-
Euro zbret në nivelin më të ulët që nga fillimi i COVID! Sot 1 euro këmbehet me 122.9 lekë nga 124 në 2020
Euro ka arritur nivelin më të ulët të këmbimit që prej nisjes së pandemisë COVID-19. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë sot një euro këmbehet me 122.91 lekë, nga mbi 124 që këmbehej vjet.
11 Maj 2021, 17:41 -
Raporti për krimet për janar 2021, Ministria e Brendshme: Ulen vrasjet, rritet dhuna në familje krahasuar me vitet e tjera
Ministria e Brendshme bëri sot publik raportin për kriminalitetin në muajin janar të këtij viti. Krahasuar me muajin janar të viteve 2016-2020 shifrat e vrasje janë ulur, pasi këtë Janar kanë ndodhur vetëm dy të tilla. Por referuar raportit nuk është e njëjta gjë për dhunën në familje, e cila në këtë janar ka qenë në rritje dhe janë regjistruar 132 raste të tilla.
7 Maj 2021, 16:57 -
123 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID! Sot u bënë 16,773 vaksina, nga fillimi i fushatës mbi 433 mijë
123 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë bërë 16,773 vaksina anti COVID, ndërsa që nga fillimi i fushatës janë kryer 433, 628 vaksinime.
28 Prill 2021, 18:13 -
SPAK nis 33 hetime për krimet zgjedhore! Kim: Askush nuk është mbi ligjin
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur 33 procedime penale për korrupsion në zgjedhje. Hetimet kanë nisur duke filluar që nga korrupsioni aktiv në zgjedhje, korrupsioni pasiv, shpërdorim detyre apo edhe përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.
27 Prill 2021, 16:52 -
-
-
Më shumë se ç'ishte menduar, New York Times: Vaksina anti-COVID e Sinovac 83.5% efektive në luftën kundër virusit
Surprizon vaksina kineze anti-COVID e Sinovac, ku në bazë të studimeve të fundit të publikuara në prestigjiozen amerikane New York Times efektiviteti i saj arrin në 83.5 përqind. Rezultatet e fundit për vaksinën erdhën nga institucionet shëndetësore në Brazil dhe Turqi, aty ku edhe vaksina është shpërndarë masivisht.
3 Prill 2021, 10:33 -
-
448 raste të reja, 15 viktima nga COVID-19! Humb jetën infermierja, prej një muaji ishte shtruar te Sanatoriumi
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 448 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID-19. Fatkeqësisht një humbje jete është shënuar nga bluzat e bardha ku një infermiere nga Librazhdi nuk mund të fitojë betejën e saj edhe pse ishte e shtruar prej rreth 1 muaj të COVID-2.Gjatë ditës së sotme janë kryer 2,302 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
24 Mars 2021, 16:57 -
-
-
Shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje prek gati 50%! Vjosa Osmani më e votuara
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura me 14 Shkurt, ku kryeson bindshëm Vetëvendosja.
4 Mars 2021, 09:32 -
Do të infektohen qëllimisht me COVID-19, të paktën 90 vullnetarë pjesë e eksperimentit në Britaninë e Madhe
Britania e Madhe do të bëhet vendi i parë në botë i cili do të infektojë qëllimisht vullnetarë me COVID-19, për të zhvilluar një studim i cili do të ketë në fokus krijimin e medikamenteve dhe gjetjen e vaksinës më efektive kundër virusit.
18 Shkurt 2021, 08:26 -
-
-
Carlo Bollino: Kur Lulzim Basha të zbulojë se gomari nuk fluturon
Lulzim Basha i shtyu tetë vitet e tij në opozitë duke ndjekur një strategji të gabuar, ndoshta të sygjeruar nga Sali Berisha. Tani që ka mbërritur në pragun e zgjedhjeve, Basha po përpiqet të ndryshojë imazhin e tij në kërkim të rreth 220,000 votuesve që ka humbur. Por "ëndrra që përpiqet të shesë me "angazhimet" e tij zgjedhore duke ulur taksat (vëtëm per oligarket) dhe duke shtuar shërbimet, do të prodhonte në botën reale një faturë financiare prej 3.14 miliardë eurosh në 4 vite qeverisje. Dhe si të mos mjaftonte, premton edhe të zerojë për një vit kontrollet tatimore. Kush mund ta besojë me të vërtetë?
13 Shkurt 2021, 20:11 -
Goditja më e madhe e SPAK, zbulohen 75 pasuritë me vlerë 60 mln euro, iu konfiskuan grupit që tjetërsoi pronat në Shëngjin me në krye familjen Ndoka
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli dje dënimin grupin tjetërsimin e pronave në Shëngjin Lezhë, ku u dënuan 10 persona, ndër to vëllai dhe motra e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Nga vendimi i GJKKO pas hetimit të SPAK u konfiskuan 75 pasuri me vlerë 60 milionë euro.
4 Shkurt 2021, 16:50 -
Slogani i PD-së për 25 Prillin, i njëjtë me atë të zgjedhjeve të tmerrshme të vitit 1996! Është vetëm një gafë?
Një çerek shekulli ka kaluar por jo për këtë forcë politike e cila, për shkak të ndikimit tragjik që Berisha vazhdon të ushtrojë, nuk është në gjendje të evoluojë në një forcë të re, moderne dhe vërtet evropiane. Kopjimi i të njëjtës parullë 25 vjet më parë në 2021, jo vetëm që tregon mungesën e vizionit dhe imagjinatës politike, por tingëllon si një tallje e historisë.
3 Shkurt 2021, 15:49 -
Fillon sot fushata për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë
Zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore për kandidatët partiakë të cilët garojnë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, duket që për shkak të pandemisë, nuk ka pasur ndonjë organizim të veçantë ku liderët e subjekteve do t’ju drejtoheshin masës me mesazhe.
3 Shkurt 2021, 08:56 -
-
COVID -19,10 Vendet me numrin më të lartë të infektimeve gjatë 24 orëve të fundit
Përhapja e varianteve të reja të COVID-19 ka bërë që në rang global të shtohen rastet e reja me infeksione. SHBA kryeson listën botërore për numrin më të lartë të infektimeve gjatë 24 orëve të fundit.
23 Janar 2021, 18:38
