-
Sherri me grushte dje në KZAZ 30 në Tiranë, procedohen dy vëzhgues të PD dhe një i PS, Policia: U zunë për radhën e qëndrimit para monitorëve të numërimit të votave (VIDEO)
Tre vëzhgues janë proceduar penalisht sot në Tiranë, në lidhje me sherrin që u regjistrua mbrëmë në KZAZ 30 tek shkolla “1 Maji”, ku për pasojë u ndërpre edhe numërimi për disa minuta. Sherri mes tyre, sipas policisë, ka nisur për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.
27 Prill 2021, 10:58 -
Gjiknuri: Vlora e mbajti fjalën, le ta mbajë edhe Ilir Meta duke dhënë dorëheqjen! Me sulmet e padrejta na energjizoi më shumë dhe i humbi mandatin dhe LSI-së (VIDEO)
Partia Socialiste e fitoi Vlorën me 8 mandate, kundrejt 4 të Partisë Demokratike. Përmes një konference për shtyp nga Vlora Gjiknuri falënderoi mbështetësit por pati një mesazh edhe për Metën.
27 Prill 2021, 10:35 -
Rama në fjalimin e fitores: Basha prano humbjen me dinjitet, bëre sa munde! PD skuadër e mirë, shtrijmë dorën e bashkëpunimit me këdo që do ju drejtojë 4 vitet e ardhshme! (Shmang LSI-në)
Fjalimi i fitores së Edi Ramës, si kryeministri i parë në histori që fitoi 3 mandate radhazi, kishte një fokus kryesor, atë të zhdukjes së ndasive politike mes socialistëve dhe demokratëve në emër të gjithë shqiptarëve! Për këtë, ai tha se do të jetë kryeministri i të gjithë shqiptarëve dhe i shtriu dorën e bashkëpunimin PD-së, pa përmendur në asnjë moment LSI. Në kundërshtim nga Basha, Rama vlerësoi maksimalisht kundërshtarin. Ai pati një ftesë për kryedemokratin, që të pranonte me dinjitet humbjen, pasi “bëri sa mundej”.
27 Prill 2021, 10:11 -
-
Shifra rekord votash të pavlefshme! Dhjetëra mijëra shqiptarë kanë votuar partinë dhe kandidatin e partisë tjetër
Me këtë trend në këto zgjedhje parlamentare mund të pritet që të regjistrohet një shifër shqetësuese që i kalon 80 mijë vota të pavlefshme gjithsej, një përqindje shumë e rëndësishme kjo parë në totalin e të gjithë votave të hedhura në kuti.
26 Prill 2021, 18:06 -
Nis stërvitja më e madh ushtarake në historinë e Shqipërisë, Yuri Kim: Në Durrës ka mbërritur anija e parë me pajisjet ushtarake
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim njofton se sot në Shqipëri ka nisur zyrtarisht stërvitja më e madhe ushtarake nën komandën e SHBA. Mbërrin anija me pajisje ushtarake në Durrës. Do marrin pjesë 3 100 trupa të vendeve anëtare të NATO-s, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë dhe 6 sisteme raketash patriot.
26 Prill 2021, 14:15 -
Kim: Disa parti kanë shpallur fitoren, të presim se ç'thotë populli! Monitoron procesin e numërimit në Elbasan e Tiranë: Policia të garantojë sigurinë e numërimit
Ekipet e vëzhgimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë së bashku me ambasadoren Yuri Kim do të jenë mbrëmjen e sotme kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit të votave. Pasi ka inspektuar qendrat e numërimit në Tiranë, ka shkuar edhe në Elbasan.
26 Prill 2021, 13:11 -
-
-
Rezultati në njësinë 10 në Tiranë, edhe votimi dhe numërimi elektronik konfirmon fitues PS! Xhafaj merr mbi 1/3 e votave të socialistëve, Agron Shehaj votohet më shumë se Basha! Shehi mposht Berishën
Votimi dhe numërimi elektronik në njësinë 10 në Tiranë, konfirmon fituese PS, ashtu siç ka dalë deri tani edhe manualisht në rang qarku të Tiranës duke treguar se ky sistem funksionin me saktësi duke ruajtur integritetin e votës. Vota preferenciale ka nxjerrë në pah që Dashamir Shehi ka mundur liderin historik të PD, Sali Berisha, ndërsa Agron Shehaj mund Bashën. Monika Kryemadhi pëson disfatë të madhe, merr vetëm 81 vota. Fatmir Xhafaj më i votuari i socialistëve.
26 Prill 2021, 08:20 -
Gara mbaron: PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe 3 PSD! Socialistët marrin mandatin e 8-të nga LSI në Durrës për 55 vota
Partia Socialiste është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, duke u bërë partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat. Partia Demokratike nuk ka arritur që të sjellë ndryshimin e premtuar, duke dalë në këto zgjedhje si forcë e dytë. Këto zgjedhje sollën disfatën më të madhe elektorale të LSI-së, e cila është “zhdukur” nga harta elektorale në 9 qarqe të vendit.
25 Prill 2021, 21:36 -
-
Tentoi të shtypë me makinë qytetarët në Sheshin "Skënderbej", i riu hero neutralizon shoferin: Mendova se ishte akt terrorist! Policia: Agresori i droguar
Një incident është regjistruar në Sheshin "Skënderbej" ku një makinë është futur në shesh, ndërsa qytetarët kanë mundur të neutralizojnë shoferin.
25 Prill 2021, 12:38 -
-
-
-
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta demonstron live procesin e votimit hap pas hapi (VIDEO)
Ndërsa të gjithë qytetarët u janë drejtuar qendrave të votimit që në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm për të shprehur vullnetin e tyre për të zgjedhur qeverinë e ardhshme edhe Gazetari i Report Tv Arsen Rusta demonstron live procesin hap pas hapi. Procesi ka nisur me identifikimin e emrit e deri në hedhjes e votës në kuti.
25 Prill 2021, 09:42 -
Celibashi: Pjesëmarrja në votime deri tani 48.2%! Votimi i qetë, shqetësimet të karakterit teknik! Liderët të mos shpallin fitore para kohe, rezultati del për 48 orë
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se rezultati për partitë dhe koalicionet do të dalë brenda 48 orëve, ndërsa thirrje kryesore e kishte për liderët e partive politike duke thënë që të ruajnë qetësinë, dhe të tregohen të duruar deri në daljen e rezultatit. Ai tha se nuk janë të pranueshme thirrjet për fitore në një kohë që procesi i numërimit nuk ka filluar ende.Procesi i votimit të 25 prillit ishte i qetë dhe se problematikat e vetme ta shfaqur ishin të karakterit teknik që u lidhën me pajisjen e identifikimit elektronik.
25 Prill 2021, 09:28 -
Albin Kurti voton për herë të parë në Shqipëri: Bëni zgjedhjen më të mirë (VIDEO)
25 Prill 2021, 09:16 -
Meta: Sondazhet kanë prapavijë partiake, ju do të argëtoheni me to në fund të procesit
Sikurse kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta zbriti sot në terren, ku vëzhgoi nga afër mbarëvajtjen e procesit të votimit në qytete të ndryshme të vendit. Ai ishte në Elbasan, Durrës, Vorë, Shijak dhe Vlorë dhe Fier.
25 Prill 2021, 07:15 -
