-
Vjedhjet në Tiranë përgjatë vitit 2019/ Në 1807 të ndodhura u zbuluan më shumë se gjysma (VIDEO)
Tirana do ta mbyllte vitin 2019-të me 1.807 vjedhje e grabitje, e ndërsa zbulueshmëria e tyre ka qenë në masën 60%. Numri më i lart i vjedhjeve të ndodhura ka qenë në banesa me 274 të tillë, ku 130 prej tyre janë zbuluar e ndërsa pjesa më e madhe e personave të arrestuar janë me precedentë të mëparshëm po për të njëjtën vepër penale. 5 prej ngjarjeve të ndodhura kanë qenë me armë, ndërsa zbulueshmëria për ngjarjet kriminale ka qenë 100%, ku janë zbuluar të 12-ta vrasjet e ndodhura në këtë qark gjatë vitit që lamë pas.
22 Shkurt 2020, 20:18 -
Ata që sot çirren për 'muret', i hoqën 'kolonat' arsimit në Shqipëri
Ata që sot dalin dhe akuzojnë, denoncojnë, dhe gjoja u vjen keq për “degradimin” e sistemit arsimor në Shqipëri, ata që deri dje i shembën “kollonat” sistemit arsimor duke e lënë pa themele, sot vajtojnë dhe hiqen sikur vijnë nga Marsi.
22 Shkurt 2020, 20:14 -
Zv. ministri i Infrastrukturës përballë përfaqësuesit të grevistëve të Ballshit: Po ushtrojmë presion ndaj kompanisë për të likuiduar pagat
Gjatë fjalës së tij përballë gazetarit Besard Jacaj Bejtja tha se shteti ka ushtruar presion ndaj kompanive private që të ulen në tryezë për të arritur një dakordësi për shpërndarjen e pagave të punonjësve.
22 Shkurt 2020, 19:25 -
-
-
Misteri/ Ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme që prodhon Shqipëria? Ekspertët: Vajrat industrialë derdhen në kanale
Kompanitë tërheqin mbetjet e rrezikshme, por nuk dihet se ku përfundojnë. Nuk ka landfille për materialet e ndërtimit me amiant dhe mbetjet vajore. KLSH: Kompania që mbledh mbetjet spitalore nuk rezulton se kryen asgjësimin.
22 Shkurt 2020, 18:15 -
-
-
Shkatërrohen stolat në 'Air Albania', policia: FSHF nuk bashkëpunon! Tirana dhe Kukësi distancohen! Rama: Burg për katërkëmbëshat
Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në kampionat mes Kukësit dhe Tiranës e fituar 1-2 nga bardheblutë prodhoi më në fund një nivel të lartë futbolli, por mbi të gjitha solli edhe një numër të konsiderueshëm tifozësh pasi në ‘Air Albania’ ishin pothuajse 8 mijë mbështetës. Raportohet se rreth 150 stola janë thyer.
22 Shkurt 2020, 13:29 -
-
Sulmohet me vezë zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti (VIDEO)
Hoti ka reaguar pas sulmit me vezë dhe ka thënë se ata që e kanë sulmuar tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar. “Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë”, ka thënë Hoti.
22 Shkurt 2020, 12:48 -
'Na thau zemrën'! Vëllai i kuksianit që u vetëvar: Ishte me kartelë, e futën në qeli për 15 mijë lekë të vjetra, gruaja shkoi ta takonte kur i dhanë lajmin
Më datë 09 dhjetor 2019 Bilbil Hasani është arrestuar për veprën penale të vjedhjes. Në orën 10:00 të datës 08 dhjetor, 43-vjeçari është kapur në flagrancë nga Policia e Patrullës së Përgjithshme, pasi Arjan Deda e ka kallëzuar Hasanin se i kishte vjedhur portofolin teksa ishin në autobusin e linjës së Stacionit të Trenit.
22 Shkurt 2020, 12:38 -
Isa Mustafa kërkon që të hiqet menjëherë taksa 100% ndaj eksporteve serbe
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në këtë situatë aktuale të politikës tani është themelore të ruhet dhe kultivohet partneriteti me SHBA-të dhe të vlerësohet roli prijës i tyre procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
22 Shkurt 2020, 12:30 -
Vazhdon greva në Ballsh/ Tre prej tyre dërgohen në spital: Do rikthehem përsëri, dua lekët, ku t'i çoj fëmijët!
Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e 6 të grevës, ku tre prej tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital ku ka marrë edhe shërbimin e nevojshëm.
22 Shkurt 2020, 11:41 -
-
-
Raporti i MONEYVAL/ Denaj: Prioritet goditja e pasurive të krimit, OFL dëshmi e kësaj pune
Ministrja e Financave, Anila Denja gjatë reagimit për raportin MONEYVAL tha se qeveria ka shtuar angazhimin e qeverisë në luftën kundër pasurive kriminale dhe se sekuestrimet e ndodhura nga Operacioni 'Forca e Ligjit' është dëshmi se punës që ka filluar.
22 Shkurt 2020, 10:53 -
-
-
-
Aksioni në Vlorë/ Klosi: Grup i strukturuar kriminal, i kapëm në flagrancë! U justifikuan sikur ishin mbetje të trageteve 'për të shpëtuar'
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi tha për Report Tv se të arrestuarit në Vlorë janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishin si qëllim të depozitonin në vendin tonë mbetje të rrezikshme. Në një lidhje telefonike në hapësirën e edicionit qendror, ministri theksoi se aksioni i realizuar në bashkëpunim mes disa institucioneve, nuk pati dekonspirim, arsye për të cilën të arrestuarit u kapën në kushte të flagrancës. Ndryshe nga sa të arrestuarit kanë deklaruar, Klosi thotë se nuk bëhet fjalë për vaj të mbetur nga motorët e tragetit, por e kanë përdorur këtë si justifikim për t'i sjellë nga Italia drejt vendit tonë, ndonëse ky plan u dështoi.
21 Shkurt 2020, 19:44
