Rizoto me bizele dhe pançetë nga zonja Vjollca

Rizoto me bizele dhe pançetë

Përbërësit:

320 gr oriz karnaroli ( carnaroli)

100 gr pancetë në feta

250 gr bizele

1 litër lëng perimesh

vaj dhe gjalp 

1/2 qepë të kuqe

kripë

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim 1 lugë gjelle vaj ulliri presim pançetën në shirita dhe e skuqim deri sa pancetta të bëhet kërce dhe të marr ngjyrë të kuqërremtë. E largojmë nga tigani.

Në po atë yndyrë që skuqëm pançetën shtojmë qepën të grirë imët dhe e kaurdisim atë për 5 minuta, shtojmë 1 garuzhdë lëng perimesh dhe I lëmë bizelet dhe qepën të ziejmë. Më [as I kalojmë në blender dhe I kthejmë në pure. Ndërkohë në një tigan të thellë shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri shtojmë orizin dhe e kaurdisim deri sa orizi të ngrohet mirë. E shuajmë me lëng perimesh e përziejmë ngadalë. E lëmë deri sa orizi të përthithë lëngun e perimeve. Shtojmë purenë e bizeles, pak lëng perimesh dhe vazhdojmë përzierjen kështu vazhdojmë deri sa orizi të ziejë dhe lëngu I perimeve të mbarojë në fund shtojmë 1 lugë gjelle   gjalp dhe panetën e skuqim dhe e shërbejmë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari