-
Raporti 3-mujor, Ministria e Financave: 139 miliardë Lekë të ardhura në janar-mars 2022, rritje me 30 miliard krahasuar me një vit më parë
139 miliardë Lekë kanë qenë të ardhurat që janë mbledhur nga Qeveria në periudhën janar-mars 2022, duke shënuar një rritje me 30 miliard krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në raportin për 3–mujorin e vitit 2022 Ministria e Financave bën me dije se të ardhurat u realizuan në masën 104.4 % të planit të 3 – mujorit.
15 Prill 2022, 11:15 -
4 vite vetting, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën bilancin, në total 513 vendime! Të shkarkuar nga detyra 117 gjyqtarë dhe 70 prokurorë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e vendimeve të marra që prej nisjes e deri më 31 mars 2022. Sipas KPK, nuk kanë kaluar filtrat e vettingut 117 gjyqtarëve dhe 70 prokurorëve.
15 Prill 2022, 09:46 -
Spahia shkarkon njerëzit e ish-kryebashkiakes Ademi në Shkodër, heq 2 administratorë! I përgjigjet Darragjati: Më kërcënove, kërko falje
Me ardhjen në krye të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka filluar shkarkimin e njerëzve të ish-kryebashkiakes, Voltana Ademi, edhe pjesë kjo e fundit mbështetesë e Sali Berishës.
14 Prill 2022, 20:37 -
Nga minierat, paratë tek qendrat sportive, pasuria e Aqif Rakipit që u shpall ‘non grata’, Ylli Ndroqi 27 pasuri të paluajtshme dhe 5 makina
Në Shqipëri tashmë po formohet gradualisht një ‘klub’ me të shpallurit non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më tani janë shpallur non grata kryesisht për korrupsion Sali Berisha, Tom Doshi, Adriatik Llalla, Vangjush Dako. Sot u sinjalizuar shpallja non grata e ish deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi.
11 Prill 2022, 17:55 -
Infektimet nga COVID në nivele minimale, ulen rastet aktive në vend! Sërish asnjë humbje jete
Infektimet ditore nga COVID 19 Janë ulur edhe më tej, ku sipas ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 28 qytetarë. Ndërkohë vihet re edhe një ulje e testimeve ditore dhe janë kryer vetëm 846 të tilla.
8 Prill 2022, 17:08 -
Në regjistër figuron ende Basha kryetar, Gjykata e Tiranës sqaron: Për statutin e PD do të pritet vendimi i formës prerë
Gjyqtari Agron Zhukri më datë 25 mars regjistroi ndryshimet e statutit të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Nga ky moment, Berisha ka marrë rolin e kryetarit të partisë. Në regjistrin e Gjykatës së Tiranës rezulton ende kryetar Luzlim Basha fakt i cili ka krijuar një lloj konfuzioni. për këto paqartësi Gjykata e Tiranës ka shpjeguar të gjithë procedurën që do ndiqet për regjistrimin e statutit.
8 Prill 2022, 15:13 -
Dalin çmimet e reja nga Bordi i Transparencës, nafta do të shitet me 219 lekë, 9 lekë më lirë! Bie edhe benzina, shitet 205 lekë litri
Çmimi i naftës dhe i benzinës është ulur këtë të premte nga bordi i Transparencës. Nga sot, nafta në pikat e karburanteve do të shitet me çmimin 219 lekë për litër, nga 2028 që ishte, ndërsa benzina është ulur me 4 lekë, duke shkuar në çmimin 205 lekë litri
8 Prill 2022, 13:35 -
Raporti/ Bien kërkesat nga autoritetet për ekstradim, Greqia arrestoi më shumë kriminelë për interes të Shqipërisë! 3412 persona u përgjuan, nga të cilët u prangosën 640
Gjatë vitit 2021 autoritetet shqiptare dërguan një numër më të vogël kërkesash për ekstradim krahasuar me vitet paraardhëse. Përgjatë vitit 2021, sipas raportit vjetor janë vënë në përgjim 3412 persona në të gjithë vendin. Përgjimet kanë sjell arrestimin e 640 shtetasve në flagrancë.
7 Prill 2022, 16:13 -
Hapi 4 dritare pa leje të godina që po e kthente në studio muzikore, dënohet me 3 vite burg Bojken Lako! I konvertohet në shërbim prove
3 vite burg të konvertuar në shërbim prove vendosi gjykata e Tiranës për kantautorin Bojken Lako. Ai u shpall fajtor për ndërtim të paligjshëm, pas punimeve që kishte nisur në një godinë të marrë më qira për ta kthyer në studio muzikore.
7 Prill 2022, 12:49 -
Arsenal merr një goditje të fortë, mposhtet me rezultat të pastër nga Crystal Palace
Arsenali u mposht pastër 3-0 nga Crystal Palace, ku Matata dhe Ajeu dyfishuan rezultatin pa kaluar ende 25 minuta lojë, e në pjesën e dytë ishte dhe Zaha i cili vulosi gjithçka me anë të një penalltie duke i mbyllur shifrat në 3-0.
4 Prill 2022, 23:27 -
Mbi gjysmë milionë shqiptarë iu përgjigjën Këshillimit Kombëtar, Rama: I siguroj se zëri i tyre do të dëgjohet
Mbi gjysmë milioni qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, ndërsa procesi tashmë është përmbyllur. Kreu i qeverisë falënderon qytetarët të cilët morën pjesë, ndërsa i siguron pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh
2 Prill 2022, 09:07 -
-
-
-
-
-
SPECIALE/ Saga e veprave të vjedhura të artit, Maqedonia pret prej 9 vitesh 20 ikonat e saj! Ku përfundojnë objektet e kulturës pas sekuestrimit?!
Policia e Tiranës njoftoi në 17 mars sekuestrimin e 4 mijë sendeve të dyshuara si vepra arti , por grupi i punës që po bën inventarizimin e hedh poshtë këtë sasi. “Trashëgimi kulturore”, është i dyti operacion i bujshëm i objekteve të vjedhura të artit, por ku përfundojnë ato?! 20 ikonat e vjedhura në Maqedoninë e Veriut ende nuk janë kthyer pas 9 vitesh, Me drejtorin e Institutit të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Sokol Muça, "Report tv" zbulon të pathënat.
25 Mars 2022, 21:25 -
-
Shtrenjtimi në bursë reflektohet edhe në Shqipëri! Nga sot deri më 25 mars nafta shitet me 233 lekë/litri, 12 lekë më shumë! Benzina 218 lekë
Nga sot deri në 25 mars, nafta do të shitet me 233 lekë për litër, duke pësuar një rritje prej 12 lekësh krahasuar me një ditë më parë. Ndërkohë, rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, ku nga 211 lekë që ishte, është bërë 218 lekë, teksa gazi nuk ndryshon, vijon të shitet me 93 lekë/litri.
23 Mars 2022, 12:37 -
-
