-
-
Durrsaku ekzekutohet në një lokal në Ekuador nga 2 persona, ndaj tij qëllohet mbi 20 herë! Autorët i shkuan me buqetë me lule! VIDEO nga vendngjarja, shkak prishja e pazareve të drogës
Ergys Dashi, 34 vjeç, nga Durrësi, është ekzekutuar teksa ndodhej i ulur brenda në lokal në Ekuador duke gjetur vdekjen e menjëhershme. 34-vjeçari ishte me precedent penal, ku ishte i arrestuar në 2014 për trafik droge në Itali.
23 Janar 2022, 16:40 -
Numri i degëve të bankave po rritet për herë të parë që nga viti 2012
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator numri i degëve arriti në 415, nga 413 që kishte qenë në fillim të vitit. Megjithëse me një rritje të lehtë, kjo është hera e parë prej vitit 2012 që numri i degëve bankare po rritet
23 Janar 2022, 07:35 -
Blinken autorizon vendet baltike të dërgojnë armatime në Ukrainë: Të mbrohen nga Rusia e papërgjegjshme
Miratimi nga ana e Blinken për dërgesat e armëve erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, nuk arritën ndonjë përparim në lidhur me Ukrainën në takimin e nivelit të lartë, përveç premtimit se do të vazhdojnë bisedimet.
22 Janar 2022, 21:22 -
-
-
SHBA/ Joe Biden, konsultime me ekipin e sigurisë kombëtare lidhur me krizën mbi Ukrainën
Presidenti Biden ka shkuar në Camp David, një vendpushim presidencial në shtetin e Merilendit ku do të kalojë fundjavën duke diskutuar me këshilltarët e sigurisë kombëtare, për të përcaktuar hapat e ardhshëm për krizën mbi Ukrainën.
22 Janar 2022, 15:43 -
Kromi, komuniteti dhe politika
Kaloi në qetësi lajmi i ndërrimit të pronësisë së AlbChrome, operatorit ekonomik më të madh shqiptar në sektorin minerar dhe të përpunimit të minerale, nga Grupi Balfin i Samir Manes te konglomerati turk Yildirim. Mbase ka qenë strategji e mirë menduar nga drejtuesit e komunikimit të kompanive që ishin palë e transaksionit më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare të këtyre viteve të fundit. Mbase zhurmuesit e përhershëm me objektiva politikë kanë mbaruar misionin e tyre dhe s’i ka mbetur më asgjë të thonë se s’kanë më as besimin që duhet.
22 Janar 2022, 14:19 -
-
Speciale/ (Pa)Drejtësia e 21 janarit, gjithçka ndodhi orë pas ore ditën e krimit të madh shtetëror dhe 11 vitet më pas
Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara kryeministrisë humbën jetën Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Report Tv sjell kronologjinë e ngjarjeve të 11 viteve të fundit. Pse nuk është bërë ende drejtësi? Familjarët vazhdojnë kërkojnë të vërtetën e vrasjes së të afërmëve të tyre.
22 Janar 2022, 12:44 -
VIDEO/ Temperatura ekstrem të ulëta, rruga e Qafshtamës mbuluar nga akulli dhe shenjat e makinave që kanë rrëshqitur! Bashkia e Krujës s'merr masa për hedhjen e kripës
E gjithë rruga e Qafshtamës është e mbuluar nga akulli, teksa duken qartë edhe shenjat e gomave që kanë lënë automjetet që kanë rrëshqitur, në përpjekje për të ecur mbi këtë rrugë.
22 Janar 2022, 12:09 -
Ceremonia, merr detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare, Imzot Arjan Dodaj! Të pranishëm Rama, Meta e Basha dhe drejtuesit e komuniteteve fetare (VIDEO)
Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare Imzot Arjan Dodaj ka marrë sot detyrën. Ceremonia po zhvillohet te Katedralja e Shën Palit, Tiranë, ndërsa të pranishëm janë drejtuesit e komuniteteve shqiptare.
22 Janar 2022, 10:15 -
Shtetet e Bashkuara pezullojnë 44 fluturime të linjave ajrore kineze
Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi u vendos si një përgjigje ndaj vendimit të qeverisë kineze për të pezulluar disa linja ajrore amerikane për shkak të shqetësimeve për COVID-19.
22 Janar 2022, 08:35 -
Sot temperaturat shkojnë deri në -10 gradë, i gjithë vendi në mot ekstrem! Ministria e Mbrojtjes: Rruga e Arbrit, e kalueshme me zinxhir! Ja zonat problematike
Vendi është 'pushtuar' nga një valë ekstreme e të ftohtit. Temperaturat minimale pritet të shkojnë deri -10 gradë, ndërsa ato maksimale nuk do t'i kalojnë 9 gradë. Veç temperaturave shumë të ulëta, pritet të fryjë edhe erë deri me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior-verilindor.
22 Janar 2022, 07:22 -
-
NATO hedh poshtë kërkesën e Rusisë për të tërhequr forcat nga Rumania dhe Bullgaria
NATO-ja hodhi poshtë të premten kërkesat ruse për të tërhequr forcat e saj nga Rumania dhe Bullgaria ndërsa vazhdonin përpjekjet diplomatike për të parandaluar një luftë në Evropë në kushtet kur Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës.
22 Janar 2022, 01:23 -
-
Moti i keq/ Balluku-qytetarëve: Të gjitha akset do të jenë të kalueshme! 5 ditët e ardhshme mos dilni për turizëm, temperaturat do të jenë ekstreme! Kurseni energjinë
Udhëtimet në vendet me dëborë në 5 vitet e ardhshme nuk janë të këshillueshme për shkak të temperaturave të ulta. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku kërkoj të tregohet kujdes nga shoferët dhe të përdoren zinxhir, ndërsa apeloj edhe për kursim të energjisë elektrike.
21 Janar 2022, 18:55 -
Vdekja e foshnjës në Elbasan, Report Tv siguron ekskluzivisht dosjen hetimore! Mjeku i dha antibiotik: Nuk i pashë të arsyeshme ekzaminime të tjera! Nëna e fëmijës: Kishte vetëm mungesë oreksi
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e hetimeve që ka kryer për vdekjen e foshnjës Ajsi Islami, për të cilën po hetohet për mjekim të pakujdesshëm, mjeku pediatër Gentian Alla. Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se prindërit e kanë dërguar fëmijën në spitalin e Elbasanit më datë 16 janar, pasi kishte tre ditë që nuk ushqehej mirë. Mjeku nuk e pa të arsyeshme t'i bëhej test COVID, as analiza!
21 Janar 2022, 17:03 -
Për Dibrën, përtej politikës
Për Dibrën flitet shumë pak në media, në Parlament, në televizione, edhe pse personazhet më të rëndësishëm të Shtetit shqiptar janë nga Dibra ose nga Qarku i Dibrës, ngjarjet më të rëndësishme të historisë tonë Kombëtare kanë ndodhur në Dibër, ose kanë pasur për protagonist dibranët.
21 Janar 2022, 15:34 -
