-
-
-
Prapaskenat/Gjin Gjoni dha dorëheqjen ditën që i kopsitën dosjen e pasurisë, manovrat e fundit e mashtrimi me motivin e largimit, përjashtohet 15 vjet nga drejtësia
Gjin Gjoni u larguar nga drejtësi pasi Komisioni i Vetingut i çoi dosjen dhe i kërkoi të justifikonte pasurinë, gjyqtari kërkoi kohë deri në 10 gusht 2020 në një kohë kur kishte firmosur dorëheqjen që në 17 korrik 2020, KPK e sfidoi në 22 shator duke e ftuar në seancë dëgjimore ku të deklaronte publikisht dorëheqjen.
1 Tetor 2020, 16:34 -
Basha 'zë mend' dhe vë maskën në takime me bizneset në Durrës, por nuk lë akuzat ndaj qeverisë: Çdo vend i rajonit ka lëvruar paketën e katërt , qeveria jonë i ndan paratë me oligarkët
Kreu demokrat Lulzim Basha, sot ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël, por ajo që vihet re është se këtë herë ai e ka vendosur maskën, ndryshe nga ç'ka bërë në disa dalje të fundit, një prej tyre takimi me mjekët ku u shfaqt pa maskë, dhe për këtë u komentua se po ndjek shemnullin e kryeministri Edi Rama.
1 Tetor 2020, 15:50 -
-
Tetori rozë/ Mjekja: Vitet e fundit është rritur ndërgjegjësimi i grave për kontrolle! Diagnoza e hershme rrit mbijetesën
1 tetori shënon fillimin e fushatës sensibilizuese për ndërgjegjësimin e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, fushatë që zgjatë deri në fund të muajit tetor. Mjekja onkologe Dhurata Tarifa thotë se diagnostikimi i hershëm i sëmundjes shton shanset për kurim. Për 8 vite merradhë Report Tv është pjesë e kësaj fushatë sensibilizuese për të kujtuar çdo grua që kontrollet tek mjeku shpëtojnë jetë!
1 Tetor 2020, 15:45 -
'Reforma Zgjedhore në grackë', Hajdari e vendosur: Të bojkotojmë çdo mbledhje dhe seancë derisa të shqyrtohet drafti jonë! S'ka centimetër pas (VIDEO)
Në përfundim të mbledhjes së LKëshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari teksa e ka cilësuar draftin e PS hileqar që nuk hap listat, tha se u ka bërë thirrje kolegëve opozitarë të mos marrin pjesë në asnjë mbledhje të Këshillit Politik dhe as në seanca pelnare derisa të shqyrtohet drafti i tyre.
1 Tetor 2020, 14:07 -
-
-
-
Përlotet ikona bardheblu, Sulejman Mema emocionohet kur kujton lavdinë e skuadrës ‘ Tirona’
Në një rrëfim në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte i ftuar ish-lojtari Sulejman Mema, i cili duke u rikthyer pas në kohët e arta të skuadrës, nuk ka mundur t’i mbajë lotët ndërsa, përpiqej të kujtonte momentet më të bukura të ekipit në fushën e blertë.
1 Tetor 2020, 12:08 -
-
-
Lufta në Karabakh/ Gazetarja azere dhe aktivistja armene për Report Tv: Popujt në krah të ushtrive! (VIDEO)
Luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë hyrë në ditën e katërt, duke rritur kështu bilancin e viktimave dhe të plagosurve në të dy krahët. Për të kuptuar se si perceptohet situata në Azerbajxhan dhe në Armeni Report Tv, zhvilloi një intervistë me gazetaren e TV kombëtar të Azerbajxhanit, Jale Hesenli dhe me Lilit Beglaryan Sekretaren e Partisë Republikane Armene dhe Zëvendës presidente e Komunitetit rinor demokratik evropian.
1 Tetor 2020, 11:07 -
Plani i PD-së 'mollë sherri'/ Basha: Zbatojeni! Rama: Është si tramvaj ku ti je pasagjer VIP, Meta makinist! Presidenti fushatë me PD (VIDEO)
Plani i Partisë Demokratike anti COVID është bërë "mollë sherri", duke përplasur sërish në distancë tre aktorët politik kryesor në vendim kryedemokratin Lulzim Basha, kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.
1 Tetor 2020, 10:57 -
-
Arrest shtëpie për Margjekën dhe burg për të shoqin/ Gjyqtarja tensione me policinë: Vendim politik! Kisha në dorë dosjen me 8 ton drogë, i përfshirë drejtori i Kufirit
Gjytarja Mimoza Margjeka shfaqet e revoltuar para senacës gjyqësore të ditës së sotme, ku në hyrje të saj e revoltuar për bujën që ka bërë emri i saj lidhur me akuzat se ka marrë rryshfet që për të liruar nga qelia një të dënuar, ka kërkuar që në seancë të jenë edhe mediet.
1 Tetor 2020, 10:15 -
GJKKO 'vulos' pezullimin e numrit 2 të OFL! Kush janë 2 trafikantët që Shkëmbi i njoftoi se po hetoheshin nga Gjermania! Si u zbulua
Gjykata e posaçme kunder korrupsionit lë fuqi pezullimin për numrin 2 OFL-së, Artan Shkëmbit, i akuzuar për dekonspirim të operacioneve. Avokati i tij mohon akuzën duke thënë se Shkëmbit ka kryer mbi 170 operacione të suksesshme.
1 Tetor 2020, 09:44 -
Hapja e listave e koalicionet/ Gjiknuri: Po s'pati konsensus, e votojmë pa PD-LSI! Hajdari e Murrizi kundër! Bylykbashi: Dy draftet t'ia çojmë ODIHR, po frikësohen se e dinë përgjigjen
Përfundon pa kompromis mbledhja e këshillit politik. Maxhoranca fton PD-LSI të sjellin një formulë europiane për koalicionet, ndryshe draftin e miratojnë në Kuvend me opozitën parlamentare. PD-LSI këmbëngul në ekspertizë nga OSBE. Hajdari kërkon bojkot sepse PS nuk pranon hapjen e listave 100%.
1 Tetor 2020, 09:33 -
Klosi për Report Tv: Valët e muzikës kur nuk ruhet distanca përhapin më shpejt COVID-in, prandaj është ndaluar (VIDEO)
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një argument të ri se përse nuk lejohet muzika në kafene. I ftuar në studion e Report Tv, Klosi tha se valët përhapin virusin, një argument i ri ky, që nuk ishte dëgjuar më parë, por që ministri e tha me siguri.
30 Shtator 2020, 18:13 -