-
3 të arrestuar në Durrës, në makinë iu gjetën 3.4 kg lëndë eksplozive tritol dhe C-4, armë, granata dhe municione (VIDEO)
Tre persona janë arrestuar nga policia në Durrës që ushtronin veprimtari kriminale, ndërkohë që janë sekuestruar 4.6 kg lëndë eksplozive tritol dhe C-4, një kallashnikov, municion luftarak, granata dore dhe kapsolla detonatore. Report Tv mëson se personat e arrestuar gjatë operacionit të koduar "Binomi" janë Barim Flora, Ardjan Gjoka dhe Jemin Flora.
1 Qershor 2021, 15:43 -
Basha nga Lushnja sulmon kritikët: Bukëshkalë që i shërbejnë qëllimit të Ramës për të na përçarë prej 4 vitesh, vazhdon edhe sot (VIDEO)
Nga Lushnja, ku zhvilloi një bashkëbisedim me demokratët e këtij qyteti në kuadër të garës për kryetar të PD-së, Lulzim Basha e konsideroi Kryeministrin Rama si personin që 'vodhi shpresën e shqiptarëve', duke garantuar që nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me të.
1 Qershor 2021, 15:24 -
Javën e ardhshme nis shembja e ndërtimeve pa leje në bregdet! Rama paralajmëron: Filloni prishini vetë dhe lexoni ligjin! Do vuani pasojat
Javën e ardhshme do të nisë shembja e ndërtimeve pa leje në bregdet. Kryeministri Edi Rama u ka lënë afat pronarëve të këtyre objekteve 5 ditë kohë, deri të hënë, që t'i shembin vetë, pasi në të kundërtën, pasojat do të jetë të rënda. Paralajmërimi shkon për të gjithë, që nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe shefat e policisë.
1 Qershor 2021, 14:31 -
-
E gjithë vëmendja në Shkodër, Vlorë e Elbasan por 'habit' Prokurori i Përgjithshëm: Gjirokastra, qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020
Gjirokastra është qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020 ndërsa Dibra qarku me krim më të ulët. Kjo e llogaritur për 100 mijë banorë. Deklarata është bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në raportimin në Komisionin e Ligjeve situatën e kriminalitetit për vitin 2020. Çela nënvizoi se Gjirokastra pati një rritje me 15%.
1 Qershor 2021, 12:40 -
-
Buzëqeshje pa maskë, recitime e muzikë, fëmijët i gëzohen 1 qershorit! Koncert te Teatri i Kukullave (VIDEO)
Të gjithë gëzojnë sot! 1 qershori është festa e fëmijëve, por një buzëqeshje është "veshur" në fytyrën e të gjithëve, nënave, baballarëve dhe gjyshërve që sot këtë ditë do ua dedikojnë vetëm atyre, duke lënë pas rutinën e përditshme.
1 Qershor 2021, 11:40 -
U kapën nga Xhelal Mziu dhe militantë të PD me lekë dhe fletë votimi në makinë, lihen në burg nga apeli i GJKKO dy të rinjtë, eksponentë të LSI në Dibër
Janë lënë në burg nga apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dy të rinjtë, Denis Xholi dhe Albjon Çeku, të cilët u kapën gjatë fushatës zgjedhore me lekë dhe fletë votimi në makinë.
1 Qershor 2021, 10:26 -
'Kush s'kërcen nuk është shkodran ohej', Shkodra 'pa gjumë', tifozët presin heronjtë e Vllaznisë në mesnatë (VIDEO)
Ndonëse mbërritja e ekipit ka qenë pas mesnate, rreth orën 01:00, kjo nuk i ka penguar tifozët shkodranë që të dalin t'i presin në qendër të qytetit, me duartrokitje, brohorima dhe thirrjet 'Kush s'kërcen nuk shkodran ohej'.
1 Qershor 2021, 08:51 -
Mishërim i ëndrrës amerikane/ Rrugëtimi i shqiptaro-amerikanit, iku 17 vjeç nga vendlindja, sot gëzon mandatin e dytë në Dhomën e Përfaqësuesve
Shqiptaro-amerikani Ardian Zika u largua nga Kosova në moshën 17 vjeçare në kërkim të një jete më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 21 vite më vonë, më 2018, ai fitoi mandatin e tij të parë si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në shtetin e Floridës, ndërsa tani gëzon mandatin e tij të dytë në këtë detyrë.
