-
Sejko në Kuvend: Shtyrja e kësteve të kredive dhe pandemia do të rrisin kreditë e këqija
Kreditë me probleme do të rriten si pasojë e pandemisë. Ulja e fuqisë paguese të kësteve të kredisë dhe shtyrja e tyre, sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë do të ndikojë në rritjen e kredisë së keqe. Guvernatori Sejko po ashtu tha në Kuvend se rritja e borxhit është e keqe e domosdoshme.
2 Korrik 2020, 11:04 -
-
-
69 viktima/ Sot 3 humbje jete, 82 raste të reja, infektohen 4 inspektorë të kontrollit të masave anti-COVID në Durrës, 2 vatra në Korçë, një në spitalin e Peshkopisë
Tirana vatra kryesore. Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja, 3 humbje jete dhe 43 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë apelon për mbajtjen e maskës, si mënyra më e mirë për të kufizuar përhapjen e COVID19
2 Korrik 2020, 10:51 -
PS-ja voton propozimin e Metës, Arben Shehu zgjidhet kryetar i ri i KLSH-së (VIDEO)
Arben Shehu është zyrtarisht në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pas disa muajve debate në distancë dhe rrëzimit të 3 kandidaturave, shumica socialiste pranoi propozimin duke votuar Shehun në krye të këtij institucioni.
2 Korrik 2020, 10:22 -
30 vite nga eksodi shqiptarëve, Meta, Rama e Basha kujtojnë 2 korrikun 1990 me mesazhe europiane: Këtu kuptojmë çmimin e lirisë
Në 30 vjetorin e 2 korrikut të hapjes së ambasadave Rama, Basha e Meta kujtojnë eksodin e shqiptarëve dhe japin mesazhe që kjo ditë të shërbejë për të bërë realitet ëndrrën europiane të shqiptarëve.
2 Korrik 2020, 10:21 -
Gara për të mbijetuar/ SHBA grumbullojnë gjithë rezervat e ‘ilaçit të shpresës’, BE-ja me ‘duar bosh’ negocion me kompaninë ‘Gilead’ (VIDEO)
Në përpjekje për të shpëtuar sa më shuma jetë nga infeksioni i koronavirusit, në të gjithë botën ka nisur gara e grumbullimit të sa më shumë rezervave të Remdesivir
2 Korrik 2020, 09:51 -
-
Libra të vjetër përdhé, foto të Enver Hoxhës, xhezve...çfarë ka mbetur nga shtëpia e Nexhmije Hoxhës pas shembjes (FOTO)
Shtëpia ku ja jetuar e veja e diktatorit, Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha u shemb për shkak se prekej nga projekti i Unazës së Re, por duket se familjarët nuk e kanë boshatisur totalisht.
1 Korrik 2020, 17:26 -
Basha takon operatorët turistikë: Zero mbështetje nga qeveria, shumë prej tyre drejt mbylljes (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij me përfaqësues të shoqatave të Hoteleri-Turizmit, Tur-Operatorëve dhe ekspertë të turizmit, ku në fokus të diskutimit ka qenë kriza ekonomike për shkak të pandemisë.
1 Korrik 2020, 17:02 -
Rikthimi i 'gardës së vjetër' në PD/ Spaho: Jo zëdhënësve të Ramës (VIDEO)
Nënkryetari demokrat, Edmond Spaho i ka mbyllur dyert disa prej figurave të njohura si Garda e Vjetër në Partinë Demokratike, pasi sipas tij shpesh ata kanë bërë zëdhënësin e kryeministrit Edi Rama. Numri dy i demokratëve zbardh detaje nga plani ekonomik i Partisë Demokratike që ka për qëllim sipas tij të ringrejë ekonominë e rrëzuar nga kryeministri Edi Rama.
1 Korrik 2020, 16:30 -
Guvernatori Sejko: Gjatë pandemisë Shqipëria humbi 17 mijë vende pune! Të ardhurat buxhetore u tkurrën me 30% (VIDEO)
Gjatë kohës së pandemisë Shqipëria ka humbur 17 mijë vende pune, ndërsa ekonomia pësoi tkurrje me 2.52%. Pavarësisht kësaj, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri të ditur se sektori bankar mbetet i shëndetshëm.
