-
Shpërblim vetëm frontit të parë, urgjenca e Lezhës: Na takon edhe ne 1 mijë euro...5 mijë lekët që na dhatë jepjani familjeve në nevojë (VIDEO)
Mjekët e spitalit të Urgjencës në Lezhë kanë keqkuptuar premtimin e kryeministrit Edi Rama për bluzat e bardha, duke menduar se edhe ata do të përfitojnë nga shpërblimi prej 500-1000 euro për shkak të situatës së COVID-19. Ditën e sotme, mjekët dhe infermierët e urgjencës së Lezhës i kanë dërguar një peticion Ministrisë së Shëndetësisë ku kërkojnë që të paguhen 500-1000 euro me argumentin se deri tani kanë trajtuar 14 pacientë me COVID-19 dhe janë mjaft të rrezikuar në punën e tyre.
7 Prill 2020, 09:07 -
Gjyshi u shërua nga COVID-19/ Gjesti plot ngjyra i familjarëve për bluzat e bardha! Shënimi prekës për profesor Krajën: Jeni idhull i çdo mjeku (VIDEO)
Shënime vendosur ne disa letra shumë ngjyrëshe në formën e fluturave, ku mbajnë të shkruar emrat e mjekëve dhe dedikime e falënderime për ta.
7 Prill 2020, 08:53 -
Sondazhi në Report Tv/ Shumica e shqiptarëve mbështesin masat e marra kundër koronavirusit, skeptikë mbi mbështetjen ekonomike
Për herë të parë Report Tv dhe shoqëria italiane "MG Research" realizuan një sondazh kombëtar si në Itali dhe në Shqipëri për të testuar opinionin mbi këtë emergjencë që ka bashkuar dy vendet nga pikëpamja humanitare dhe që po trondit mbarë botën. Shumica e shqiptarëve mbështesin masat e marra nga qeveria kundër koronavirusit, ndërsa janë skeptikë mbi mbështetjen ekonomike. 63% e shqiptarëve: Opozita nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme. 95.6% e qytetarëve italianë janë shprehur se mendimi për shqiptarët është përmirësuar pas dërgimit të mjekëve.
7 Prill 2020, 07:05 -
-
Gjata te '5 Pyetjet': Kemi tepricë tamponësh, 3 mijë mjekë e infermierë rezervë! E pamundur liria me pikatore
Rektori i Universitetit të Mjekësisë tha se Shqipëria ka 3 mijë mjekë, infermierë, sanitarë dhe stomatologë në dispozicion të situatës nëse do të jetë e nevojshme, ndërsa ka filluar trajnimi i tyre.
6 Prill 2020, 21:37 -
-
Analiza/ 35 mashtrimet më flagrante të Sali Berishës për covid-19 në 3 javë, nga më kriminalet deri tek gënjeshtrat më të trasha
Ish-kryeministri Sali Berisha 'fabrika' më e madhe në Evropë për prodhimin dhe përhapjen e gënjeshtrave, organet ligjzbatuese asnjë masë pavarësisht përgënjeshtrimeve dhe kallëzimeve ndaj tij
6 Prill 2020, 18:25 -
-
-
Shtyrja e qirave/ Pedagogia qiradhënëse: Shumë pak përfitojnë se tregu është informal! Të jepet bonus
Qeveria vendosi pezullimin e pagesës së qirave për dy muaj për qiradhënësit është një vendim pozitiv vetëm në aspektin social, ndërsa në aspektin ekonomik nuk është shumë efikas. Sipas qiradhënëses Vebina Resuli qeveria duhet të jepte një bonus qiraje për të prekurit, ku të merrte përsipër një pjesë të këstit të qirasë bazuar në çmimet e referencës.
6 Prill 2020, 15:33 -
-
-
-
Vajtim e duartrokitje! Përcillet në banesën e fundit Gëzim Kruja! Prani e madhe të njerëzve në ceremoni (VIDEO)
Shkodra i ka dhënë lamtumirën e fundit, kolosit të humorit Gëzim Kruja. Në orën 12:00, kortezhi me trupin e pajetë të mjeshtrit të madh ka përshkuar rrugën që ai bënte çdo ditë me shokun e tij të pandarë biçikletën, duke u ndalur edhe para Teatrit Migjeni, në tempullin e artit dhe të kulturës.
6 Prill 2020, 13:37 -
Yoga, ilaçi shpirtëror që lufton koronavirusin! Ja disa ushtrime që mund t'i bëni shumë lehtë (VIDEO)
Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, instruktorja e yoga-s Blerina Livoreka sqaron se cilët janë disa nga përfitimet që kemi nga praktikimi I kësaj disipline dhe demonstron disa ushtrime që të gjithë mund t'i bëjnë nga shtëpia.
6 Prill 2020, 13:03 -
-
Shqiptarët në kufi! Rama: Berisha do katastrofë! Nga nesër futet vetëm kush ka emergjencë, karantinim 14 ditë në dhomën e hotelit me lekët e tij (VIDEO)
Nga nesër do lejohen të futen në Shqipëri vetëm emigrantët shqiptarë që kanë emergjencë, ndërsa të tjerët do futen në karantinim në hotel me paratë e veta. Kryeministri Rama akuzoi Berishën se synon të nxisë katastrofën duke i bërë thirrje qytetarëve jashtë atdheut që të kthehen në Shqipëri.
6 Prill 2020, 12:43 -
-
-
22 viktima me COVID-19/ 16 raste të reja brenda 24 orëve (377 në total) ! 30% e të infektuarve janë shëruar! (VIDEO)
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 16 raste të reja, duke çuar në total numrin e të prekurve numrin e të prekurve në 377.
6 Prill 2020, 11:10 -
