-
Ndalimi i fluturimeve në Bjellorusinë, Zak Topuzi: Turistët bjellorusë, vetëm 4-5% në Shqipëri! Nuk do të ndikonte! Këtë vit presim 3 milionë turistë
Kryetari i shoqatës së turizmit në Shqipëri Zak Topuzi tha për Report TV se këtë vendi ynë do të vizitohet nga mbi 3 milionë turistë. Sipas tij sezoni veror do të jetë më i mirë se ai i vitit që shkoi, por tha se duhet punuar për të pasur turistë elitarë. Topuzi po ashtu tha se shtetasit bjellorusë nuk kanë ndikim në turizmin tonë.
26 Maj 2021, 12:47 -
Balluku: Bypass i Vlorës hapet më 15 korrik në mënyrë provizore për sezonin veror! Lehtëson trafikun nga Radhima (VIDEO)
Ministrja e Infrastrukurës, Belinda Balluku tha se bypass-i i Vlorës do të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë. Bypass ka një gjatësi prej 29 km dhe nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.
26 Maj 2021, 12:41 -
Kërkoi daljen nga qelia e regjimit të rreptë '41 BIS', Gjykata e Lartë rrëzon Emiljano Shullazin! Avokatja: Kemi kërkuar dorëheqjen e gjyqtares së çështjes
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit, pasi kërkoi dalje nga burgu i sigurisë 41 BIS. Avokatja amerikane e Emiljano Shullazit, Lambrini Nasiss thotë se në seancë gjyqësore i është mohuar e drejta e fjalës megjithëse është e legjitimuar si mbrojtëse nga gjykata
26 Maj 2021, 11:48 -
Plagosën në Berat 33 vjeçarin e sapokthyer nga Anglia, Report Tv siguron videon, autori rrëshqet, i bie arma nga duart, me vështirësi largohen nga vendngjarja
Report TV ka siguruar video nga momenti i plagosjet se të riut, Iliaz Ismailaj, 33-vjeçar të sapo kthyer nga Anglia, ngjarje e ndodhur 4 ditë më parë në fshatin Poshnje në Dimal. E gjithë ngjarja ka ndodhur në lavazhin e fshatit, ku siç shihet në videon e sjellë nga gazetari Arsen Rusta, fillimisht në ka mbërritur makina e Ismailaj.
26 Maj 2021, 11:24 -
-
-
Korrupsioni në zgjedhje, SPAK kërkesë Policisë: Të arrestohet ish-kandidati i LSI për Tiranën, Etjon Joka! Ka dyshime se është larguar ilegalisht jashtë vendit
SPAK i ka bërë ditën e sotme një kërkesë Policisë për arrestimin e ish-kandidatit për deputet të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, Etjon Joka pasi u filmua duke blerë vota. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Apeli i GJKKO-së, ka refuzuar kërkesën e Jokës për heqjen e masës 'Arrest me burg', i cili vijon të jetë në kërkim.
26 Maj 2021, 11:09 -
Berisha ‘non grata’? Rama: Për mua rëndësi ka puna për mandatin e tretë! I vendosur të nis një rrugë të re komunikimi publik pasi është kthyer politika në telenovelë rraskapitëse
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e SHBA, për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverisë zgjodhi që të injorojë komentet, ndërkohë që nënvizoi se është i vendosur që të nisë një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe që të shmangin të gjitha aspektet që i e kanë kthyer për shumë vite jetën politike në vend në një telenovelë rraskapitëse.
26 Maj 2021, 11:07 -
Nis vaksinimi i 14 mijë punonjësve të transportit publik, Rama-Manastirliu: Nesër mblidhet komiteti për lehtësimin e masave antiCOVID, do kemi një sezon veror më i lehtësuar
Sot nisi procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik me vaksinën AstraZeneca dhe Sputnik-V. Report Tv mëson se në total do të jenë 14 mijë punonjës që do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin 'Skëndërbej'. Me lehtësimin e situatës dhe vijimin e vaksinimit masiv në vend, Rama tha se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për lehtësimin e masave antiCOVID.
26 Maj 2021, 08:48 -
Mbyllet rinumërimi i 108 kutive për Durrësin, LSI nuk rikuperon por del me minus 1 votë! Kërkonte 136 për të marrë mandatin (VIDEO)
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka përfunduar rinumërimin e votave për partitë në 108 kuti në qarkun e Durrësit, pas pranimit të kërkesës së LSI. Nga 108 kuti të rinumëruara LSI s'ka rikuperuar asnjë votë nga 136 që kërkonte për të marrë mandatin. Madje gjatë rinumërimit të 108 kutive të numëruara LSI ka humbur 1 votë , PD-së i janë zbritur 38 vota ndërsa PS-së i janë zbritur 26.
