-
-
-
-
-
U kapën në tentativë për të trafikuar rreth 100 kg kanabis, ja cilët janë 2 shqiptarët e arrestuar në Igumenicë (EMRAT)
Sipas mediave në pranga kanë rënë Aristidhi Lulëzim Dalipi, 24 vjeç, me kombësi shqiptare dhe shtetësi greke i cili drejtonte automjetin që u përplas me një tjetër makinë të parkuar si dhe pasagjeri Amarildo Jakup Omeri, 35 vjeç nga Fieri.
3 Mars 2024, 11:15 -
-
Si në filma, trafikantët aksidentohen teksa ndiqeshin nga agjentët e antidrogës, kapen rreth 100 kg drogë
Një ndjekje si nëpër filma ndaj trafikantëve të drogës ka ndodhur mesditën e së shtunës, në Mazarakia të Igumenicës, duke përfunduar në përplasjen e dy automjeteve, arrestimin e dy personave, mes tyre një shqiptar, si dhe sekuestrimin e një sasie të madhe kanabisi të përpunuar (çokollatë).
2 Mars 2024, 22:43 -
‘Bashkë, më të fortë’! Begaj i ftoi në Shqipëri për ‘Besëlidhjen’, rrëfehen arbëreshët: Nderojmë figurën e Skënderbeut, statuja e heroit në çdo ‘shtëpi’ tonën!
Me ftesë të presidentit Bajram Begaj, një përfaqësi e komunitetit arbëresh erdhi në Shqipëri për t’iu bashkuar festimeve për 580-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Ata janë mirënjohës për bashkëpunimin në ruajtjen e traditave dhe të gjuhës që trashëgojnë në mbi 5 shekuj.
2 Mars 2024, 20:29 -
-
-
-
-
-
Rama inspekton Automotoparkun në Elbasan: Të jetë gati në 2027
Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të Automotoparkut në Elbasan, shprehu ambicien që gara e parë e cirkuitit “Formula Uno”, të jetë gati në 2027. Ai kërkoi intensitet të punimeve, por edhe kujdes nga ana estetike, si një vend që do të presë dhjetëra e mijëra spektatorë.
2 Mars 2024, 14:54 -
-
580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, në kremtime merr pjesë presidenti Begaj dhe një delegacion arbëresh
Në ditën e përkujtimit të 580 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, dhjetëra qytetarë u mblodhën për të përkujtuar këtë ngjarje historike, ndërsa nuk mungoi edhe parada e të rinjve me veshje tradicionale. I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti Bajram Begaj dhe përfaqësues të trevave shqiptare.
2 Mars 2024, 13:02 -
Lufta në Gaza/ Biden shpreson në një armëpushim në fillim të Ramazanit!15 mijë protestues marshojnë në Izrael për lirimin e pengjeve në duart e Hamas!
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se shpreson të shohë një marrëveshje për një armëpushim në Luftën Izrael-Gazë në kohën e fillimit të Ramazanit.
2 Mars 2024, 10:32 -
Konferenca e OKB-së vlerëson si histori suksesi rikuperimin e sistemeve në kohë rekord dhe implementimin e AI në Shqipëri
Në seancën e ditës së dytë të kësaj Konference, ishte e pranishme edhe Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, për të ndarë përvojën e Shqipërisë në përballimin me sukses të sulmit shtetëror kibernetik, i cili synoi të fshinte të gjitha sistemet digjitale në vend.
2 Mars 2024, 10:05 -
10 mijë lekë në muaj, qeveria mbush llogaritë bankare të 300 individëve në Tiranë, Përmet e Peshkopi! Zbulohet projekti pilot për të nxitur pagesat dixhitale
Qeveria do mbushë llogaritë e 100 individëve me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj me qëllim që të këto para ti shpenzojnë në platforma dixhitale.
2 Mars 2024, 09:53 -
Shpërthimi në Lushnjë, Banorët me lot në sy: Si Gërdeci! Mund të kishim vdekur! Dëme të mëdha në disa banesa e biznese! Kërkohet dëmshpërblim
Shpërthimi në Lushnje la pas dy të vdekur, 7 të plagosur dhe dëme të mëdha materiale, si në bizneset e zonës industriale ashtu dhe në banesa. Të tronditur banoret tregojnë pasojat e shpërthimit dhe kërkojnë dëmshpërblim nga shteti.
2 Mars 2024, 09:22 -
Shpërthimi në Lushnjë me 2 të vdekur e 7 të plagosur, dyshohet se bombola me oksigjen ra nga vinçi! Hetohet leja e magazinës nën tensionin e lartë dhe shkelja e sigurisë në punë
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit që shkaktoi 2 të vdekur e 7 të plagosur në magazinën në ndërtim që thuhet se është e deputetit Bujar Çela në Lushnje. Ende s'ka një version zyrtar, por Report Tv mëson se po hetohet shkelja e rregullave në punë, dhe shpërdorimi i detyrës për dhënien e lejes së ndërtimit për magazinë me strukturë metalike, poshtë telave elektrikë të tensionit të lartë. Mes të plagosurve dhe vëllai i nënkryetarit të bashkisë Lushnje.
2 Mars 2024, 09:00