-
PD 'tryezë paralele' për 'Zgjedhoren', Bardhi: Po bëjmë gati propozimet! (Drafti do i dërgohet OSBE-së të bëjë 'shkuesin' me PS-në)
Opozita jashtë parlamentare në kushtet kur ka bojkotuar komisionin e Reformës Zgjedhore ka zhvilluar një mbledhje paralele në selinë blu, që zgjati rreth një orë.
24 Tetor 2019, 11:26 -
-
-
Fiskalizmi/ Denaj interpelancë me bizneset: E nisim me 1 janar, procesi do të shtrihet në disa faza, ja si do të funksionojë risia me kasat fiskale
Në këtë mbledhje ministrja Denaj ka thënë se që nga 1 janari do të nisë fiksalizimi për të gjithë bizneset në vend. Duke iu përgjigjur shqetësimit të bizneseve, ministrja Denaj ka thënë se fiskalizimi nuk do të bëhet në mënyrë direkte por e shtrirë në disa faza, deri në fund të marsit të 2021.
24 Tetor 2019, 09:46 -
-
-
-
-
-
Gjobë kush përdor qese/ Qytetarët: Ka pasur edhe në kohën e Enverit! Tani na ka mbetur të mbyllim dyqanet
Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim disa amendime në ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, që parashikon shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e mëdhenjtë edhe përdoruesit e qeseve plastike.
23 Tetor 2019, 19:04 -
-
Veliaj: Nuk do të ketë ndërtime në Kopshtin Botanik, do jetë një kryevepër për studentët dhe qytetarët (VIDEO)
Kopshti botanik jo vetëm që do të ruhet, por edhe do të shfrytëzohet më mirë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe do të vihet në dispozicion të qytetarëve të Tiranës. Nga Parku Olimpik i Tiranës, ku nisi turi i dëgjesave në çdo njësi për projektbuxhetin e vitit 2020, Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se nuk do të ketë ndërtime, përkundrazi e gjithë zona do të ketë një mbrojtje të veçantë që nuk e ka pasur për gjithë këto vite ku është zaptuar.
23 Tetor 2019, 18:18 -
Tregtonin mish e qofte në kushte të papërshtatshme/ AKU i vë drynin 2 bizneseve, 800 mijë lekë gjobë për 6 të tjerë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një aksion pas denoncimeve të ardhura nga qytetarët, ku ka urdhëruar bllokuar aktivitetin e 2 subjekteve që tregtonin mish, ka gjobitur 6 të tjera me 9 gjoba me vlerë 800,000 lekë në total si dhe ka bllokuar 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta për konsum.
23 Tetor 2019, 18:17 -
-
HISTORIKU i bosit turk që drejtonte grupet e heroinës në Shqipëri, miqtë në politikë dhe biznese që i dhanë 'dorën' kreut të celulës terroriste (VIDEO)
Një vendim skandaloz i drejtësisë shqiptare në vitin 2011 ka lënë të lirë turkun Abdulselam Turgut, i cili edhe pse ishte i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge 1.6 ton heroine nga Turqia drejt Gjermanisë dhe kërkohej të ekstradohej, iu ndryshua masa e sigurisë. Gazetari Artan Hoxha thotë se për një vendim të tillë janë dhënë 1 milion dollarë, para të cilat nuk dihet se kush i ka marrë. Turku Turgut kishte miqësi të forta në Shqipëri, në biznes e politike tha Hoxha, ndërsa e cilësoi edhe si “kokën” e grupeve që merren me trafikun e drogës.
23 Tetor 2019, 16:05 -
-
-
-
Drafti për financimin e partive/ Hajdari-Gjoni për Report Tv: S'ka kontestime për këtë pikë! Brenda nëntorit propozimi për sistemin
Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni në një intervistë për Report Tv shprehen se shumë shpejt, brenda nëntorit opozita do të publikojë draftin e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa nuk heqin dorë nga kushti se nuk do ta pranojnë reformë në dy faza.
23 Tetor 2019, 13:15 -
'Jemi gazetarë' Si u parandalua sulmi terrorist në 2018 ditën e Nevruzit në Tiranë, Rama dëboi ambasadorin iranian
Dy iranianët e dyshuar që do të kryenin sulmin u kapën në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane pak përpara nisjes së ceremonisë festive të Sulltan Nevruzit në 22 mars të vitit 2018. Në momentin që u ndaluan nga policia ata thanë se janë gazetarë.
23 Tetor 2019, 12:51 -
Bosi turk i drogës drejtonte celulën terroriste të regjimit iranian që do të bënte sulme në Shqipëri (VIDEO)
18 muaj pas parandalimit të një sulmi gjatë kremtimit të festës së sulltan Nevruzit në Tiranë (mars 2018), auroritetet shqiptare kanë zbuluar celulen terroriste. Operativët iranian të forcave QUDS drejtoheshin për sulmet në Ballkan nga një kriminel turk, trafikant ndërkombëtar droge, Abdulselam Turgut, ose një tjetër trafikant droge i lidhur me të, të cilët nga viti 2018, kanë dërguar në Shqipëri operativë të forcave revolucionare iraniane, për sulme kundër muxhahedinëve refugjatë në Shqipëri, MEK. Në krye të gjithë strukturës, iraniani me pseudonimin Peyman.
23 Tetor 2019, 12:01
