-
-
-
Partisë Demokratike i pikon çatia dhe fajin e kërkon te komshia
Filozofia që ka funksionuar te liderët e Partisë Demokratike gjatë këtyre 30 viteve të ashtuquajtura demokraci, ka qenë dhe mbetet: se humbjet, dështimet dhe largimet e figurave kryesore nga kjo forcë politike i ka parë jo si përgjegjësi, dobësi dhe papjekuri të vetat, por si një padrejtësi që i bëhet nga Partia Socialiste
22 Gusht 2021, 15:41 -
-
Radhë kilometrike mjetesh në segmentin Morinë-Kukës, pushuesit nga Kosova shmangin masat anti-Covid dhe i drejtohen bregdetit shqiptar
Shkaku kryesor i dyndjes së mjeteve është se Kosova nga 20 gushti ka nisur aplikimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së variantit të ri Delta, dhe në këtë mënyrë qytetarët po shfrytëzojnë vendin tonë për të pushuar. Arsye të tjera të këtij fluksi janë edhe 10 ditëshi i fundit i sezonit turistik
22 Gusht 2021, 08:30 -
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, sot dita kulminante! Trafik i rënduar, mijëra besimtarë ngjiten në Teqenë e Kulmakut! Baba Mondi: Situata në Kabul të na bëjë të reflektojmë
Mijëra qytetarë nga e gjithë bota ditën e sotme bëhen pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit. Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi. Çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota.
22 Gusht 2021, 07:19 -
-
-
-
Afganë në Qytetin Studenti? Lajmi 'fake' që qarkulloi në portale, janë emigrantë nga Bangladeshi! Për nesër të planifikuara dy fluturime Kabul-Tiranë, por s’janë të sigurta
Një foto e disa qytetarëve nga Bangladeshi e shkrepur pranë godinave të Qytetit Studenti është shpërndarë menjëherë në disa portale, ku shkruhet se ata janë afganë. Për ditën e nesërme janë planifikuar 2 fluturime Kabul-Tiranë, por asgjë s'është e sigurt për shkak të tensioneve të krijuara nga talebanët
21 Gusht 2021, 19:40 -
Spitali memorial i Fierit 100 operacione me sukses në 3 muaj! Pacientja: Falë doktorit jam gjallë
Kronika në vijim na sjell një panoramë brenda spitalit memorial të Fierit, aty ku me bashkëpunimin e mjekëve shqiptarë dhe turq janë kryer në vetëm 3 muaj nga hapja, disa operacione të suksesshme.
21 Gusht 2021, 15:46 -
Haiti, situata në vend tejet e rëndë, spitale të tejmbushura! Vendi vuan mungesë në ushqime dhe produkte higjene
Në Haiti pas tërmetit që i mori jetën më shumë se 2000 personave dhe që la qindra të pastrehë, gjendja vazhdon të jetë e rëndë, ende nën rrënoja gjenden trupa e të paktën 300 viktimave, ndërkohë që reshtjet nuk kanë të ndalur.
21 Gusht 2021, 14:55 -
-
-
2 misione në Afganistan, ish-oficeri i forcave speciale Denis Deliu: Si u vra nga talebanët kapiten Feti Vogli, u infiltruan brenda nesh! Mbështes strehimin e afganëve, na ndihmuan
Për ish-oficerin e forcave speciale të FA, Denis Deliu, i cili ka shërbyer dy misione në Afganistan, marrja e pushtet nga talebanët pas 20 vitesh është e trishtë, pasi aty u derdh gjak dhe u hodhën shumë para që Afganistani të ishte një vend më i mirë larg grupeve terroriste. Në një intervistë për Report Tv, Deliu u shpreh se pritja e afganëve në vendin tonë është gjëja e duhur për të bërë për një popull në nevojë, pasi para disa vitesh ishin shqiptarët si afganët.
21 Gusht 2021, 12:10 -
Shqiptarët e Afganistanit, sykaltërit që jetojnë në male, mes këngëve dhe valleve tradicionale! Historia e pashkruar 2300 vjeçare
Në një cep tjetër të botës, mijëra kilometra larg, ekziston një popullsi që ka mbajtur gjallë karakteristikat, gjuhën dhe zakonet pellazge dhe ilire. Ata janë vendosur për mijëra vite në rajonin Indokinë në Qafiristan (sot Nuristan), një vend ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina dhe Taxhikistani. Për shkak se ishte një vend i fshehtë për mijëra vjet, ata kanë mbajtur gjallë tiparet popullore, gjuhën dhe zakonet arbëreshe-pellazge-iliro-shqiptare, por sot, pasi talebanët morën në dorë Afganistanin, edhe traditat e kultura e tyre rrezikohet.
21 Gusht 2021, 11:09 -
Shpërndanin kokainë e kanabis tek ish-Parku, Yzberisht e Kombinat, SHÇBA publikon pamjet e operacionit, kontrolle me qen nëpër banesa! Efektivi i RENEA-s 'koka' e grupit
Tre persona kanë rënë në pranga, mes tyre një anëtar i forcave speciale RENEA. Grupi kriminal i udhëhequr nga Real Luli shpërndante lëndë narkotike në disa zona të Tiranës. Pas kontrolleve në banesa janë sekuestruar kokainë, kanabis, vlera monetare dhe armë.
21 Gusht 2021, 09:48 -
Njerëz dhe fate
Një bebe nga Kosova që kalonte mes telave me gjemba në kufirin mes tmerrit të luftës dirigjuar nga Sllobodan Millosheviçi drejt atdheut mëmë Shqipëri në zonën e Kukësit. Ngjarja e ndodhur më 3 maj 1999. Foto 2, sjell nga trishtimi i të gjallëve në Afganistan, pas murit e telave me gjemba qëndrojnë ushtarët që për 2 dekada nuk mundën dot të ç'farosnin talebanizmin. Përtej murit njerëz të dëshpëruar ose më keq. Ata janë pa motiv e dëshirë për të jetuar në vendlindje.
20 Gusht 2021, 18:11 -
-
‘Së bashku mposhtim COVID’ Blinken: SHBA i dhuron Kosovës 500.000 doza Pfizer! Dhurata përfaqëson lidhjet e palëkundura mes njerëzve tanë
SHBA do t’i dhurojë Kosovës 500,000 doza vaksinash Pfizer. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken thotë se tashmë me këto doza është afruar me 20% qëllimi i vaksinimit. Blinken nënvizon se kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëknudura midis njerëzve të dy vendeve
20 Gusht 2021, 17:06 -
Speciale/ Thesaret e pa treguara të Durrësit! Nga mozaikët 3 000 vjeçarë të mbuluar me rërë tek reliket me motive erotike nëpër magazina
Durrësi, qyteti më i rëndësishëm ilir ka trashëguar vlera të së kaluarës, si Amfiteatri, Rrethoja Bizantine, Torra Veneciane, muri rrethues i Kalasë, por ka pësuar edhe deformime jo vetëm nga tërmeti por dhe nga dora e njeriut. Gjithashtu në Durrës fshihen thesare arkeologjike që mbahen larg syve të vizitorëve, duke mos u bërë pjesë të sajteve turistike historike. Shpresojmë që një ditë, Instituti i Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore të vihet në lëvizje dhe antikat e fshehura të fillojnë të flasin.
20 Gusht 2021, 14:37
