-
-
Dita e parë e shkollës, trafiku rëndon për disa orë kryeqytetin! Dyfish më shumë makina në qarkullim
Dita e parë e shkollës riktheu trafikun në kryeqytet. Për më shumë se tre orë me radhë Tirana u rendua në të gjitha rrugët, sidomos në akset pranë shkollave. Policia Rrugore dhe Policia bashkiake ishte e pranishme, por situata u qetësua vetëm pasi nxënësit nisën mësimin. Këtë të hënë në Tiranë qarkulluan dyfishi i makinave që lëvizin në ditë të zakonshme.
12 Shtator 2022, 13:54 -
24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha: Ftoj studentët të ngrihen si Lëvizja në vitet ’90! Rudina Hajdari: Ishte model për shoqërinë
Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit dhe Besim Çerja u zhvillua një ceremoni përkujtimore pranë memorialit 'Heroit të Demokracisë', aty ku u pushkatua 24 vite më parë. I pranishëm në homazhe ishte edhe Sali Berisha.
12 Shtator 2022, 12:36 -
-
-
Kongresi Kombëtar i Arsimit! Rama: Gjuha shqipe sot më e rrezikuara, kërcënimi më i madh se asnjëherë! Të mbrohet me provim njësoj si anglishtja
Në ambientet e Pallatit të Kongreseve po mbahet kongresi i arsimit me temë ‘Sfidat e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës drejt integrimit europian’, kryeministri Edi Rama kërkoi që gjuha shqipe të mbrohet me provim në çdo nivel arsimor pasi është e rrezikuar dhe ka kërcënim të madh si asnjëherë më parë.
12 Shtator 2022, 08:30 -
-
-
Sot nisi viti i ri shkollor për 450 mijë nxënës, rreth 29 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës! Trafik i rënduar në Tiranë
Sot nisi viti i ri shkollor për 450 mijë nxënës. Rreth 29 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Që në orët e para të mëngjesit, ka trafik të rënduar në rrugët e Tiranës pasi të gjithë prindërit nxitojnë që të çojnë fëmijët në orar në shkollë. 30 mijë nxënës më pak se një vit më parë.
12 Shtator 2022, 07:22 -
Poliçan/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por i del jashtë kontrollit, ndërron jetë 73-vjeçari nga asfiksia
Një 73-vjeçar ka ndërruar jetën ditën e sotme si pasojë e asfiksimit nga zjarri. Policia njofton se 73-vjeçari gjatë paradites së sotme ka ndezur një zjarr në ullishtën e tij për të djegur mbeturinat.
11 Shtator 2022, 12:55 -
-
Nesër nis viti i ri shkollor, nxënësit e klasave të para do bëjnë Informatikë! Për herë të parë, nis gjimnaz për fëmijët që nuk dëgjojnë! Kushi: Vit të mbarë
Ditën e nesërme nis sezoni i ri shkollor që këtë vit do të vijë me disa risi. Fëmijët e klasave të para, që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës do të mbajnë në duar abetaren e re të unifikuar me Kosovën. Por jo vetëm kaq, nxënësit e klasave të para do të nisin lëndën e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit.
11 Shtator 2022, 10:31 -
Ilir Meta publikon projektin e 'Pyllit Orbital': Shihni si është bërë zona e Liqenit! Rilindja në pushtet do të thotë shkatërrim i gjelbërimit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur këtë të diel me shprehjen e një poeti gjerman, i cili thotë: “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë.”
11 Shtator 2022, 10:25 -
Sulmi kibernetik ndaj TIMS, Kreu i Aviacionit Civil: Në Rinas asnjë fluturim nuk u anulua
Drejtori i Aviacionit Civili, Maksim Et’Hemaj, në një intervistë për Report Tv shpjegon se pavarësisht se sistemi TIMS ra pre e sulmit kibernetik asnjë fluturim deri më tani nuk është anuluar.
10 Shtator 2022, 21:27 -
VIDEO/ Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, lihen në burg babë e bir! Familjarët mblidhen para gjykatës: Të kalben në burg
"Të kalben në burg" kjo ka qenë thirrja e familjarëve të biznesmenit shqiptar Xhani Topalli, i cili u vra në Greqi ndaj autorëve të akuzuar për vrasjen e tij teksa ata kanë mbërritur në gjykatë.
10 Shtator 2022, 16:26 -
Nis fushata arkeologjike në Pogradec, vërtetohet koha e vendbanimit në Neoloitin e Hershëm (VIDEO+FOTO)
Toka nën rrethin e Pogradecit e mbushur me histori! Vetëm pak ditë më parë, gërmimet në afërsi të Linit zbuluan palafitin 7600 vjeçar, ndërsa sot një tjetër grup arkeologësh evidentuan një tjetër vendbanim i cili mendohet se ka pasur një sipërfaqe më shumë se 2 hektarë dhe daton në periudhën e Neolitit të hershëm, më shumë se 8000 vjet më parë.
10 Shtator 2022, 12:27 -
I la babai 32 shtëpi, dyqane e troje, prokurori Arian Përmeti shpëtoi Lul Morinën për pallatin pa leje (që tani u sekuestrua), policia denoncoi biznesmenin
Prokurorët dhe gjyqtarët KÇK po shpëtojnë nga ndëshkimi ligjor oligarkët që kanë ndërtuar pallate dhe komplekse pa leje në Tiranë. Dosja e pallatit të Lul Morinës në duart e prokurorit me pasuri të pazakontë
10 Shtator 2022, 09:14 -
Dje u bë falja e fundit! Xhamia e Plumbit shndërrohet në kantier ndërtimi, nis rikonstruktimi i godinës! Fondet nga Erdogan
Mbrëmjen e djeshme ishte falja e fundit në xhaminë e Plumbit në Shkodër. Kjo sepse xhamia tashmë do të jetë një kantier ndërtimi, ku do i nënshtrohet rikonstruksionit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, teksa e ka cilësuar si një nga objektet më origjinale të arkitekturës islame në botë.
10 Shtator 2022, 08:12 -
-
-
Nisma për riedukimin, të miturit në konflikt me ligjin shkojnë në plazh! Nën masa sigurie argëtohen, përgatisin ushqime dhe pastrojnë mbetje
Të miturit që janë në konflikt për ligjin ndodheshin sot për një ditë në plazh në kuadër të nismës së riedukimit. Në praninë e policisë së burgjeve kanë kaluar një ditë ndryshe nën rrezet e diellit.
9 Shtator 2022, 21:43
