-
-
Ish-gjyqtari shqiptar merret i pandehur!
Ish-gjyqtari i GJykatës së Lartë, Admir Thanza do të merret i pandehur. Dosja në ngarkim të tij, ka kaluar në gjykatë, ku tashmë Thanza do të jetë i pandehur në seancat gjyqësore. Prokuroria e Tiranës e akuzon ish-gjyqtarin për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit.
13 Mars 2019, 13:31 -
FOTOT/Gati parkimi i tretë nëntokësor, Veliaj: Çfarë nuk thanë, por në fund veprat mbeten, jo fjalët
Bashkia e Tiranës njofton se është duke përfunduar parkimin nëntokësor te “Rruga e Elbasanit”, i cili pritet t’i japë zgjidhje çështjes së parkimit të makinave në një nga zonat më të ngarkuara të kryeqytetit, kjo edhe për shkak të fluksit nga juglindja.
13 Mars 2019, 12:25 -
Arta Marku: Politika ndërhyn të drejtësia sa herë i preken interesat! Vettingun nuk duhet ta shohim si ndëshkim
Arta Marku u takua sot me përfaqësues të drejtësisë në qytetin e Shkodrës ku foli për kushtet e punës së tyre gjatë vitit të kaluar të cilat sipas saj kanë qenë të ndikuara nga vettingu. Marku tha se vettingun nuk duhet ta shohin si ndëshkim por si një mënyrë për të vënë në vend dinjitetin e tyre. Lidhur me politikën, ajo tha se polittikanët kanë ndërhyrë në çështjet e drejtësisë sa herë i janë prekur interesat.
13 Mars 2019, 11:52 -
-
-
Hedhin gurin fshehin dorën...Shashka nga selia e PD-së drejt Kuvendit (VIDEO)
Përfaqësues të FRPD-së kanë hedhur disa shashka nga selia e PD-së, drejt Parlamentit, përmes murit ndarës mes godinës së PD-së dhe Kuvendit. Në përgjigje të këtij veprimi, forcat e policisë kanë hedhur ujë nga autoboti që ndodhej pranë portës së hekurit që ndan selinë me ambjentet e jashtme të Parlamentit.
13 Mars 2019, 11:03 -
Sondazhi i 'GPF' për Report Tv: Sikur zgjedhjet politike të bëheshin sot, PS fiton 53%, rritje nga 2017-a, 75% kundër opozitës për djegien e mandateve
Në këtë sondazh të parë të "GPF Inspiring Research" qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike, si do të votonin nëse zgjedhjet e parakohshme do të zhvilloheshin sot, por edhe për bashkitë kryesore në vend, pak muaj para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Një pjesë e rëndësishme e sondazhit është pëlqyeshmëria që kanë shqiptarët në raport me figurat kryesore të politikës, punën e qeverisë dhe punën e liderit të opozitës.
13 Mars 2019, 10:52 -
Lushnjë/ Fermerët në protestë, derdhin bidona me qumësht në rrugë (VIDEO-FOTO)
Blegtorë dhe fermerë nga Lushnja, Fieri e Berati kanë protestuar sot pranë fshatit Savër kundër ndryshimit të sistemit të tatimit për produktet blegtorale. Ata kanë derdhur qumështin në rrugë në shenjë proteste, duke u shprehur se ulja me 14 % e normës së kompensimit ndaj grumbulluesve i penalizon pasi nuk kanë ku shesin produktet.
13 Mars 2019, 10:46 -
-
-
Qeveria britanike investon 10 milionë paund në Shqipëri dhe pesë vende të Ballkanit për profesionet e së ardhmes
Shkollat e Shekullit 21 është një program ambicioz trevjeçar, i financuar nga Qeveria Britanike, i cili do t’i pajisë mbi një milion nxënës të moshës 10-15 vjeç në vendet e Ballkanit Perëndimor, me aftësi të mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe kodimit. Ai synon të rrisë brezin e ardhshëm të novatorëve dhe sipërmarrësve, si dhe të ndërtojë mundësi punësimi.
12 Mars 2019, 19:29 -
Përplasja te 'Petro Nini'/ Rama: E njoh dosjen, por qeveria s'bën dot gjykatësin, policia ishte si trup pa kokë
Një ditë pas përplasjes mes banorëve dhe përmbaruesit te 'Petro Nini' në Tiranë, kryeministri Rama thotë se është kontaktuar nga familjet që banopjnë në atë godinë, por qeveria nuk zhbën dot vendimin. Rama kritikoi edhe reagimin e policisë së shtetit në përplasjen mes përmbaruesit dhe familjeve. "Ishte si trup pa kokë". Kështu e cilësoi ai policinë, ndërsa shtoi se kjo që ndodhi duhet të bëhet një mësim i mirë.
12 Mars 2019, 18:02 -
Parashikimi i motit/ Më 16 mars marrin fund reshjet dhe temperaturat e ulëta
Reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta pritet të marrin fund ditën e shtunë. Meteorologia Adiola Dani thotë për Report TV se muaji mars pritet të vijojë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa nuk përjashtohen reshje lokale shiu.
12 Mars 2019, 13:07 -
Artisti italian prezanton '30 vjet', Tibaldi: Shqipëria, vendi ku shqiponja rrezikon të kthehet në papagall
Artisti italian Eugenio Tibaldi prezanton në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura instalacionin “30 vjet”. Projekti vjen si bashkëpunim me artistët shqiptarë, të cilët kanë hulumtuar shndërrimet, që kanë ndodhur në këtë periudhë tranzicioni në arkitekturën e kryeqytetit. Tibaldi shprehet se nuk mundet, që të ndërtohet e ardhmja, duke fshirë të shkuarën.
12 Mars 2019, 13:03 -
Flet deputeti ‘rebel’ që pranoi mandatin: LSI iu largua misionit për të cilin u krijua, integrimin
Deputeti më i ri i Kuvendit Enver Roshi rrëfen për Report Tv arsyet se përse pranoi mandatin e deputetit dhe marrëdhënien me LSI-në. "Një pjesë e politikës nuk e do Shqipërinë në BE"
12 Mars 2019, 12:36 -
-
-
Bluzat e bardha protestë kundër dhunës: Në '97-ën të gjithë u dorëzuan, vetëm mjekët qëndruan
Bluzat e bardha janë ngritur në një protestë kombëtare kundër dhunës ndaj tyre. Në Tiranë, mjekët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza u mbështetën edhe nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e cila tha se ministria ka propozuar që të ashpërsohen dënimet për agresorët e mjekëve
12 Mars 2019, 11:31 -
-
Pezullohet nga detyra punonjësja e 'Shqiponjave' që jeton tek banesa pranë 'Petro Ninit'
Pezullohet nga detyra efektivja e policisë që banon tek ndërtesa pranë shkollës "Petro Nini". Drejtuesit e policisë së Tiranë, i kanë komunikuar sot gojarisht urdhrin e pezullimit me motivacionin se ka penguar punonjësit e policisë në ushtrimin e detyrës
12 Mars 2019, 10:50
