-
-
Ndalohet dhënia e PPP-ve para zgjedhjeve/Çaka në Report Tv: Koncesionet që kanë nisur nuk ndërpriten, ja kur mund të marrë pjesë administrata në fushatë
Duke filluar nga kjo e premte, qeveria e ka të ndaluar të japë kontrata koncesionare dhe PPP, vendim i marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për 4 muajt e ardhshme deri në datën e zgjedhjeve. Anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Çaka shpjegoi në Report Tv se kontratat që janë nënshkruar më përpara nuk do të preken.
25 Dhjetor 2020, 13:49 -
Qendrat sociale të Tiranës, drekë festive për Krishtlindje për njerëzit në nevojë, Veliaj: Vitin tjetër do të ringrihemi më të fortë
Dreka e Krishtlindjes u festua sot në të gjitha qendrat sociale të Tiranës, në të cilat u shërbye për grupe të vogla nga 10 persona. Kryebashkiaku Erion Veliaj shërbeu një vakt për të moshuarit e Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, ku u shpreh se në këto ditë festash askush nuk duhet të ndihet i vetëm.
25 Dhjetor 2020, 13:31 -
Festa e Krishtlindjes/ Rama dhe Manastirliu, lule dhe dhuratë simbolike të gjithë atyre që janë në krye të detyrës në luftë me COVID: Ndërtojmë nga fillimi 'Infektivin'! Vaksina për ju vjen në janar
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur që në këtë ditë festë të zhvillojë një takim me mjekët dhe infermierët në Spitalin Infektiv në Tiranë.
25 Dhjetor 2020, 12:44 -
Historia e Arjas 3-vjeçare e cila kishte probleme me dëgjimin, Rama: Ndërhyrja kirurgjikale doli me sukses! U financua 100% nga shteti (VIDEO)
Përmes një video të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka publikuar historinë e vogëlushes Arja Mehmeti e cila i është nënshtruar një operacioni koklear pasi që në lindje ajo nuk mund të dëgjonte.
25 Dhjetor 2020, 12:42 -
-
-
-
Erion Veliaj në Report Tv: Edhe 150 shtëpi përfundojnë brenda 31 dhjetorit! COVID vonoi punën për kreditë e buta, 50% e stafit e kaloi! Zgjedhjet 2021? Fitojmë 5-0 në Qark
Në këtë fundvit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për Report Tv bërë një analizë të punës së deritanishme dhe objektivat për vitin që vjen. Ai foli edhe si drejtues i PS-së së Qarkut Tiranë dhe u shpreh se objektivi në zgjedhjet e ardshme është fitorja 5-0 në të gjitha bashkitë.
25 Dhjetor 2020, 11:08 -
Zyrtarizohet kalimi i Aeroportit të Rinasit te “Kastrati group”, për 71 milionë euro
Është zyrtarizuar kalimi i koncesionit të aeroportit të vetëm në vend, atij të Rinasit te grupi më i madh në vend “Kastrati Group”. Transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe “Kastrati group” është aksioneri 100% i “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
25 Dhjetor 2020, 10:34 -
Sot Krishtlindje, mbahet mesha e besimtarëve ortodoksë dhe katolikë në disa qytete! Më pak qytetarë se vitet e tjera, respektojnë masat anti-COVID
Sot besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjet, por ky vit ka ardhur ndryshe. Kjo për shkak të situatës dhe kufizimeve të krijuara si pasojë e koronavirusit. Këtë mëngjes po mbahet mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen "Ngjallja e Krishtit" me rastin e festës së Krishtlindjeve.
25 Dhjetor 2020, 08:32 -
Terrorizoi banorët dhe qëlloi 12 herë drejt policisë, arrestohet 45-vjeçari në Elbasan! RENEA plagosi Josif Kavajën! Në banesë iu gjetën 30 granata, 13500 fishekë dhe kanabis
Pas më shumë se 16 orësh në arrati, policia ka arritur të arrestojë 45-vjeçarin Josif Kavajën në Zavalinë mëngjesin e sotëm (25 dhjetor). Ai është kapur i gjallë ndërsa mësohet se gjatë orëve të natës Kavaja ka qëlluar me armë drejt efektivëve të RENEA-s dhe drejt fshatit.