1 Qershor 2021, 08:20 -
Çollaku mbron vendimin për djegien e mandateve, kritikon Bashën për listat e 2017: Lejoi të futen njerëz që PD u shërbente si marketing
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se vendimi për djegien e mandateve ishte lëvizja më ekstreme paqësore që u ndërmor dhe se ishte rruga e vetme që i kishte mbetur. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Çollaku tha se askush nga ato që kritikon Bashën sot nuk kundërshtoi vendimet ekstreme të PD-së, siç ishte djegia e mandateve apo mos hyrja në zgjedhjet lokale dhe pothuajse sipas tij ishin të gjithë unanimisht dakord.
31 Maj 2021, 23:01 -
-
-
Shqiptaro-amerikani i parë nga Kosova bëhet pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve të Floridës! Rrugëtimi i Ardian Zikës, mishërim i ëndrrës amerikane
Shqiptaro-amerikani Ardian Zika u largua nga Kosova në moshën 17 vjeçare në kërkim të një jete më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 21 vite më vonë, më 2018, ai fitoi mandatin e tij të parë si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në shtetin e Floridës, ndërsa tani gëzon mandatin e tij të dytë në këtë detyrë. Në një intervistë zoti Zika thotë se arsyeja që e nxiti të futet në politikë është që të sigurohet se edhe gjeneratat e reja gëzojnë mundësitë që ai i gjeti në ShBA
31 Maj 2021, 20:12 -
SHBA e shpalli 'non grata', Basha në vendlindjen e Berishës, kërkon votat e demokratëve duke i thurur lavde ish-kryeministrit: Të gjitha arritjet e mëdha në vend mbajnë vulën e tij
Nga Tropoja, Lulzim Basha i doli në mbrojtje Sali Berishës duke thënë se të gjitha arritjet e Shqipërisë kanë vulën e tij. Pa program, me disa humbje në kurriz të tij dhe me shumë demokratë të zhgënjyer kundrejt vendimeve të marra në krye të PD, Lulzim Basha vijon të këmbëngul para demokratëve se ai është i duhuri për drejtimin e PD dhe se partinë po tentojnë ta përçajnë me diversionet që po bëhen nga kundërshtari.
31 Maj 2021, 20:00 -
Harxhi nga Kukësi: Nëse PD vijon me këtë rrugë do përfundojë si LDK e Kosovës! Rama rrëzohet vetëm me votë dhe duke mos braktisur institucionet
Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi tha se qëllimi i saj është që të hap partitë, të rikthejë konkurrencën dhe garën brenda saj, pasi në të kundërt nëse vijohet me këto rrugë që ka nisur kreu aktual i saj Lulzim Basha, PD do të përfundojë si LDK në Kosovë. Mënyrën e vetme për rrëzimin e Edi Ramës, Harxhi tha se është përmes institucioneve dhe votës.
31 Maj 2021, 19:19 -
Fatbardh Kadilli takim me demokratët e degës 9 në Tiranë: Basha e ka provuar që s’fiton dot asnjë garë! Ta kthejmë PD në një parti të hapur
Për Kadillin Basha e ja provuar se nuk mund të fitojë asnjë garë dhe se kryeministri Edi Rama e ka mundur ‘sa herë ka pasur qejf’. Ai shtoi se programi i tij synon hapjen e partisë që të mos shihet si pronë e kryetarit, por e demokratëve.
31 Maj 2021, 18:39 -
Digjet një makinë në parkingun e një pallati në Tiranë, policia evakuoi banorët! Zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët (VIDEO)
Flakët dhe tymi në parkingun e një pallati në lagjen “Dritan Hoxha” në Tiranë alarmuan banorët, ndërsa mësohet se situata tashmë është nën kontroll. Bëhet me dije se ka qenë një automjet që është djegur
31 Maj 2021, 18:09 -
Peleshi takon studentët e Akademisë së FA: Do pajisen me dy diploma! Prioritet modernizimi sipas modeleve më të mira amerikan e evropiane (FOTO)
Ministri Niko Peleshi thotë se prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë modernizimi kësaj akademie sipas modeleve më të mira amerikane dhe evropiane. Ai shton se viti i ri akademik do të fillojë me disa bashkëpunime të rëndësishme të cilat do u mundësojnë studentëve të rinj pajisjen me dopio diplome, pra bashkë me diplomimin ushtarak ata do të kenë edhe një formim në një degë tjetër civile.
31 Maj 2021, 17:43 -
Nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid! Alimehmeti për Report Tv: Vera do jetë e qetë, vjeshta ka tendencë për rritje (VIDEO)
Nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid. Epidemiologu Ilir Alimehmeti është i mendimit se qytetarët duhet të lejohen të lëvizin edhe përtej orës 23.00 të mbrëmjes, ndërsa beson se vera do të ruaj nivele të qëndrueshme infektimi me covid, që sipas tij priten të rriten në vjeshtë.
31 Maj 2021, 17:22 -
