-
Nuk ndalen çmimet, 1 kg spinaq shkon në 250 lekë! Dikush merr perimet e hedhura në kosh, qytetarët: S'kemi lekë të blejmë! Tregtarët: Puna ka rënë në zero
Çmimet e papërballueshme të ushqimeve kanë ulur shitjet nëpër tregjet e vendit. Qytetarët thonë se në vlera të tilla nuk kanë para për të blerë, kurse tregtarët e shohin vitin 2022 të zymtë.
13 Janar 2022, 16:15 -
-
Diktatura e futbollit, centralizimi i votës së FSHF “betonizon” pozitat e Armand Dukës
Njëzet vite në krye të futbollit shqiptar, pesë mandate të fituara dhe kandidat për të gjashtin për të ruajtur “mbretërimin” e tij në FSHF, Armand Duka ka ndryshuar sistemin, duke centralizuar votën. 20 klube humbën të drejtën e votës në vendimmarrje dhe votat e tyre iu transferuan Shoqatave Rajonale të Futbollit, organizma në varësi direkte të Federatës. Në këtë mënyrë, Armand Duka po shtron rrugën drejt fitores për herë të gjashtë në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, që do të mbahet në periudhën mes shkurtit ose marsit të vitit 2022.
13 Janar 2022, 13:55 -
Polonia paralajmëron: Në Evropë rreziku për një luftë është më i madhi në 30 vite
Evropa është më afër luftës sesa ka qenë më parë në këto 30 vjet. Paralajmërimi është bërë nga ministri i Jashtëm i Polonisë. Duke iu drejtuar të dërguarve nga 57 anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Zbignieë Rau nuk përmendi Rusinë, por renditi një varg konfliktesh në të cilat pretendohet përfshirja e Moskës.
13 Janar 2022, 12:59 -
Rritja e çmimeve, Braçe: E marrin domaten me 50 lekë/kg dhe e sheshin 150 lekë! Qeveria të ndalë grabitjen e qytetarëve
Deputeti socialist, Erion Braçe është shprehur i revoltuar për rritjen e çmimeve të ushqimeve, duke thënë se paratë nuk i marrin bujqit dhe fshatarët, por tregtarët.
13 Janar 2022, 11:45 -
-
Dhuna e 8 janarit në PD, Berisha gati 3 orë në Prokurori: Këtu më solli Rama, Basha i lidhur me vrasës dhe fondamentalistë! Armët nga selia i nxorri me makinën e tij
Rreth 3 orë ka qëndruar në Prokurorinë e Tiranës Sali Berisha për të dëshmuar mbi 3 orët e sulmit të 8 janarit në selinë e PD, kur mbështetës të tij shqyen dyer e dritare dhe u futen me dhunë në parti deri në ndërhyrjen e policisë.
13 Janar 2022, 08:16 -
Dokumenti 'tepër sekret', si përgjohej ish- i dënuari politik që u lidh me lëvizjen anti-komuniste: Të nxirren të gjitha lidhjet shoqërore, elementi anti-parti...
Është publikuar një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës.
13 Janar 2022, 07:51 -
-
-
Policia e Pogradecit të rreh e ‘të jep kafe’! Efektivët i nxjerrin shpatullën qytetarit dhe i kërkojnë të mos flasë
Qytetari Elton Muço thotë për mikrofonin e Stop se ka qenë në një festë të organizuar nga Bashkia e Pogradecit në ambient publik, kur disa punonjës policie pasi e vëzhgojnë disa herë, i kërkojnë që të shkojë me ta dhe të futet në furgonin e policisë
12 Janar 2022, 22:53 -
Beqiri në ‘Repolitix’: Escobar tregoi se veprimet e Berishës ishin banditeske! Elezi: Kim po përdor Bashën për të zhbërë Berishën, lëvizje pa kokë! Topollaj: SHBA-të mbështesin kreun e PD
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi, deklaroi se ambasadorja Yuri Kim po përdor Bashën për të zhbërë Berishën, ndërsa e quajti një lëvizje pa kokë. Avokati Idajet Beqiri theksoi se deklarata e Escobar, tregon qartë se veprimet e Berishës dhe grupit të tij janë banditeske, veprime rruge dhe të papranueshme.
