-
-
-
-
PS s'humbet kohë, depoziton në Kuvend draftin për listat e hapura! Konferenca e Kryetarëve e çon për diskutim te 'Ligjet', më 1 Tetor shkon në parlament
Mazhoranca nuk humbet kohë duke depozituar në Kuvend draftin për lista e hapura që do të reflektojë ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që draftet për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore të shqyrtohen nga Komisioni i ligjeve dhe në seancën e datës 1 tetor në parlament të futen në rend dite dhe të diskutohet në parlament.
23 Shtator 2020, 10:27 -
Breshëri rrëzon përtokë mandarinat, prishen të mbjellat e fermerëve në Konispol (FOTO-VIDEO)
23 Shtator 2020, 10:07 -
-
Shirat e parë të vjeshtës sjellin probleme në qarkullim/ Breshëri i madh dëmton pemët frutore në Konispol, përmbyten rrugët në Durrës, Lushnje dhe Lezhë (VIDEO)
Shirat e parë për sezonin e vjeshtës kanë sjellë përmbytje të rrugëve në disa qytete të Shqipërisë. Një breshër i madh sa një top ping-pongu ka rënë në Konispol, duke dëmtuar pemët frutore.
23 Shtator 2020, 07:59 -
Bushka: Pragu 3% garanton përfaqësi të mirë! Patozi: Basha hesht prej ditësh, mund të ketë një marrëveshje të fshehtë PD-PS
Një nga pikat e nxehta të propozuara në draftin e Partisë Socialiste për ndryshime në Kodin Zgjedhor, është pragu kombëtar 3 për qind. Pikërisht kjo ishte dhe tema e diskutimit në pjesën e dytë të emisionit "Repolitix" ku ka pasur dhe përplasje mes të ftuarve.
22 Shtator 2020, 23:15 -
Shkëlqim Hajdari: Partitë të heqin dorë nga politika e ping-pongut! Sot përfaqësues të OSBE po bëjnë takime, do ketë zhvillime këto kohë
Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha se klasa politike në Shqipëri duhet të heq dorë njëherë e mirë nga politika e ping-pongut pasi vendi po humbet shumë. Ai tha se pritet që mbrëmja e sotme të sjellë zhvillime të reja në politike, pasi sipas tij përfaqësues të OSBE po zhvillojnë takime.
22 Shtator 2020, 23:09 -
Bushka: Drafti i PS për hapjen e listave, praktikë ndërkombëtare! Patozi: Ai propozim është një poshtërsi politike dhe juridike
Drafti i PS i hap apo i mbyll listat ishte diskutimi në të cilën u fokusua mbrëmjen e sotme emisioni "Repolitix", ku përplasjet dhe argumentet ishin të forta mes të ftuarve. Deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila është pjesë e grupit të punës për ndryshimet në kodin zgjedhor, sqaroi pse drafti i propozuar nga mazhoranca i hap listat. Ndërsa për Astrit Patozin e Bindjes Demokratike, drafti i PS është një poshtërsi juridike dhe politike.
22 Shtator 2020, 22:40 -
Vrau 33-vjeçarin me thikë për zënien e rrugës, Arbër Kotaj nuk pranohet në burgun e Durrësit
Arbër Kotaj, 26-vjeçari i cili vrau me thikë në zemër Idajet Dullën në Durrës nuk është pranuar në paraburgimin në Durrës. Kjo pasi ai është djali i i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj, ky i fundit i arrestuar në vitin 2016 me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
22 Shtator 2020, 21:38 -
Shembuj opozitarësh etikë që PD nuk i sheh, por që kanë sukses online
Ka vajza dhe djem që shkruajnë e flasin ndryshe; ndryshe nga armata e analistëve, gazetarëve, politikanëve pro ish-qeveritarë, që s’ditën më shumë se të prodhonin “Babalen”, apo të sulmonin egër dhe me insistim Carlo Bolinon, apo Ben Blushin, Mero Bazen duke treguar se më shumë se çdo gjë tjetër ia kanë frikë logjikën dhe seriozitetin e argumentit.
22 Shtator 2020, 21:14 -
Maliqi 'tregon muskujt' paralajmëron Ramën: Kërko azil në Turqi, s’ka Perëndi që të mbron! Opozita e bashkuar merr 100 mandate
Deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka paralajmëruar kryeministrin Rama se zgjedhjet e 25 prillit do të jetë një ndëshkim për të nga vota popullore dhe se nuk ka perëndi që e mbron. Maliqi shpreh bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate në zgjedhjet e ardhshme.
