-
Situata e COVID-19/ Jepet ndihma prej 40 mijë lekësh për mbi 37 mijë punonjës! Tatimet: Deri më tani nuk është refuzuar asnjë kërkesë
Mbi 37 mijë punonjës kanë marrë ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh vetëm 2 ditë pasi janë hapur aplikimet. Sipas Drejtorisë së Tatimeve deri më tani kanë bërë kërkesë për pagën 43 mijë punonjës, një pjesë janë në proces verifikimi dhe nuk ka asnjë refuzim.
23 Prill 2020, 09:56 -
-
Presidenti Trump përshëndet shtetet që do të nisin rihapjen
Presidenti Donald Trump përshëndeti hapat e ndërmarra nga një pjesë e vogël shtetesh amerikane me guvernatorë republikanë për të nisur rihapjen e ekonomive të tyre megjithë paralajmërimet se infeksionet me koronavirus mund të rriten të re. Mbi 10 shtete në SHBA, kryesisht ato në jug, si Xhorxhia, Karolina e Jugut dhe Tenesi, që kanë guvernatorë republikanë, po zbutin udhëzimet e qëndrimit në shtëpi, duke lejuar disa biznese jo thelbësore të rihapen, me shpresën për të rigjallëruar ekonominë.
23 Prill 2020, 07:08 -
SHBA, Ku shkuan fondet qeveritare për stimulim ekonomik?
Miliona dollarë ndihma që u miratuan për të mbështetur biznesin e vogël të goditur nga pandemia, po përfundojnë në duart e korporatave të fuqishme. Në këtë përfundim arrin banka e fuqishme e investimeve, Morgan Stanley. Zyrtarët shpresojnë se paketa e re e ndihmave do të shkojë për të mbështetur bizneset e vogla që po përpiqen të mbijetojnë.
23 Prill 2020, 06:57 -
Masat e qeverisë së Kosovës ndaj COVID-19! Paketë financiare 170 mln euro, 10 milionë për të shlyer pagat
Në Kosovës qeveria ka përcaktuar një paketë financiare mbështetëse për bizneset e vogla dhe individët me një vlerë prej 170 milionë euro, mes së cilës përfshihet një plan me 15 pika dhe 10 milionë euro janë përcaktuar për shlyerjen e pagave.
22 Prill 2020, 21:00 -
-
-
Pandeli Majko për Report Tv: Në maj nis hapja e kufijve, në Shqipëri do të vihet për turizëm (INTERVISTA)
Ministri i Shtetit dhe Diasporës Pandeli Majko, në një intervistë për Report tv tha se në muajin maj do ketë liberalizim të lëvizjes me shtetet e huaja. Majko zbulon detaje dhe nga komunikimi që kryeministri Rama pati me homologun grek Mitsotakis për të gjithë shqiptarët që duan të kthehen nga shteti fqinj, ose ata që duan të shkojnë për punë sezonale.
22 Prill 2020, 18:54 -
Rama tregon strategjinë: Fillimisht do të lirojmë qytetet pa COVID, jo vatrat e nxehta si Kruja! Kufirin me Greqinë e hapim në mes të majit (VIDEO)
Javën e ardhme në bazë së hartës së epidemisë do të nis pilotimi në zonat me risk të ulët. Kryeministri u shpreh se në mbledhjen e sotme të qeverisë u diskutua mbi planin dhe strategjinë që do të ecet për hapjen graduale me pilotim në disa qytete dhe jo në bllok në vend. Ai tha se në Gjirokastër dhe në Dibër ku nuk ka asnjë të prekur do të ketë më shumë lehtësim masash, në Krujë që është një nga vatrat më të nxehta nuk do të ketë asnjë lehtësim dhe në Tiranë dhe Durrës masat do të jenë të moderuara. Rama: Edhe fashat orare nuk kanë pse të jenë njëlloj si në zonat me risk të ulët dhe te ato me risk të lartë.
