-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
Në komisionin e Ekonomisë u miratua nen për nen p/buxheti për vitin 2025. Në total buxheti është 8,2 mld €, por për opozitën nuk pasqyron nevojat e popullatës. Seanca do mbahet më 3 Dhjetor. Përfitojnë të gjitha institucionet e Drejtësisë në bllok edhe SHISH.
27 Nëntor 2024, 17:10 -
-
-
Koçiu takohet me kreun e Agjencisë së Energjisë Atomike në Vjenë: Do sjellim në Shqipëri pajisjen e imazherisë hibride PET-CT, diagnostikon hershëm kancerin
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, takohet me drejtorin e IAEA, Rafael Mariano (Grossi) dhe zëvendësdrejtorin Hua Liu. Pajisja vjen për herë të parë, Koçiu e cilëson hap madhor për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve onkologjike. Bashkëpunim dhe në fusha të tjera shkencore të mjekësisë
27 Nëntor 2024, 13:06 -
446 kg kokainë drejt Holandës, Suel Çela ortak me Ergys Dashin dhe Ervin Matën! Bisedat: Po se mori ‘Boli’ e marr unë! Droga kapet, Çela dyshon për spiunë
Në vjeshtën e vitit 2020 Suel Çela dhe Ergys Dashi, i ekzekuar në janar 2022 në Ekuador, organizonin trafikikimin e 446 kg kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës. Për të bashkëfinancuar operacionin Suel Çela përfshin edhe të shumëkërkuarin Ervin Mata, të cilit i referohet si “Boli”. Trafikimi dështon për shkak se ngarkesa kapet, ndërsa për këtë episod SPAK ka bisedat e thuajse 4 muajve.
27 Nëntor 2024, 12:55 -
Miratohet bonusi i fundvitit, shpërndarja nis javën II të dhjetorit! Kategoritë, kush merr 100 e kush 150 euro! Përfitues pensionët, fëmijët jetimë dhe ushtarakët në pension të parakohshëm
Këshilli i Ministrave ka miratuar bonusin e fundvitit për 724 mijë pensionistë. Shpërndarja e bonusit nis në javën e dytë të dhjetorit, ku 511 mijë pensionistë do të marrin 150 euro shpërblim dhe 213 mijë të tjerë do të marrin 100 euro.
27 Nëntor 2024, 11:11 -
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
Gjykata e Fierit sekuestron 1 mln eruo pasuri të dyshuara si të ardhura nga krimi. Gjolena financoi blerjen e 24 tonë pleh kimik ku ishin fshehur dhe do ekstraktoheshin nga kimisti kolumbian 430 kg kokainë. DEA amerikane drejtoi operacionin në Nëntor të vitit 2022, 11 të arrestuar
27 Nëntor 2024, 10:46 -
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
Duke cituar bisedime me zv. kancelarin Sigman Gabriel dhe kreun e diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier Merkel thotë se çështja më shqetësuese për ta ishin tensionet e përhershme mes Kosovës dhe Serbisë.
27 Nëntor 2024, 08:33 -
Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë
Uefa Champions League ka zhvilluar këtë të martë nëntë ndeshjet e para për raundin e pestë të formatit të ri, atë të një renditje të përbashkët të 36 skuadrave. Te fitoret kanë dalë Milani, Atletico Madridi, Barcelona, Leverkusen, Bayern Munich, Interi, Arsenal dhe Atalanta, ndërsa City barazoi 3-3 në mënyrë dramatike.
26 Nëntor 2024, 22:57 -
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta e Pulias, përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian.
26 Nëntor 2024, 21:38 -
DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull
Organizata kriminale e drejtuar nga Suel Cela kishte si aktivitet kryesor të saj trafikimin e lëndëve narkotike. Në disa raste lënda narkotike e porositur prej tyre nuk shkonte në destinacion dhe për këtë arsye kreu i organizatës kërkonte ndëshkim deri në ekzekutim për personat që mund të ishin përgjegjës, ose që e kishin tradhëtuar.
26 Nëntor 2024, 20:55 -
Video e bujshme/ 7 vite më parë, ja si Suel Çela merrte përpara me 'Audi' policinë në mes të Elbasanit
Mbrëmjen e 18 shtatorit të vitit 2017, Policia e Elbasanit po zhvillonte një kontroll për verifikimin e automjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara. Gjatë këtij operacioni efektivët ndaluan dhe kontrolluan një automjet luksoz “Range Rover”. Në këtë moment një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi “skëterrë” dhe godet mjetin e Policisë. Pas goditjes mjeti u fut në Tregun Ushqimor.
26 Nëntor 2024, 19:12 -
5 vite nga tërmeti vendi ende në rindërtim! Janë dorëzuar 11,663 banesa e apartamente, kostoja në buxhet arrin 920 mln euro
Edhe pse sot bëhen 5 vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, rindërtimi i vendit ende vijon. Janë më shumë se 11 mijë familje që kanë marrë çelësat e banesave të reja, ndërkohë që me dhjetëra familje të tjera presin ‘strehim’ në shtëpinë e premtuar në lagjet e reja të rindërtimit në Vorë dhe Tiranë.
26 Nëntor 2024, 16:39 -
Shumë të ardhura pak shpenzime! Suficiti arrin në 720 mln euro, në 10 muaj u mblodhën 5.8 mld euro! U shpenzuan 5.1 mld euro
Po mblidhen miliona euro më shumë se pritshmëritë nga tatimet dhe taksat, por nuk po shpenzohen me të njëjtin ritëm. Shifrat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se suficiti në 10 mujorin e këtij viti arriti në 720 milionë euro. Në raport me vitin e kaluar suficiti u rrit me 240 milionë euro.
26 Nëntor 2024, 16:22 -
-
-
-
Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili”: Një Udhëtim Artistik Pa Kufij
Ky festival, i cili mban emrin e fotografit të famshëm shqiptar Gjon Mili, është një festë e artit video që sfidon kufijtë e zakonshëm të kreativitetit dhe shprehjes artistike, duke përqafuar diversitetin kulturor dhe inovacionin.
26 Nëntor 2024, 11:12 -
Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin
Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ka lëshuar 21 masa sigurie, ditën e djeshme (25 Nëntor), në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, ku përfshihen anëtarët e grupi krimal, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
26 Nëntor 2024, 10:29 -
Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje
Kampionia shqiptare e atletikës, Luiza Gega i ka dalë kundër Izmir Smajlajt, duke e sulmuar këtë të fundit në prag të Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Atletikës. Gega flet për manipulime, intriga dhe paligjshmëri.
26 Nëntor 2024, 08:42 -
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
Komisioni Parlamentar i Ligjeve vendosi të hënën që të pranojë shumicën e kërkesave për shtesë në buxhetin e vitit 2025 të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të pavarura e të krijuara me ligj, si dhe propozoi një zgjidhje për procesin tranzitor të kalimit të funksioneve të vetingut.
26 Nëntor 2024, 07:06