-
Baza e armatimeve të sekuestruara në Tiranë, Report Tv sjell pamjet e 'magazinës' ku u gjetën armët! Del foto e pronarit të depos, Sokol Xhura në kërkim nga SHBA
Vetëm 3.3 kilometër larg qendrës së kryeqytetit, SPAK dhe Policia e Shtetit sekuestruan një arsenal të tërë armësh. Report TV sjell pamjet e magazinave në dukje të braktisura, të cilat janë përdorur për të fshehur armët. Në kërkim është pronari i këtyre ambjenteve, Sokol Xhura.
12 Prill 2021, 17:07 -
-
-
-
Moratoriumi i gjuetisë, Marikaj në Report Tv: Ministria e Mjedisit është në diskutime për shtyrjen ose jo! Nuk mbyllet pa një ligj të detajuar për gjuetinë
Për Klodiana Marikajn, specialiste në Ministrinë e Mjedisit, moratoriumi i deritanishëm përveçse rritur ndjeshëm ndërgjegjësimin e njerëzve ka bërë të mundur shtimin e popullatës së faunës në vend, sidomos shpendëve të rrezikuar.
12 Prill 2021, 14:59 -
-
‘Luli fsheh të shkuarën’, Veliaj nga Vora: Nuk del më me Saliun që njerëzit të harrojnë që është kukulla e tij, s’na duhet kjo çetë
Nga Vora, kryetari i Bashkisë së Tiranës, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste, Erion Veliaj nënvizoi se Shqipërisë i duhen njerëz që kontribuojnë për ta dhe jo njerëz që i fshihen të shkuarës, që e dëmtojnë vendin në çdo hap që hedhin.
12 Prill 2021, 12:51 -
-
SPAK, 72 kërkesa në mars për përgjime, miratohen nga GJKKO! Disa edhe për politikanë! Prej javësh përdoret pajisja që përgjon rrjetet sociale e platformat e komunikimit
ReportTv mëson se janë një sërë procedimesh penale për korrupsion dhe krime të rënda e trafiqe. Mes personave në përgjim grupe kriminale, politikanë dhe biznesmenë.
12 Prill 2021, 10:25 -
-
Eksperti i Shëndetësisë, Fauci: SHBA pasi të përfundojë vaksinimin e popullsisë kundër COVID-19, do të dhurojë vaksinat e tepërta për vendet në nevojë
Eksperti i Shëndetësisë, Anthony Fauci deklaroi se SHBA pasi të vaksinojë të gjithë qytetarët e saj, do të dhurojë vaksinat që do të teprojnë për vendet që i kanë nevojë.
12 Prill 2021, 09:30 -
-
Zjarri në garazhin e pallatit në Tiranë, momenti kur zjarrfikësi shpëton foshnjën 3-muajshe
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë, ku shtëllungat e tymit nga garazhi kanë mbushur hapësirën e shkallëve mes kateve duket e bërë thuajse të pamundur largimin e banorëve për shkak të asfiksisë që krijonte tymi. Kjo ka bërë që forcat zjarrfikëse të ndërhynin menjëherë dhe të bënin evakuimin e tyre, ku pjesë e të shpëtuarve ishte edhe një foshnje 3-muajshe.
12 Prill 2021, 08:10 -
Nis sot vaksinimi mbi 60 vjeç me sëmundje kronike në Tiranë e Kukës, në disa rrethe fillon nesër! Pritet të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer
Ndërsa vaksinimi masiv vijon me ritëm mjaft të shpejtë, ditën e sotme nis edhe vaksinimi i personave 60-vjeç me sëmundje kronike, që vijon paralelisht edhe me vaksinimin e mbi 65-vjeçarëve.
12 Prill 2021, 07:50 -
Ndërtimi i rrugës së Lumit të Vlorës, Rama publikon letrën drejtuar Zogut: Banorët ua kërkuan të gjithëve, vetëm ne e mbajtëm premtimin
Rruga e Lumit të Vlorës, e cila është premtuar prej 100 vitesh, po bëhet realitet. Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar një letër kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut që të ndërtohej rruga e Lumit të Vlorës
11 Prill 2021, 20:23 -
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut: Drejtuesi i Manastirit të Deçanit të hetohet për krime lufte në Kosovë
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka kërkuar hetime për igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, nën dyshimin se ka kryer krime lufte, gjatë luftës në Kosovë.
11 Prill 2021, 19:37 -
Reperi Noizy përkrah publikisht fushatën e PS në Tiranë: Ato që keni bërë për Shqipërinë këto 8 vjet për t’u admiruar, duhet të ecim përpara
Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij të artit edhe si Noizy, i është bashkuar fushatës së Partisë Socialiste. Këngëtari i mirënjohur dhe mjaft i dashur për pubikun është shfaqur përkrah kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili drejton të gjithë fushatën e PS së qarkut të Tiranës në një prej takimeve elektorale të zhvilluara në Kavajë.
11 Prill 2021, 16:31 -
-
'S'e mora kot të majtën të bardhë e të djathtën të zezë', Rama mesazh me atletet: Sfida ime të bashkojmë forcat kundër atyre që duan të na përçajnë
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një takim me të rinj në Laprakë, Tiranë, tha se sfida e tij më e madhe është "bashkimi i forcave të jashtëzakonshme kundër atyre që janë bashkë për të na mbajtur të përçarë".
11 Prill 2021, 12:59 -
Ekskluzive/ 143 kile kokainë në Durrës, një nga importuesit i arrestuar më parë në Itali për trafik heroine e kokaine. Ja pamjet e skanerit që zbuloi drogën
Sipas informacioneve të marra nga Report TV një nga pronarët e shoqërisë “Masabi Fruits” që importoi ngarkesën e bananeve brenda të cilave u zbulua droga, në ta kaluarën është arrestuar në Itali pikërisht për trafik kokaine. Shoqëria “Masabi Fruits” është themeluar vetëm 3 javë pas sekuestrimit të 613 kileve të kokainës të Arbër Çekajt.
11 Prill 2021, 12:29 -
Ora policore shtyhet deri në 22:00 nga dita e nesërme! Shtyrja me dy orë e qarkullimit në fuqi edhe për ditën e zgjedhjeve! Hapen fluturimet me Britaninë e Madhe
Duke filluar nga dita e nesërme më 12 prill ora policore do të shtyhet me 2 orë pra deri në 22:00-6:00, nga ora 20:00 që ishte vendosur që prej muajit nëntor. Gjithashtu një tjetër masë është edhe hapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe. Të gjitha këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e hënë më 12 prill dhe do të jenë për një periudhë kohore 2 javore, që do të jetë në fuqi edhe ditën e zgjedhjeve të 25 prillit.
11 Prill 2021, 12:05