-
Vendimet e nxituara dhe idetë absurde, si reflektim i qorrsokakut ku është futur opozita
Lulzim Basha dhe Ilir Meta, mëse njëherë janë deklaruar se me dje gien e mandateve të deputetëve të opozitës, Kuvendi duhet të ishte shpërndarë automatikisht dhe vendi të kishte kaluar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
4 Mars 2020, 19:12 -
Bashkimi Europian tërhoqi fondet për Milot-Balldren, pasi qeveria e dha rrugën me koncesion
Projekti PPP ishte iniciuar pas një propozimi të pakërkuar të kompanisë shqiptare A.N.K dhe në tetor 2018, kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –Balldren, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro.
4 Mars 2020, 15:02 -
Dje firmosi në shesh kthimin e ligjit që i heq kompetencat për betimin, kërcënon Meta: Reflektoni për rikthimin e paqes!
Presidenti Ilir Meta ka publikuar arsyetimin për kthimin e ligjit për ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese’ që lidhet me betimin e anëtarëve para kreut të shtetit, që shumica ia hoqi si kompetencë duke i lënë afat vetëm 10 ditë kohë për organizimin e ceremonisë.
3 Mars 2020, 12:08 -
Meta: Rama do të më shkarkojë me porosi të UDB-së serbe për të zgjedhur të riun që do të ndajë Kosovën
Presidenti Ilir Meta i ka dhënë një argument të ri arsyes se përse mazhoranca sipas tij kërkon ta shkarkojë. Ai thotë se është porosi e UDB-së serbe për ta shkarkuar dhe për të zgjedhur një president të ri që sipas tij do të firmosë për ndarjen e Kosovës "dhe çdo projekt tjetër anti-kombëtar".
24 Shkurt 2020, 11:14 -
Fshesa e Glauk Konjufcës, anulon emërimin e konsullit në Tiranë
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka njoftuar për shkarkime të shumë konsujve nëpër konsullata të Kosovës, disa prej të cilëve kanë pasur lidhje të afërta me partitë politike, mes të cilëve edhe emërimin e konsullit të Kosovës në Tiranë. Por rasti i Festim Lushtaku, nuk është i vetmi, pasi ka dhe emra të tjerë që u është anuluar emërimi.
20 Shkurt 2020, 15:53 -
'Nuk shikoj perspektivë serioze për negociatat', Presidenti Meta: Marrëveshja për Zgjedhoren, uroj të jetë fillim i dialogut
Meta është ndalur edhe mundësia për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë, duke thënë se nuk ka prespektiva serioze që kjo të arrihet. Ndërkohë duke u kthyer tek akuzat ndaj mazhorancë, Meta është shprehur se ata e dinë shumë mirë se nuk e shkarkojnë.
16 Janar 2020, 12:31 -
Gjyqtarët që po lirojnë nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm, emrat që u shkarkuan më pas dhe ata nën verifikim
Si po i lënë qelitë anëtarët dhe krerët e bandave kriminale më të rrezikshme në Shqipëri me vendime të gjyqtarëve që po shfrytëzojnë ditët që u kanë mbetur para se të përballen me Vetigun
15 Janar 2020, 12:30 -
Meta kthen paketën anti-shpifje: AMA gjykatë, antikushtetuese, masat të ishin në ligj, jo rregullore (Akuza Ramës)
Meta deklaron se delegimin e kompetencave Këshillit të Ankesave (në varësi të AMA-s) dhe vendosjen e gjobave pa kaluar folur gjykata e cilëson si shkelje të kushtetutës.
12 Janar 2020, 11:16 -
Euro e nis vitin 2020 me rritje të lehtë, këmbehet me 122 lekë
Euro e ka nisur vitin 2020 me një përmirësim të lehtë ndaj lekut. Këtë të martë një euro po këmbehet me 122 lekë duke u përmirësuar me 1 pikë nga dhjetori i 2019. Pavarësisht këtij përmirësimi euro përsëri është nën nivelin që ka regjistruar në janar të vitit 2019 kur këmbehej me 123 lekë.
6 Janar 2020, 14:57 -
Euro zbret pranë mesatares historike, ja me sa u zhvlerësua këtë vit
Monedha e përbashkët ka vijuar tendencën rënëse edhe përgjatë 2019-s, ndonëse me ritme më të ngadalësuara në raport me vitin e mëparshëm. Euro po e mbyll vitin në kuotën e 122 lekëve, nga mbi 125 lekë që nisi 2019-a, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
31 Dhjetor 2019, 07:46 -
Festat e fundvitit çojnë euron në pikiatë, monedha europiane këmbehet me 121.5 lekë
Prurjet e shumta në valutë në prag të festave të fundvitit kanë zhvlerësuar më tej monedhën e përbashkët evropiane. Këtë të hënë, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, 1 euro është këmbyer me 121.5 lekë, nga 124 lekë që këmbehej në vitin 2018. Ndikim negativ zhvlerësimi i euros e ka dhënë tek biznesi i fasonerisë.
23 Dhjetor 2019, 17:14 -
Para Vetingut ish-asistenti i Argita Berishës, KLD-ja e Nishanit e emëroi kryetar gjykate kur ishte 33 vjeç
Gjyqtari i Apelit Tiranë Fatri Islamaj do të dalë në mesditë para Komisionit të Vetingut, deklaron se jeton që nga 2005 në një shtëpi që prindërit e tij e kanë marrë me qira 15 mijë lekë në muaj.
3 Dhjetor 2019, 11:08 -
268 mln euro dëm në buxhetin e shtetit/ KLSH: Shkeljet më të mëdha nga PPP-të dhe prokurimet
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se në periudhën nga viti 2016 deri më 2018 nga administrata shtetërore është shkaktuar një dëm në buxhetin e shtetit në nivelin e 268 milionë eurove. Sipas auditimeve të ushtruara, pesha më e madhe e shkeljeve dhe e dëmit u takon koncesioneve dhe tenderave.
23 Nëntor 2019, 20:15 -
Rusia shpëton 32 fëmijë të moshës 1-5 vjeç nga burgjet e ISIS (FOTO)
Ata u dërguan menjëherë në spital për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore ndërsa deri më tani autoritet nuk kanë sqaruar se kush do të kujdeset për këta fëmijë në Rusi. Ndërkaq, prej dhjetorit të vitit të kaluar, Rusia ka tërhequr nga Iraku 122 të mitur, të moshës 1 deri në 15 vjeç.
19 Nëntor 2019, 12:36