-
-
Zbardhen 3 ngjarje kriminale, mes tyre dhe eksplozivi i vënë kunatit të Domart Konjarit dhe sulmi ndaj një avokati! 6 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohet armatim i rëndë
Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK shkatërruan 18 baza të modifikimit e shitjes së armëve. Në pranga ranë 6 persona tre prej tyre akuzohen se kanë tentuar të vrasin me eksploziv Artan Bylykun kunatin e Domart Konjarit. Dy persona janë shpallur në kërkim ndërsa janë sekuestruar armatim i rëndë.
1 Prill 2021, 12:42 -
-
Kandidatët e PD në Tiranë vijojnë fushatën, Vokshi në Laprakë: Mos i votoni këta që ju vjedhin! Këlliçi: 1-prilli festë për Ramën
Kandidatët e Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë vijojnë fushatën. PD ka njoftuar se kandidatja Albana Vokshi ishte me banorët në zonën e Laprakës të cilët sipas saj denoncojnë vjedhjen e fondeve nga bashkia për ndërtimin e infrastrukturës së tyre.
1 Prill 2021, 11:14 -
Përsëritet historia, drogë në bananet e babait të Arbër Çekajt! Kapen 49 kg kokainë nga Ekuadori në konteinerin në Portin e Durrësit, e ndarë në 31 pako! Arrestohet Selim Çekaj
Përsëritet historia e trafikimit të kokainës në banane nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Policia ka sekuestruar në Portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një konteiner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë po përmes bananeve nga Ekuadori duke ndjekur të njëjtën skemë. Konteineri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij.
1 Prill 2021, 08:50 -
-
-
Bilanci i ditës së 4 të vaksinimit masiv, Manastirliu: Në një ditë 19.525 jetë më të mbrojtura!
Në përfundim të ditës së katërt të vaksinimit masiv në të gjithë vendin, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë bilancin. Në një postim në Facebook Manastirliu ka shkruar se sot janë 19.525 jetë më të mbrojtura, duke nënkuptuar vaksinimet e bërë sot.
31 Mars 2021, 20:06 -
-
Rama jep lajmin: Siguruam 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se janë siguruar 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca, jashtë marrëveshjeve të deritanishme. Rama e bën të ditur lajmin nëpërmjet një postimi më Facebook, ku shkruan se kjo sasi dozash është një marrëveshje e re, jashtë marrëveshjeve të derimëtanishme që janë lidhur me këtë kompani.
31 Mars 2021, 17:09 -
-
-
-
Zhupa me fermerët ne Sarandë: Rama iu la pa subvencione për 8 vite, me Bashën s'do ju ngelet asnjë kg agrume pa shitur
Kandidatja për deputete e qarkut të Vlorës, Ina Zhupa zhvilloi ditën e sotme takime me fermerët që prodhojnë agrume në zonën e Mursise dhe Xares. Zhupa i njohu me planet e PD-së për ndihmën e fermerit duke thënë se do të kenë grante dhe kredi të buta për fermerët ndërsa nuk do u ngelet asnjë kilogram prodhim pa ju shitur.
31 Mars 2021, 14:17 -
-
Investimet në ujësjellësin dhe rrjetin energjetik, Rama nga Shkodra: Hera e fundit që furnizimi me ujë është temë elektorale! 70 mijë banorët e Berdicës kanë energji pa ndërprerje
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në inspektimin e ujësjellësit të ri në Vaun e Dejës, ku është investuar linja e re me 22.6 km rrjet shpërndarës që do të garantojë ujë 24 orë në ditë. Kryeministri inspektoi edhe investimet e OSHEE në Bërdicë të Shkodrës, ku përmirësimi i rrjetit dhe shërbimit me energji elektrike prekin 70 mijë banorë të zonës.
31 Mars 2021, 12:20 -
I njëjti skenar mitingjesh, Basha nga Korça: Rama ju përdor si resort për fundjavën e fajëson PD për dështimin! Në BE ju çoj unë që iu hoqa vizat
Si çdo qytet tjetër ku ka shkelur këmba e tij për fushatë elektorale edhe në Korçë kreu i PD-së Lulzim Basha ka grumbulluar militantët e tij kundër të gjitha rregullave të pandemisë, duke përsëritur të njëjtin skenar.
31 Mars 2021, 11:42 -
5 aksidente me 4 viktima e 6 të plagosur në janar-shkurt, aksi Kavajë–Rrogozhinë kërcënim për shoferët! Pas apelit të Report Tv, ARRSH: Nesër nis asfaltimi
5 aksidente me 4 viktima dhe 6 të plagosur janë shënuar për periudhën janar-shkurt 2021 në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të Gosës. Qytetarët kanë denoncuar gjendjen e rrugës dhe Report TV konstatoi se për shkak gropave ky aks është kthyer në kërcënim për jetën e shoferëve. Pas apelit të Report tV, në reagimin e saj ARRSH njoftoi se brenda 2 javëve do nderhyhet në rrugë për ta kthyer atë me standarte
31 Mars 2021, 11:36 -
Rënia më e ulët se çdo parashikim i bërë gjatë pandemisë! INSTAT: Në 2020 ekonomia u tkurr me 3.3%! Denaj: Më i kontrolluar se rajoni që shkoi në 5.14 %
Sipas INSTAT ekonomia e Shqipërisë gjatë vitit 2020 u tkurr me 3.3%. Sipas ministres së Ekonomisë Anila Denaj ky është parashikimi më i ulët i bërë si nga Shqipëria ashtu dhe nga institucionet botërore dhe më e ultë në Rajon që shkoi në 5.14%.
31 Mars 2021, 11:34 -
'Ai që s'voton për ty mos i bëftë hajër vaksina', Rama nga Shkodra: Vota s'ka lidhje! Objektivi për të vaksinuar gjysmë milion qytetarë brenda majit mund të tejkalohet (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar vijimin e procesit të vaksinimit në qendrat shëndetësore në Shkodër, ku u shpreh i bindur se duke u bazuar në ecurinë e procesit, objektivi për të vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë brenda majit, mund të tejkalohet.
31 Mars 2021, 10:53 -
Vaksinimi masiv, Ogerta Manastirliu: Këtë javë vijnë 7.000 doza Pfizer, 20 mijë gjithsej deri më 19 prill (VIDEO)
Sot në ditën e katërt të vaksinimit masiv në të gjithë vendin, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka dhënë të tjera detaje mbi ecurinë e procesit. Ajo tha se vendi është i përgatitur për të rritur numrin e vaksinimeve.
31 Mars 2021, 09:49