-
Gjiknuri: Nëse nuk gjejmë votat për 'Zgjedhoren', kompromis me opozitën parlamentare mbase edhe për hapjen e listave (Njofton largimin e drejtorit të 6-të të Kadastrës Vlorë)
Nëse nuk gjenden votat për të kaluar draftin e Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se do të mundohemi të bëjmë kompromise me opozitën parlamentare, përfshirë mbase edhe hapjen e listave.
4 Korrik 2020, 15:08 -
Turizmi në 'koma', Vathi: Kemi realizuar vetëm 3% të aktivitetit, humbjet i kalojnë mbi 1.5 mld euro
Pandemia vijon të godasë turizmin pasi ende nuk janë hapur plotësisht kufijtë. Eksperti i turizmit Bensik Vathi thotë se humbjet po thellohen më tej, ndërsa gjendjen aktuale të këtij sektori e quan në “Koma”. Për Report TV ai tha se ndihmat e deritanishme nga shteti janë të pamjaftueshme, ndërsa propozoi bonus për vendasit që të pushojnë në Shqipëri.
4 Korrik 2020, 14:13 -
Përfaqësuesja e OBSH-së për Report Tv: Skenari më i keq, në dimër do të preken dhe moshat e reja! Mbi 60 vjeç duhet patjetër maskë
Për të shmangur rimbylljen për shkak të covid-19, duhen masa strike. Kështu shprehet Përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri në një intervistë për Report Tv ku këshillon që të gjithë personat mbi 60 vjec të mbajnë patjetër maskë. OBSH me ardhjen e dimrit parashikon skenarin më të keq, prekjen nga koronavirusi të moshave të reja. Përfaqësuesja e OBSH: Izolohuni, karantinohuni pastaj testohuni. Ka 18 vaksina kandidate, njëra është në fazën 3, në fazën e fundit
4 Korrik 2020, 13:41 -
I kërkuan seks dhe lekë një gruaje për t'i kthyer 'Range Rover'-in, arrestohen dy zyrtarë të Rrugores
SPAK dhe SHÇBA-ja kanë ndaluar për korrupsion dhe shpërdorim detyre dy punonjës të policisë rrugore në Tiranë, të cilët refuzonin që t'i kthenin makinën një gruaje, pasi në këmbim kërkonin favore seksuale dhe lekë.
4 Korrik 2020, 12:58 -
-
-
-
-
Oferta misterioze për farmacitë, krimi ekonomik nis hetimet! Pas investigimit të Report Tv, në sitë kompania 'Health Empire' dhe CEO 18 vjeçar
Pas investigimit të Report Tv dhe denoncimit të urdhrit të farmacistëve për biznesmenin 18-vjeçar me ofertën misterioze ndaj farmacive, për t'i blerë ato deri me 8-fishin e fitimit vjetor krimi ekonomik nis hetimet dhe sekuestron dokumentacion pranë bankave të nivelit të dytë dhe qendrës kombëtare të bizneseve. Hetuesit dyshojnë se kjo është një skemë ku 18-vjeçari është përdor si biznesmen fiktiv, ndërsa të tjerë persona fshihen pas tij.
4 Korrik 2020, 11:21 -
74 viktima/ 67 raste të reja me 2 humbje jete në 24 orë ! Me COVID infermierja, mbyllet gjinekologjia në Elbasan, infektohet dhe drejtori i një banke! 5 punonjës të bashkisë në Kavajë
Shifrat e të infektuarve me COVID-19 mbeten të larta ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja, ndërsa janë shënuar edhe 2 humbje jetësh.
4 Korrik 2020, 10:38 -
Dita e pavarësisë së SHBA, Yuri Kim mesazh shqiptarëve: Qëndrojmë krenarë krah jush! Mbështesim rrugën drejt BE dhe të bëheni një aleate e fortë
Në ditën e pavarësisë së SHBA, ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh për qytetarët shqiptarë, ku thekson bashkëpunimin dhe lidhjen e ngushtë mes dy vende dhe se ky partneritet dhe miqësi nuk do të shuhet pasi SHBA do të vijojnë të qëndrojnë krenare krah Shqipërisë.
4 Korrik 2020, 09:34 -
Vetëflijimi i nënë dhe bijë për ringjallje/ Përcillen drejt banesës së fundit në Përmet, ku prehet dhe kryefamiljari
Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, u përcollën ditën e sotme në banesën e fundit në Përmet, aty ku prehet dhe bashkëshorti i Zhanetës dhe babai i Anisës, prej 6 vitesh, i cili edhe ai vrau veten duke u hedhur nga pallati.
4 Korrik 2020, 08:35 -
COVID-i nuk tremb kosovarët, fluks drejt bregdetit shqiptar! Në 2 orë hyjnë 8 mijë makina në Morinë
Fundjava dhe nisja e pushimeve ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqipëri dhe më pas për t'iu drejtuar bregdetit.
4 Korrik 2020, 07:45 -
Biberaj në Report Tv: PD po përgatitet për 2 palë zgjedhje! 'Garda e vjetër' u largua kur ramë në opozitë, mosmirënjohës
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj ka deklaruar se demokratët po përgatiten për 2 palë zgjedhje brenda 1 viti, ato lokale dhe të përgjithshme, teksa është i bindur se do fitojnë. Në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv me gazetaren Anduela Ndreu, Biberaj tha se kryedemokrati Lulzim Basha ka gabuar me listat me deputet në 2017, që solli si rezultat opozitën që është sot në parlament, duke premtuar se në 2020 do të jetë ndryshe.
3 Korrik 2020, 23:00 -
-
Matura Shtetërore, Kërpaçi: Qeveria detyron maturantët të paguajnë nga 2 mijë lekë për të hyrë në universitet
Ajo thotë se për çdo familje 20 mijë lekë (të vjetra) janë 20 ditë buke dhe se në këto ditë të shumë të vështira qeveria duhet të lehtësojë taksat e tarifat dhe jo të fusë duart në xhepat e qytetarëve.
3 Korrik 2020, 19:56 -
PD fillon fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, në Tiranë po e realizojnë Aldo Bumçi, Roland Bejko, Mirela Bogdani dhe… humoristi Jul Deda
Partia Demokratike ka filluar fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Bëhet me dije se të ngarkuar me këtë proces janë dhe Mirela Bogdani, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko.
3 Korrik 2020, 19:55 -
-
Bollino: Rama duhet të vendosë: Në zgjedhje me ''të parë klase" apo me ministra që sjellin vota
Ndërsa fushata zgjedhore duket se ka nisur me ethet e saj, Partia Socialiste sot është përballë një zgjedhje të domosdoshme: Do të futet në betejën e 2021 me ministra teknikë apo me politikanë race? Ja votat që meritojnë sot anëtarët e kabinetit Rama, në bazë të kontributit të tyre, dhe kontributit që mund të ofrojnë në fushatë.
3 Korrik 2020, 19:02 -
Ndodh edhe kështu, kërkonte djalin në 'Pa gjurmë', i biri e telefonon live nënën
Një rast urgjent që u denoncua në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ gjeti zgjidhje që në minutat e para të transmetimit live. Kjo ndodhi me rastin e Perikli Lamajt, i cili humbi kontaktet nga Uellsi i Anglisë. Nëna, Gëzime Lamaj ishte duke rrëfyer për të birin dhe një zile telefoni u dëgjua në studio.
3 Korrik 2020, 18:04 -
Veliaj i jep 'Çelësin e Qytetit', Hoti: Ju kam zili për pasionin që keni për punën
3 Korrik 2020, 17:06