22 Prill 2020, 18:38 -
COVID-19/ Banka e Shqipërisë për Report Tv: Hoqëm tavanin, bankat e nivelit të dytë mund të marrin kredi pa limit për likuiditet
Bankat tregtare do të mund të marrin kredi pa limit pranë Bankës së Shqipërisë për likuiditet. Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli, zbulon për Report TV se është hequr limiti i kredisë që mund të marrin bankat tregtare tek banka qendrore, pas përhapjes së COVID-19. Themeli ka shtuar se nëse situata rëndohet më tej, një ndër masat që do marrë Banka e Shqipërisë është printimi i kartëmonedhave për përballimin e emergjencës. Themeli: Përdorimi i rezervës së arit është hapi i fundit që do të marrim. Garancia sovrane? BSH: Nuk rritet niveli i kredive me probleme, nëse kredimarrësi s'e paguan, e merr përsipër shteti
22 Prill 2020, 18:08 -
-
Ngrihet Task Forca për COVID-19/ Manastirliu: Mbi 100 vatra aktive në Shqipëri, nga java tjetër 2 orë e 30 min kohë për pazare! (VIDEO)
Nga java tjetër, do të zgjerohet fasha e orarit për të bërë pazar nga 90 minuta që është në 2 orë e 30 minuta, një masë lehtësuese e cila sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu vjen si rezultat i një kurbe të butë të të infektuarve me COVID-19. Në një dalje për mediat, ministrja njoftoi se gjithashtu do të hapen një kategori biznesesh për të lehtësuar ekonomitë familjare, duke bërë theksuar se hapja graduale do të bëhet një periudhë minimumi 2-javor, nga njëra fazë tek tjetra
22 Prill 2020, 14:52 -
-
BE kredi 180 mln euro Shqipërisë për të përballuar situatën nga koronavirusi
Bashkimi Europian ka bërë gati për të ndihmuar 10 vende, mes tyre kandidatet për në union me një paketë 3 miliardë euro për të përballuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Shqipërisë i propozohen 180 mln euro kredi me kushte shumë të favorshme.
22 Prill 2020, 13:44 -
COVID-19 kthen online Pazarin e Vjetër të Krujës! Administratori: Na shpëton vetëm hapja e kufijve se mbahemi nga turistët (VIDEO)
Tre herë është djegur nga pushtuesit, por ia ka dalë të mbijetojë, megjithatë COVID-19 ka rezultuar një "armik" më i rrezikshëm për pazarin e Krujës, aq sa ka ndikuar në ndryshimin e filozofisë të të bërit tregti. Duket deri diku e pabesueshme, por ky treg do të vijojë aktivitetin e tij online, si një formë e vetme mbijetese edhe pse ekziston "frika" se nuk mund të ketë blerës.
22 Prill 2020, 13:26 -
Vatra e nxehtë e infeksionit! Report Tv në Krujë, bashkia: 18 fasoneri në punë, 752 familje në karantinë! 2/3 e ekonomisë e stopuar (VIDEO)
Në territorin e bashkisë së Krujës janë 27 fasoneri me mesatarisht nga 200 punonjës nga të cilat vetëm 18 vijojnë punën, pasi 6 janë të mbyllura nga vetë subjektet për shkak të vatrës dhe 3 janë të pezulluara. Në total numri i punonjësve të fasonerisë është mbi 5400 në Krujë dhe Fushë Krujë.
22 Prill 2020, 12:07 -
-
27 viktima me COVID-19 në Shqipëri! 'Shërohet' Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja...25 raste të reja
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv 25 persona, shifër kjo e cila sipas zv. ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, edhe pse mund të jetë më e lartë se javën e kaluar, është tregues se situata është në kontroll. Në total që nga konfirmimi i rastit të parë në Shqipëri janë testuar 6269 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 634 raste.
22 Prill 2020, 11:14 -
-
-
13 emigrantë në Korçë dalin nga karantina me borxhe: Çmimi, më i lartë sa na thanë! Fëmija: S'kemi lekë! Na ndihmoni (Polici e largon)
Dje u bashkua me familjet 35 emigrantët e parë, që përfunduan karantinën, ndërsa sot 14, duke e dërguar numrin në total të atyre që kanë dalë nga hoteli në 49 persona.
22 Prill 2020, 10:18
