-
Spitali i Fierit nga Turqi/ Pronarët: S’japim tokën e kemi burim jetese! Rama: S’diskutohet! Shpronësim sipas ligjit, me familjet marrëveshje (VIDEO)
Pas kundërshtimit të disa prej pronarëve për të dhënë tokën e tyre për ndërtimin e Spitalit të Fierit nga qeveria Turke, ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili thotë se prona do të merret dhe pronarët do të shpronësohen sipas ligjit në fuqi. Sipas kryeministrit ky është një investim publik dhe me pronarët do të bëhet një marrëveshje për dhënien e parave.
11 Janar 2021, 11:39 -
Ekskluzive/ Arratiset Moisi Habilaj, shpallet në kërkim nga autoritetet italiane
Moisi Habilaj shpallet në kërkim pasi është arratisur. Ai nuk është gjetur në banesën e tij në adresën që kishte dhënë në Raguza të Italisë. Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn.
11 Janar 2021, 11:14 -
-
Nis faza e dytë e 'Deputeti që duam’, Rama: Vetëm përmes politikës i ndryshojmë gjërat! Balla: Akademi e mirëfilltë politike
Në Partinë Socialiste ka nisur sot faza e dytë e procesit ‘’Deputeti që duam’’, proces nga i cili sipas socialistëve do të dalin një pjesë e rëndësishme e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
11 Janar 2021, 10:07 -
-
Rindërtimi/ Kryemadhi në Kombinat: Rama e Veliaj po grabitin pronën private! Spitali në Fier për 3 muaj? Premtim elektoral se ky s’e bëri për 8 vjet
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është zhvendosur në Kombinat në takim me disa banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryemadhi hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj se po grabit provën private. Ajo është ndalur te premtimi i Ramës se së bashku me ndihmën e Turqisë do të ndërtojnë spitalin e Fierit për 3 muaj. Një gjë e tillë për Kryemadhin është vetëm një premtim elektoral.
11 Janar 2021, 09:46 -
20 pacientë në spitalin e Shupenzës/ Drejtoresha: Raste sporadike, jo helmim masiv! 3 rezultuan me COVID nga testet e shpejta
Qendra shëndetësore e Shupenzës ka bërë me dije se personat e mbërritur për të marrë ndihmë mjekësore 2 ditët e fundit kanë paraqitur simptoma të virusit të stinës.
11 Janar 2021, 09:15 -
Përmbytjet/ 1823 hektarë nën ujë në Shkodër! Në Elbasan pezullohet mësimi në 2 shkolla! Në Lezhë të bllokuara rreth 50 familje!
Shirat me intensitet të lartë kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes duke bërë që situata e përmbytjeve të vijojë të jetë shqetësuese. Lumi Shkumbin po kthehet në shtrat, por rreziku s’ka kaluar, për këtë arsye, zv. Kryeministri Erion Braçe u bën apel qytetarëve që të mos afrohen për asnjë qëllim aty pranë
11 Janar 2021, 08:41 -
Rama: 975 doza Pfizer na u dhanë nga një vend mik i BE! Nuk do ketë pasoja administrative për atë që nuk bën vaksinën
11 janari i 2021 është ditë shumë e rëndësishme për vendin në rrugën për t'i dhënë fund betejës disa mujore me COVID-19. Procesi do të nis pasditen e kësaj të hëne, teksa është parashikuar edhe një konferencë nga Ministria e Shëndetësisë ku do të japë më shumë detaje. Theksojmë se vaksinimi është falas dhe jo me detyrim. Rama: Javën e tretë të janarit vijnë 10750 doza nga Pfizer, direkt nga kompania. Presim dhe 2 mijë të tjera nga i njëjti vend mik.
11 Janar 2021, 07:30 -
Grabitet kambisti në Korçë! 2 nga autorët marrin 10 mln lekë dhe ikin, i treti kapet nga pronari! Fqinjët: U zgjuam nga ulërimat! Po përlesheshin me njëri-tjetrin (VIDEO)
Një banesë ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e "Bilbilave", ku tre persona të maskuar kanë grabitur banesën e kambistit të identifikuar si Shefqet Muço.
11 Janar 2021, 07:26 -
-
Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat për përmbytjet: Evakuohen 36 familje në Lezhë dhe Durrës, 31 banesa nën ujë në 4 qytete! Ja akset e bllokuara
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës së përmbytjeve dhe bllokimit të akseve rrugore në të gjithë vendin të shkaktuar nga shirat e dendur dhe rrëshqitja e dherave. Ministri Niko Pelishi shprehet se ushtria është në gatishmëri dhe se po ndihmohen familjet në nevojë dhe po punohet për zhbllokimin e rrugëve.
10 Janar 2021, 15:08 -
-
Kryemadhi në Sauk: Mijëra shtëpi të përmbytura! Qeveria e poshtër, i mungon dashuria për të ndihmuar njerëzit (VIDEO)
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nisi ditën me banorët e Sakut me të cilët foli për një sërë problematikash që sipas kryetares së LSI shteti nuk po u jep zgjidhje. Kryemadhi akuzoi qeverinë se po lë pa përkrahje mijëra familje të përmbytura.
10 Janar 2021, 10:51 -
-
-
-
-
Raporti sekret i Sigurimit për Hysni Kapon: Studentët tanë në Francë shoqërohen me femra të huaja, mbajnë materiale dekadente! Ja ‘bëmat’ e tyre
Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1973, ku zv/ Ministrit të Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht, Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçorr Shehu, me anë të një raport-informacioni dërguar sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapos, i cili mbulonte organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’, i bën me dije lidhur me jetesën e sjelljet e studentëve shqiptarë që asokohe ishin me studime në Francë.
10 Janar 2021, 08:06 -
COVID-19/ 100 fëmijë të infektuar gjatë pandemisë, Gjeorgjina Kuli për Report Tv: 4 prej tyre u intubuan
Rreth 100 fëmijë janë shtruar në total në repartin COVID të pediatrisë në QSUT që nga nisja e pandemisë në vendin tonë. Profesoreshë Gjeorgjina Kuli thotë për Report Tv se 4 fëmijë janë intubuar, 3 prej të cilëve kanë arritur të shërohen. Aktualisht 10 fëmijë të infektuar ndodhen të shtruar në spital.
9 Janar 2021, 17:13 -
Përmbytjet në qarkun e Lezhës, 2800 ha tokë nën ujë, evakuohen 27 familje! Disa akse të pakalueshme, ka rrëshqitje dherash! Shembet ura në fshatin Kalivaç
Situata në qarkun e Lezhës ka një përmirësim krahasuar me një ditë më parë, pasi sasia e reshjeve ka qenë më e ujët, por që ka prezencë të sipërfaqeve të përmbytura dhe probleme në disa akse rrugore ku ka pasur rrëshqitje dherash. Gjithashtu në disa zona janë evakuuar edhe banorë nga banesat e tyre dhe janë strehuar në një vend të siguritë, pasi rrezikonin nga përmbytjet.
9 Janar 2021, 16:03