiranë ku u shpjegoi programin e qeverisë së tij të ardhshme, ku tha se si përgjegjësi kryesore ka ndalimin e emigrimit të të rinjve, anulimin e ligjit për arsimin e lartë dhe krijimin e mundësive që asnjë i ri shqiptar të mos mbetet i pashkolluar.
13 Prill 2021, 10:46 -
Kontenieri në pronësi të tyre u kap me 143 kg kokainë në Portin e Durrësit, gjykata lë në burg dy ortakët, mohojnë përfshirjen: S’kemi lidhje me drogën, porositëm banane
Gjykata e Durrësit dha masën "arrest me burg" për Klajdi Xibrakun e Erion Petin dy ortakët e kompanisë 'Masabi Fruits', në kontenierin e të cilës u kapën 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako.
13 Prill 2021, 10:07 -
Intervista e plotë/ Fushata elektorale, programi i PD, përplasjet me Ramën dhe ç'ndodh më 25 prill... Lulzim Basha përgjigjet në '5 pyetjet'
Për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, vendi ka nevojë për ndryshim pas 8 viteve keqqeverisje sipas tij dhe ndryshimi vjen vetëm duke votuar Partinë Demokratike. Në intervistën e dhënë për emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Basha ka folur për ecurinë e fushatës, përplasjet politike, objektivat për 25 prillin dhe programin e PD-së nëse vjen në qeverisje.
13 Prill 2021, 10:06 -
Studimi: Varianti britanik përhapet me shpejtësi më të madhe por jo më i rrezikshëm
Varianti britanik i identifikuar për herë të parë në Angli është më infektues, por jo më i rrezikshëm sesa varianti fillestar i COVID-19, kanë theksuar dy studime të reja me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
13 Prill 2021, 10:03 -
-
Të shtrirë në tokë, momentet e arrestimit të hajdutëve të vilave në Sauk! Sekuestrohen rreth 18 mijë euro, bizhuteri e armë! Grupi vepronte edhe në vendet e BE
Dorjan Lamani (Hektor Qirjazi), Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj dhe Dajvid Dosti janë 5 personat e arrestuar ditën e djeshme pasi ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Tiranës për vjedhjet e shumta që kryenin. 5 të arrestuarit kanë qenë të dënuar më parë dhe autorë të disa vjedhjeve të banesave dhe vilave në Tiranë, kryesisht në zonë e Saukut dhe Liqenit të Thatë. Ata fillimisht piketonin banesa ku kishte shuma parash dhe bizhuteri dhe më pas organizonin vjedhjen e tyre.
13 Prill 2021, 09:29 -
Kurbin, kthyen fermën e bagëtive në laborator kanabisi, burg për Vranicki Hiskun! Vijon në kërkim drejtori i Kadastrës, Edmond Stojani
Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Vranicki Hiskun, i cili u arrestua tre ditë më parë nga policia, pas zbulimit të një laboratorit të kultivimit të bimëve narkotike brenda një magazine në Gjorm të Kurbinit. Referuar provave të paraqitura nga prokuroria, gjyqtari Olti Skrame e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 24-vjeçarit, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg" me afat 45 ditë.
13 Prill 2021, 08:53 -
-
Nis muaji i Ramazanit, i dyti vit në pandemi, uron politika! Rama nga Xhamia e Et'hem Beut: Muaji i afrimit me dritën në fundin e tunelit rraskapitës të pandemisë
Besimtarët myslimanë kanë nisur sot agjërimin në Muajin e Ramazanit, për të dytin vit radhazi nën izolim dhe masa të tjera kufizuese që janë vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
13 Prill 2021, 07:23 -
-
VIDEO/ Brenda spitalit Rajonal të Fierit në ditën 89 të punimeve
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i afatit të punimeve, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video se si duket spitali rajonal i Fierit. Sot mbushen 89 ditë nga nisja e punimeve, dhe siç shihet në pamjet ai gati që brenda pak ditësh të nisë nga puna.
12 Prill 2021, 18:58