-
Sot 1059 raste pozitive dhe 14 viktima nga COVID! Infektohen ambasadorja Kim dhe ajo e Suedisë dhe disa të burgosur në sektorin VIP në Peqin
Në 24 orët e fundit janë shënuar 1059 raste të reja pozitive dhe 14 viktima duke bërë që shifrat në vendit tonë të jetë të larta nga COVID-19. Ditën e sotme rezultoi pozitive ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ajo e Suedisë Elsa Hastad. Gjithashtu dhe disa të dënuar në sektorin VIP në burgun e Peqinit kanë rezultuar pozitiv.
12 Shkurt 2021, 16:59 -
Ekskluzive/Rrëfimi i Enkelejda Hoxhës para Ilir Metës në KLD, i kërkoi të vlerësohej ‘shumë mirë’ 2 muaj para se të lironte nga burgu Genc Tafilin dhe Ilir Pajën
Ja si tallej gjyqtarja Enkelejda Hoxha me ish-KLD-në e Nishanit, Metës dhe Berishës, lironte kokat e bandave nga burgu dhe kërkonte të vlerësohej ‘shumë mirë’.
12 Shkurt 2021, 16:20 -
Shifra të larta të COVID/ 1143 raste të reja dhe 15 viktima në 24 orët e fundit
Shifrat e koronavirusit vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë. Në 24 orët e fundit në Shqipëri u raportuan 1143 raste të reja nga 4083 testime të kryera. Tirana vijon të mbetet qyteti me shifrat më të larta ditore ku këtë të mërkurë u raportuan 453 të infektuar.
10 Shkurt 2021, 17:05 -
‘Situata shumë shqetësuese’, Urgjenca Kombëtare: Ka një rritje të numrit të të infektuarve me COVID në moshat 15-24 dhe 25-35 vjeç
‘Ka një rritje të numrit të të infektuarve në moshat e 15-24 dhe 25-35 vjeç’, ky është njoftimi i Qendrës së Urgjencës Kombëtare Mjekësore, që i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të respektojnë masat anti-COVID
9 Shkurt 2021, 16:30 -
Ndërrojnë jetë 12 persona nga COVID-19 në vend, shënohen 953 raste të reja! Humb betejën efektivi i policisë dhe radisti në Durrës! Infektohet Plarent Ndreca
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3485 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID, 953 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 12 pacientë.
8 Shkurt 2021, 17:34 -
Rekord të infektuarish me COVID! 1124 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit, humb betejën mjeku i njohur në Berat
Kjo e dielë ka shënuar një rekord të infektuarish me COVID në vendin tonë. Në bilancin e ministrisë së Shëndetësisë raportohen 1124 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit
7 Shkurt 2021, 17:22 -
Rekord rastesh të reja me COVID-19 në vend, 1007 të infektuar dhe 6 qytetarë ndërrojnë jetë për 24 orë
Një tjetër bilanc negativ është shënuar me raste të reja të personave të prekur nga COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se 1007 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 3849 testime të kryera, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 6 persona në 24 orët e fundit
3 Shkurt 2021, 16:59 -
‘Të respektohen masat’, Urgjenca Kombëtare ngre alarmin: Po rritet numri i të infektuarve nga mosha 15-35 vjeç
Në një postim në mediat sociale Uregjenca Kombëtare, teksa ka renditur shifrat e qytetarëve të cilët kanë telefonuar në QKUM, nënvizon se ka një rritje të lartë të personave të infektuar nga moshat 15-24; 25-35 vjeç. Ndër të tjera në shkrim thuhet se kjo është shtresa më aktive dhe e pakujdeshme
1 Shkurt 2021, 17:41 -
Koronavirusi në Shqipëri/ 876 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 876 raste të reja me COVID-19 nga 3144 testime të kryera në total. Tirana mbetet me numrin më të lartë të të infektuarve ku sot u raportuan 290 raste ndërsa Lushnja me 61 infektime të reja.
31 Janar 2021, 18:26 -
COVID-i në Shqipëri/ Roshi: S’ka më zona të gjelbra! Ulqinaku: Numri i testeve varet nga telefonatat në 127, gjysma e tamponëve në 24 orë vijnë nga privati
Virusi është shpërndarë tashmë në të gjithë Shqipërinë, ku nuk ka më zona të gjelbra. Ekspertët e Shëndetësisë shprehen njëzëri se kanë ndikuar neglizhenca e qytetarëve për respektimin e masave anti-COVID, si edhe për faktin që është përpara stina e dimrit.
26 Janar 2021, 21:20 -
Rriten sërish rastet dhe të shëruarit/ 879 të infektuar me COVID dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit
Këtë të martë rastet ditore me COVID kanë shënuar përsëri rritje në vendin tonë nga një ulje e lehtë që kishin ditën e djeshme. Ministria e Shëndetësisë raporton 879 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit.
26 Janar 2021, 16:58 -
Ulen rastet, rritet numri i viktimave! 538 të infektuar, 9 të vdekur nga COVID! Humb betejën 29 vjeçari nga Librazhdi pa sëmundje shoqëruese
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kemi një ulje të rasteve ditore krahasuar me një ditë më parë dhe një rritje të numrit të viktimave nga COVID. Ministria e Shëndetësisë raporton 538 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID në bi;ancin e sotëm, ndërsa dje ishin 833 persona të infektuar dhe 5 viktima.
25 Janar 2021, 16:52 -
Rriten rastet dhe ulen shtrimet në spitale/ 739 të infektuar me COVID dhe 7 viktima në 24 orët e fundit në vend
Kjo e premte ka shënuar një rritje të rasteve me COVID në vendin tonë. Në bilancin e ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se si rezultat i 3314 testimeve, kemi 739 raste të reja me COVID dhe 7 viktima për 24 orët e fundit.
22 Janar 2021, 16:22 -
Pasuri të regjistruara në emër të familjarëve/ Trasfertat e parave të vëllezërve Marku të cilat i investonin në tregtimin e makinave
Detaje të reja dalin në ‘dritë’ nga vëllezërit Sokol dhe Elson Markut të cilëve u është kërkuar sekuestrimi i pasurisë nga Prokuroria e Tiranës. Hetimet kanë zbuluar se nga viti 2008 deri në vitin 2015, ata kanë përfituar transferta në vlera monetare të larta nga disa vende të ndryshme të BE, si Italia, Belgjika, Spanja, Suedia, Zvicra, Greqia dhe Franca.
21 Janar 2021, 10:13 -
COVID-19 në Shqipëri/ 474 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! Infektohet piktori Mustafa Arapi, shtrohet tek 'Shefqet Ndroqi'
Shqipëria këtë të dielë ka regjistruar 474 raste të reja të koronavirusit në të gjithë vendin nga 2521 testime të kryera në 24 orët e fundit. Gjatë kësaj kohe, fatkeqësisht kanë humbur betejën me COVID dhe 7 persona të tjerë duke e çuar bilancin total të viktimave në 1277. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
17 Janar 2021, 16:33 -
COVID-19/ 707 raste pozitive dhe 4 viktima në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 707 raste të reja pozitive dhe 4 viktima nga COVID-19. Gjithashtu sot janë shëruar 439 qytetarët, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale ka një zbritje të lehtë me 268 pacientë në të 4 spitalet COVID.
13 Janar 2021, 17:32