-
Sot Dita e Verës, festohet në të gjithë vendin! Në Elbasan dhe Tiranë organizohen aktivitete të ngjeshura! Rama uron nga 'kryeqyteti i festës'
14 marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit. Një sërë aktivitetesh janë organizuar për të festuar këtë festë në Elbasan, Tiranë, por edhe në qytetet e tjera të vendit.
14 Mars 2023, 07:16 -
VIDEO/ Dalin pamjet e shqiptarit që u rrah nga policët grekë! Motra e tij rrëfen se dëgjoi vëllain duke bërtitur: O ma, më shpëtoi se më vrasin
Këto janë pamjet e rënda nga Greqia, ku i burgosuri shqiptar është torturuar nga 4 policë grekë. Mediat greke kanë treguar pamjet e rënda që duket se është me sy të nxirë ndërsa motra e saj rrëfen se e kanë dhunuar në makinë teksa transferohej.
13 Mars 2023, 22:51 -
'Je shumë e bukur'/ Bëhet virale videoja e Olta Gixharit brenda BBV, ngrihet në këmbë dhe falenderon 'Shoqatën e të Verbërve' (VIDEO)
Banorët e “BBV” kanë marrë mesazhet e fansave të tyre përmes aplikacionit ‘Big Love’. Ajo çka ka rënë në sy është një moment kur Olta Gixhari mori një mesazh që është bërë viral kudo në rrjete sociale.
13 Mars 2023, 21:53 -
Shqipëria drejt plakjes së shpejtë, e katërta në Evropë për normën e ulët të lindshmërisë më 2021, e fundit në rajon
Vit pas viti Shqipëria po përkeqëson treguesit e lindshmërisë në raport me Evropën duke u renditur në krye të vendeve me normën më ulët të lindshmërisë. Sipas një renditje që publikoi Eurostat për vitin 2021, Shqipëria u rendit e katërta në Evropë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua.
13 Mars 2023, 21:37 -
Shkarkimi i Artan Lames nga kreu i Kadastrës, Berisha: Shumë mëkate ka, por nuk firmosi për projektin e Portit të Durrësit
Ish kryeministri, Sali Berisha nga Belshi ka folur edhe për largimin e Artan Lames nga posti i kreut të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, duke thënë se ky i fundit, nuk kishte firmosur për marrëveshjen e Portit të Durrësit, të cilën kreu i Rithemelimit e konsideron vjedhje të tmerrshme.
13 Mars 2023, 19:37 -
-
Albanian ICT Awards hapi Edicionin e 11-të me imazhin e dhjetëra novatorëve dhe yjeve në teknologji
Tema e evenimentit të hapjes së edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards ishte imazhi dhe identiteti i dhjetërave novatorëve, yjeve në ngritje, sipërmarrësve, hakerëve etikë grave dhe vajzave në teknologji dhe akademikëve
13 Mars 2023, 15:30 -
Tulipani shqiptar specie në rrezik! Qeveria shpall monument natyre zonën ku rritet në Kukës
E gjithë zona në Kukës ku rritet tulipani që është specie në rrezik shpallet monument natyre. Këtë e bëri me dije ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro pas mbledhjes me Këshillin e Ministrave. Kumbaro u shpreh se tulipani shqiptar është në listën e kuqe ndaj kanë vendosur që ta mbrojnë.
13 Mars 2023, 14:56 -
‘Muzg’ në Opera, Eno Peçi shtron pyetje mbi identitetin përmes dancit bashkëkohor. Jehona e lahutës ndjell kujtimet, këpucët si simbolikë e rrugëtimit njerëzor
U mbajt këtë të diele në Opera premiera botërore e baletit të Eno Peçit, “Muzgu”. Një kërkim për identitetin dhe kujtimet erdhi në skenë përmes simbolikave e trupës së Teatrit.
13 Mars 2023, 14:20 -
Merr fund debati, qeveria shpall Vjosën Park Kombëtar! Ndalohet çdo veprimtari ekonomike që cenon lumin e fundit të egër në Europë
Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar duke i dhënë fund njëherë e mirë debateve mbi mbrojtjen e këtij lumi, çka do të thotë se në nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa, përfshirë këtu edhe HEC-et që krijuan një debat të madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.
13 Mars 2023, 13:50 -
Llatja në Report Tv: S’jemi xheloz që festohet në Tiranë, por dihet që Elbasani është ‘kryeqyteti i Ditës së Verës’
Në një intervistë për Report Tv, kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledian LLatja tha se në qytet do të ketë shumë organizime, në kuadër të kësaj dite që është simbol për qytetin. Ndryshe nga vitet e tjera, fokusi është vendosur te mbajtja gjallë e traditës.
13 Mars 2023, 13:47 -
Projektiligji/ Ibrahimaj: Punëdhënësit me numër të lartë punonjësish duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ndryshe paguajnë te Fondi i Punësimit
Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në ligjin për nxitjen e punësimit. Kjo VKM e miratuar ditën e sotme detyron të gjitha bizneset private që të punësojnë persona me aftësi të kufizuar.
13 Mars 2023, 13:39 -
-
Tragjedi në Itali, vdesin 2 fëmijë 15-vjeçarë, njëri ishte shqiptar nga Kosova! U përplasën për vdekje nga treni që po ecte me shpejtësi 100 km/h
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali. Dy fëmijë 15 vjeçarë, Ajeti Meriton, shqiptar nga Kosova dhe Manuel Gabriel Tejada Reyes, nga Amerika e Jugut humbën jetën në orët e vona të pasditës të së dielës pasi u përplasën për vdekje nga treni.
13 Mars 2023, 13:11 -
-
-
-
Veliaj prezanton strategjinë për zhvillimin e Tiranës: Kemi transformuar çdo cep, krenar për investimet në arsim! 10 projektet për 5 vitet e ardhshme
Në parkun Olimpik të Tiranës u prezantua sot strategjia e zhvillimit të Tiranës në 5 vitet e ardhshme. Me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe disa prej drejtuesve të sektorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës u ndalën në disa prej fushave më të rëndësishme ku është investuar dhe ku do të fokusohet puna në planin e ri strategjik zhvillimor të kryeqytetit.
13 Mars 2023, 11:34 -
-
Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Sot kufizohet qarkullimi te sheshi 'Nënë Tereza'! Ja si do të lëvizin mjetet më 14 mars
Sikurse është bërë traditë, Tirana do të festojë Ditën e Verës më 14 mars. Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej orëve të para të mëngjesit të 13 marsit deri në orën 16:00 më 14 mars. Bashkia e Tiranës njofton se ka organizuar një sërë aktivitetesh festive për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës së 14 marsit dhe do të përfundojnë vonë pas mesnatës.
13 Mars 2023, 09:47 -