25 Dhjetor 2020, 07:48 -
Krishtlindja nën spiralen e pandemisë
Amerikanët e pritën Krishtlindjen me një bilanc të zymtë, kur infeksionet me koronavirus janë përhapur në të gjithë vendin. Më shumë se një milion njerëz kanë marrë dozat e para të dy vaksinave që nga 14 dhjetori, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Por vaksinimet deri tani kanë pasur pak efekt në frenimin e sëmundjes.
25 Dhjetor 2020, 07:36 -
Shkëlqim Hajdari: Adriatik Llalla kanceri i Prokurorisë! 'Kushtetuesja' në janar me 7 anëtarë! SPAK do japë rezultate në 6 mujorin e dytë për 'peshqit e mëdhenj'
Ish- prokurori Shkëlqim Hajdari tha se Vettingu ka dhënë rezultatet e tij, duke nxjerrë nga sistemi i drejtësisë prokurorë si "lloji i Adriatik Llallës", më këtë të fundit që e quajti "kancer të drejtësisë".
24 Dhjetor 2020, 22:38 -
Pas 15 vitesh jashtë nga shtëpia, familja Çoku prej 10 anëtarësh në gjendje të rënduar: Lekët për bukë me shitjen e qirinjve në kishë
10 anëtarë të familjes Çoku në Sanxhak të Kurbinit, 8 prej tyre fëmijë të mitur, jetojnë në kushte mjaft të vështira ekonomike. Si të mos mjaftonte kjo, për vit të ri kur të gjithë i gëzohen festave, për shkak të pa mundësisë për të paguar qiranë ata duhet të lirojnë godinën ku jetojnë prej 15 vitesh. Ndjekim historinë që ka sjellë gazetari i Report Tv, Elvis Hila.
24 Dhjetor 2020, 22:12 -
LAJM I MIRË/ Qeveria merr vendim, shpërblen bluzat e bardha dhe efektivët e policisë për festat e fundvitit
Qeveria shqiptare përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka miratuar shpërblim për festat e fundvitit edhe për mjekët dhe efektivët e policisë. Në VKM i bëhet një ndryshim vendimit të mëparshëm të Qeverisë që përjashtonte të gjithë punonjësit shtetëror nga organizimi i festës së fundvitit dhe shpërblimit për punën njëvjeçare.
24 Dhjetor 2020, 19:05 -
KQZ 'kufizon' Qeverinë, pranon kërkesën e opozitës dhe ndalon dhënien e PPP-ve para zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon propozimin e opozitës jashtëparlamentare për të ndaluar qeverinë të japë kontrata koncesionare dhe PPP 4 muaj para zgjedhjeve. Propozimi u dha fillimisht në KQZ nga anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Cakaj, përfaqësues i LSI. Kjo kërkesë e tij mori dhe dakordësinë e nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji.
24 Dhjetor 2020, 18:49 -
-
Gurakuqi në Report Tv: Nishani nga pompist u bë president! Ka abuzuar me pushtetin! S'meriton të jetë as anëtar i thjeshtë i PD! S'më ndal asgjë përveç se falja publike
Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka deklaruar se në betejën e tij ligjore me ish- presidentin Bujar Nishani, vetëm falja publike. I ftuar në hapësirën live të pasdites në Report Tv, Gurakuqi thotë se Nishani, si anëtarë i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për Deputet, ka shkelur rregullat kryesore, e për këtë duhet të ndëshkohet.
24 Dhjetor 2020, 17:55 -
-
'Viti i Ri në shtëpinë e re', Rama batuta në Zall-Herr: Firma është e jotja Hyshmet, pasaporta e gruas! Bëni edhe një fëmijë… vjen me bonus
Kryeministri Edi Rama ka vizituar shtëpitë e rindërtuara në Zall-Herr, dhe gjatë dorëzimit të çelësave të shtëpive ka bërë batuta me pronarët e tyre.
24 Dhjetor 2020, 16:52