1 Korrik 2020, 16:21 -
Nis dixhitalizimi, librat fizikë të paaksesueshëm nga lexuesit në Bibliotekë, Piro Misha: S’ka zgjidhje! (VIDEO)
Biblioteka Kombëtare në këtë 100-vjetor të saj ka nisur dixhitalizimin e veprave. Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe drejtori i këtij institucioni Piro Misha flasin për prioritetet, ndërsa shprehen se nuk kanë asnjë zgjidhje për lexuesit e thjeshtë, që deri para dy vitesh kishin mundësinë, që të merrnin libra për të lexuar nga ky institucion
1 Korrik 2020, 15:42 -
-
Pema e Piperit në Sarandë mbjellë nga Naim Frashëri fiton vëmendjen e Bashkisë! Pas apelit të Report Tv, Këshilli: Do vendosen tabela! Propozojmë shumëfishimin
E rrethuar nga mbeturinat dhe i lënë në harresë, fati i pemës së piperit të mbjellë në qendër të qytetit të Sarandës nga dora e Naim Frashërit mund të ketë një tjetër rrjedhë. Jo si të simotrës së saj, e cila u pre pas viteve '90, por të rikthimit të vlerave, kulturore dhe historike që mbart prej më shumë se 145 vitesh.
1 Korrik 2020, 14:41 -
Gjermania merr kreun e BE, ambasadori Zingraf: Fokusi kriza pas COVID-it, jemi në krah të Shqipërisë me fjalë e vepra
Sot Gjermania merr presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Europian. Me këtë rast, Ambasadori gjerman në Tiranë, përmes një komunikimi në Facebook, tha se qëllimi kryesorë i presidencës do të jetë përballimi i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, e cila sipas kancelares Gjermane është sfida më e madhe në historinë e Europës.
1 Korrik 2020, 13:14 -
-
Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali/ Në pranga 27 shqiptarë e 10 italianë, mes tyre 2 gra! SPAK hetime për 3 grupe kriminale, korruptuan zyrtarë lokal në Vlorë, Dibër e Durrës
Nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë nga 37 të arrestuarit janë 27 shqiptarë dhe 10 italianë, mes tyre 2 gra. SPAK ka nisur hetimet për 3 grupe kriminale, të cilat kanë korruptuar zyrtarë lokal në Vlorë, Dibër e Durrës.
1 Korrik 2020, 12:20 -
Hapet gara për koncesionin e Milot- Fier, Balluku: Do jetë me pagesë! Rama: 1.2 mld euro investim! Denaj: 22 mijë vende të reja pune
Ditën e sotme është çelur gara për segmentin rrugor Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është shprehur se ky aks do të behët me pagesë, e megjithatë ka theksuar se për ata qytetarë që nuk duan të paguajnë do të kenë mundësi që të zgjedhin një rrugë dytësore, me standarte, me shpejtësi më të limituar, që do të ndërtohet nga vetë investitori, pa paguar. Ky aks pritet të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro, teksa detajet i dha ministrja.
1 Korrik 2020, 11:45 -
Hajdari për Report TV: Futën në rrugë institucionale diskutimin për ndryshim sistemi, opozita parlamentare e unifikuar në këtë çështje
Në një intervistë për Report Tv, Rudina Hajdari tha se çështjet që ajo ngriti në Këshillin Politik tashmë i zhvendosi në Komisionin e Ligjeve për legjislacionin për të diskutuar në mënyrë institucionale dhe ligjore kërkesat e saj, hapja e listave, vota e diasporës dhe numërimi elektronik.
1 Korrik 2020, 11:40 -
66 viktima në 7 qarqe/ 3 humbje jetë në 24 orë, 45 raste të reja, më pak teste! 'Infektohet' posta e Shkodrës! Rikthehen në punë epidemiologët në Durrës
Bilanci i koronavirusit vijon të rëndohet në vendin tonë. Ditën e sotme kanë humbur jetën 3 pacientë të tjerë të prekur me COVID-19, duke çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 65. Bëhet fjalë për një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, për të cilat ministria e Shëndetësisë thotë se kishin sëmundje bashkëshoqëruese.
1 Korrik 2020, 10:48