22 Shtator 2020, 21:13 -
INTERVISTA/Bylykbashi: Nuk dorëzojmë asnjë draft në Këshill, i përmbahemi 5 qershorit! Pragu 3 % 'shfaros' partitë e vogla
Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" tha se Rama heq koalicionet pasi i trembet opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa vendosjen e pragut 3 % e quajti një nisëm 'shfarosëse' për partitë e vogla.
22 Shtator 2020, 19:17 -
-
Plotësohet një nga katër kërkesat e Ligës së Profesionistëve të Futbollit, ulet TVSH për investimet në sport, përfitojnë dhe kompanitë private
Në nga katër kërkesat e Ligës së Profesionistëve të Futbollit është miratuar nga Komisioni i Ekonomisë i cili uli TVSH-së nga 20% në 6% për investime në infrastrukturën sportive. Me miratimin e këtij projektligji do të përfitojnë edhe kompanitë private.
22 Shtator 2020, 18:43 -
'Zero tatim e TVSH për bizneset e vogla deri në 2029'! PD: Rama po riciklon premtimet e vjetra, rrëzoi ekonominë
Teksa Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për fushatën elektorale, ajo ka intensifikuar akuzat në drejtim të qeverisë Rama. Për selinë blu, kryeministri Edi Rama po riciklon figurat dhe premtimet e vjetra për ulje taksash, por në 7 vite sipas PD taksat janë rritur dhe investimet e huaja kanë rënë.
22 Shtator 2020, 18:15 -
Rudina Hajdari për Report Tv: Letra e PD-së për ODIHR-in nuk është prioriteti im, fillimisht të hapim listat 100%! Drafti i PS i shet shqiptarëve 'sapunin për djathë'
Në një intervistë për Report Tv, Rudina Hajdari tha se beteja e saj është e fokusuar vetën në hapjen e listave 100 % dhe respektimin e dëshirës së votuesve shqiptarë që në Kuvend të hyjnë ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota dhe jo ata që janë përcaktuar nga partia. Në lidhje me draftin e PS, Hajdari tha se ai propozim është si t'i shesësh shqiptarëve sapunin për djathë.
22 Shtator 2020, 17:42 -
Reagon për ‘Pa Gjurmë’ i moshuari që u dashurua dhe rrëmbeu 15-vjecaren: Vajza është me mua dhe më lini të qetë
Pa kaluar 24 orë nga historia tronditëse, që Violeta Dobruna, rrëfeu në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’, në Report TV se ish-bashkëjetuesi i saj 60-vjecar u dashurua me të bijën, e më pas u zhdukën të dy, reagon Istref Avdiu, personi i akuzuar.
22 Shtator 2020, 17:24 -
Ambasadori britanik Norman: Mbështesim 5 qershorin, nëse ka ndryshime të jenë transparente e me konsensus! Çdo sistem bëhet funksional me vullnet politik (VIDEO)
Nga Shkodra, ambasadori britanik, Duncan Norman kërkoi që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit mes palëve politike dhe çdo ndryshim duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe me konsensus. Norman tha se do sistem që propozohet mund të bëhet funksional nëse ka vullnet politikë dhe se këshilli politik duhet të vijojë punën që të implementojë një sistem që të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.
22 Shtator 2020, 15:53 -
Zero tatim e TVSH për bizneset e vogla deri në 2029, Rama i përgjigjet PD: Shifrat flasin vetë, kohën tuaj tatoheshin më shumë (VIDEO)
Më shumë para për biznesin e vogël dhe më pak taksa. Ky është objektivi i qeverisë i shpalosur edhe një herë këtë të martë nga Kryeministri Edi Rama teksa ju përgjigj akuzave të opozitës me shifra për rritjen ekonomike. Kreu i qeverisë tha se heqja e TVSH dhe e tatim-fitimit për biznesin e vogël është unikale në rajon. Në të njëjtën linjë ministrat e kabinetit Anila Denaj dhe Arben Ahmetaj kanë bërë publike shifrat e bizneseve, të taksave të vendosura dhe të punësimit duke i krahasuar me ato të qeverisjes së PD.
22 Shtator 2020, 14:57
