-
Bie në lumin Shkumbin 200 metra nga rruga, shpëtohet shoferi i dehur nga Tirana (FOTO+VIDEO)
Një aksident i rëndë u shënua në aksin Librazhd-Elbasan, ku një furgon ra nga 200 metra lartësi, nga rruga në lumin Shkumbin. Drejtuesi i furgonit të mallrave i cili sipas policise ka qene ne gjendje te dehur, arriti të shpëtonte gjallë pasi kishte vendosur rripin e sigurimit, dhe nuk u mor nga rrjedha e lumit.
24 Maj 2019, 18:19 -
Siguria në punë/ Mjeshtri: Të miturit dhe gratë shtatzëna punojnë në kushte të këqija
Siguria në punë mbetet ende cështje problematike në Shqipëri. Vetëm në një vit, humbin jetën 27 persona si pasojë e aksidenteve në punë. Rezultatet e konferencës për të drejtat në punë të mbajtur sot në kryeqytet evidentojnë problematikat e kushteve të këqija në punë sidomos për të miturit dhe për gratë shtatzëna.
8 Maj 2019, 16:00 -
Kushtet e punonjësve në Shqipëri/ Organizatat ndërkombëtare paguajnë më shumë
1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve rikthen në vëmendje gjithë problematikat që vazhdojnë të jenë prezente prej vitesh në Shqipëri. Një nga problemet më të mëdha lidhet me kushtet e këqija në ambientet e punës, pagat e ulëta dhe puna në të zezë.
1 Maj 2019, 15:36 -
Projekti STAR2, takim ndërkombëtar mbi modernizimin e qeverisjes vendore në 61 bashkitë e Shqipërisë
U organizua sot në Tiranë takimi kombëtar mbi “Vlerësimin dhe zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative dhe përpilimin e Procedurave Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore” ku u shkëmbyen gjetjet kryesore mbi vlerësimet dhe rekomandimet mbi Procedurat Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore.
11 Prill 2019, 21:28 -
Shoraj i surprizon të gjithë, ngjitet në podium dhe i siguron Shqipërisë medaljen e tretë në Europianin e Peshëngritjes
Krenar Shoraj i ka siguruar një tjetër medalje Shqipërisë në kampionatin Europian të Peshëngritjes pasi sportisti është renditur i treti në stilin e shtytjes në kategorinë 89 kilogramë. 27-vjeçari provoi të bënte edhe diçka më shumë, por në fund u rendit i gjashti në dygarësh.
11 Prill 2019, 19:02 -
Gustav Weigand, gjuhëtari gjerman që i dhuroi Bibliotekës Kombëtare 200 libra të rrallë
Gjuhëtari pasionant që gjurmonte sekretet e gjuhëve ballkanike. Një udhëtim në Shqipëri, ku mësoi shumë mirë të dy dialektet e shqipes dhe dhurata e vyer me mbi 200 libra, por edhe një koleksion të pasur me gazeta e revista të vjetra për Bibliotekën Kombëtare…
10 Mars 2019, 09:13 -
Raporti i Freedom House për demokracinë: Shqipëria dhe Kosova, pjesërisht të lira
Sipas organizatës që ka analizuar të dhënat nga 195 vende, 86 syresh, apo 44 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 apo 30 për qind janë me liri të pjesshme dhe 50 apo 26 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira.
5 Shkurt 2019, 08:54 -
Shqipëria në depresion, 60-70% e të rriturve e kanë përjetuar sëmundjen
Anketa e përbashkët e INSTAT dhe ISHP-së më 2018 gjeti se 60-70 për qind e të anketuarve gra dhe 57% e burrave pohuan se kanë kaluar një përvojë depresioni gjatë dy javëve para studimit. Nga këto 13% e grave dhe 18 meshkujve të moshës 15-59 vjeç ishin shumë depresiv në këto javë.
28 Janar 2019, 07:47 -
Sotir Kolea/ Ja se çfarë i dhuroi bibliotekës Kombëtare në vitin 1930
Dokumenti që zbulon aktin e rrallë të dhurimit nga Sotir Kolea, të gjithë pasurisë së tij të diturisë, libra, koleksione gazetash e revistash, dhe atllasë të rrallë, mes tyre pak libra artistikë dhe pjesa dërrmuese studime në fushën e albanologjisë…
27 Janar 2019, 08:34 -
Histori-Etnografi/ Pal Shoshi, objektet e rralla që i dhuroi Muzeut Kombëtar më 1923
Dokumenti me të dhënat mbi objektet muzele. Nga gjeografia e vendeve ku ka banuar, mund të mendojmë se koburet i ka koleksionuar në Shkodër, ndërsa medaljen e Princ Vidit dhe dy objektet arkeologjike, në Durrës, këto të fundit, ndoshta të zbuluara gjatë punimeve ndërtimore të qytetarëve durrsakë…
16 Dhjetor 2018, 08:56