12 Janar 2022, 22:20 -
Asnjë përparim mbi Ukrainën, NATO dhe Rusia bien dakord për bisedime të tjera
Kreu i aleancës atlantike tha sot në Bruksel se dallimet mes Rusisë dhe NATO-s lidhur me Ukrainën do të jenë të vështira për t'u kapërcyer. Ai i bëri komentet pas rreth katër orë bisedimesh në kuadër të këshillit NATO-Rusi, ku Moska këmbënguli në ato që i quan garanci sigurie nga Perëndimi.
12 Janar 2022, 20:03 -
Kush ishin 8 spiunët e Rusisë, që u shtirën si diplomatë në NATO
Një nënkolonel me lidhje të nivelit të lartë në Kremlin, një agjent i shërbimit kundër-inteligjent, dhe një specialist i të dhënave të mëdha (Big Data), identitetet e 8 rusëve të dëbuar së fundmi nga selia e NATO-s në Bruksel, na japin disa nga arsyet se pse Moska reagoi kaq ashpër dhe shpjegojnë se çfarë po bënin atje operativët e saj
12 Janar 2022, 20:00 -
1,905 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 16,507 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 17 prej të cilëve në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 16,507 raste aktive me COVID.
12 Janar 2022, 18:20 -
Gazment Bardhi i ‘kopjon’ targën dhe llojin e makinës Lulzim Bashës
Zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike, duket se kanë një preferencë me makinat gjermane e kryesisht me ato të tipit ‘Mercedes Benz’. Kryetari i Partisë Demokratike ka përdorur një makinë tip ‘Mercedes Benz’ me targa “AA 111 EN”. Por siç duket një mjet të tillë e madje me targë pothuajse të ngjashme po përdor edhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Gazment Bardhi
12 Janar 2022, 16:59 -
Mori pjesë në një festë kur vendi ishte në izolim për shkak të COVID, Boris Johnson kërkon falje: Ka gjëra që nuk i bëmë siç duhet
Kryeministri britanik është vënë me shpatulla pas muri nga deputetët për një festë në oborrin e Downing Street në vitin 2020 gjatë një mbylljeje për shkak të COVID-it. Deputetët e opozitës kërkuan dorëheqjen e tij.
12 Janar 2022, 16:45 -
-
Tensionet Rusi-Ukrainë, a do mundet 'Dhelpra e Argjendtë' të bind Putin për arritjen e një marrëveshje?
Wendy Sherman, një nga diplomatet më të fuqishme në botë, e cila njihet edhe me nofkën “Dhelpra e Argjendtë” do të jetë pjesë e bisedimeve SHBA-RUSI për tensionet e në Ukrainë.
12 Janar 2022, 14:49 -
Frrok Çupi: Një atdhe që shpëton tri herë nga një 'atdhetas'
Ndoshta po mendon se gabova me fjalën ‘atdhetas’?… Jo. Fjalën e mirë ‘atdhetar’ e kanë zënë prej shekujsh, nuk kam si e përdor në këtë rast. Një ‘atdhetas’ që e ka çuar atdheun deri në pikën e vdekjes disa herë, nuk mund të quhet atdhetar.
12 Janar 2022, 13:21 -
VIDEO/ PD nxjerr pamjet e ‘kokës së dashit’ dhe emrat që shqyen dyert: Skema e sulmit të 8 janarit, mercenarët u drejtuan nga Noka! Banda kriminale e Berishës bëri gjithçka për të goditur demokratët
Partia Demokratike ka publikuar sot një video ku denoncon me pamje dhe me emra atë që ajo e quan si 'skema e sulmit dhe dhunës së organizuar'. Sipas PD gjithçka ishte e planifikuar me detaje nga banda kriminale e Sali Berishës.
12 Janar 2022, 10:12