26 Maj 2021, 08:26 -
Gjesti emocionues, ushtarët amerikanë të 'Defender 21' me paratë nga xhepi i tyre dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe në Kamëz
Në Shqipëri jo vetëm me mision ushtarak, por edhe human. Forcat ushtarake paqeruajtëse amerikane të mbërritura në vend në kuadër të stërvitjes 'Defender 21" kanë shpërndarë dhurata për nxënësit me aftësi ndryshe në shkollën " Halit Coka" në Kamëz.
25 Maj 2021, 22:26 -
“Defender 21” zbarkon në Kuçovë, ekspozon armët! Kollçaku: Baza ushtarake e NATO-s në funksion të plotë së shpejti
Stërvitja “Defender 21” ka prezantuar në një aktivitet në sheshin qendror të Kuçovës pajisjet ushtarake të ushtrisë shqiptare. Interesi i publikut në këtë ekspozitë ishte i lartë ndërsa nuk munguan edhe qytetarët të cilët me nostalgji krahasonin forcat e armatosura sot me shkëlqimin e dikurshëm të bazës ajrore të Kuçovës.
25 Maj 2021, 15:18 -
Kosova do të marrë vaksina kundër COVID-19 edhe nga disa shtete të BE-së
Liderët e Bashkimit Evropian, gjatë samitit të mbajtur në Bruksel, kanë paralajmëruar se deri në fund të vitit, blloku do të dhurojë së paku 100 milionë doza të vaksinave në vendet më pak të zhvilluara, ku do të përfitojë edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
25 Maj 2021, 13:22 -
-
-
Manastirliu prezanton një pjesë të ekipit mjekësor shqiptaro-turk të Spitalit Memorial në Fier
Ministrja e Shëndetësise, Ogerta Manastirliu ka prezantuar një pjesë të ekipit mjekësor të Spital Memorial në Fier. Stafi do të ketë një ekip të përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk, ndërkohë që dyert e këtij spitali modern do të hapen të enjten
25 Maj 2021, 09:40 -
Mungesa investimeve dhe konfliktet mes pronarëve po degradojnë shtëpitë muzeale në Gjirokastër
Shtëpitë muzeale në Gjirokastër po shkojnë drejt degradimit, shumë prej tyre janë kthyer në rrënoja për shkak të mungesës së investimeve por edhe të konflikteve mes pronarëve të tyre. Janë rreth 200 objekte që rrezikojnë të zhduken nga lista "monument kulture".
25 Maj 2021, 09:34 -
-
Skandali i drejtësisë/ Ndryshonin datën e skadencës së çamçakëzëve, lëpirseve dhe pijeve për fëmijë dhe i rikthenin në treg, gjykata liron 2 jordanezët
Drejtësia shqiptare ka dhënë një tjetër vendim skandaloz! 2 jordanezët që u ndryshonin datën e skadencës produkteve për fëmijë dhe i rikthenin në treg, janë liruar nga burgu. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për 2 jordanezët Jousef dhe Azis Rahman, 57-vjeç dhe 27-vjeç.
24 Maj 2021, 21:32 -
Shpallja 'non grata' e Berishës/ Reagon Aishe Haklaj: Sllobodani shqiptar bëri gjenocid ndaj familjes time, çfarë i kërkuam SHBA në 2006
Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj në Tropojë, ka reaguar pas vendimit të DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Duke mos e fshehur kënaqësinë, ajo thotë se familja e saj e ka pritur prej kohësh këtë vendim të DASH për ish-kryeministrin, madje që prej vitit 1997.
24 Maj 2021, 19:44 -
Kandidati për kreun e PD, Shehaj: Përballë Ramës duhet një lider i pakorruptuar! Basha s'e çon dot PD në fitore! S’ka bashkëqeverisje me PS
Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj tha se përballë kryeministrit Edi Rama duhet një lider i pakorruptuar dhe ky nuk është Lulzim Basha. I pyetur nëse Basha është i korruptuar, Shehaj tha jo, por la të kuptohej se lideri i PD nuk përceptohet si i pakorruptuar në publik. Ai u shpreh i bindur se Basha nuk e çon dot PD drejt fitores, për këtë arsye vë theksin se ai duhet të jepte dorëheqjen dhe nuk duhet të rikandidonte sërish.
24 Maj 2021, 18:13