-
Historia e një opozite të rrëzuar
Opozita në gjithë këto vite, duhej të kishte një rol vendimtar në këtë vend, dhe jo të fliste çdo ditë pallavra, sajesa turpi, duke derdhur lot krokodili për “popullin”, duke synuar veçse një luftë për pushtet klanor. Protesta e opozitës nuk duhet të jetë me ultimatume “për të ardhur në pushtet duke rrëzuar një qeverisje legjitime”, por duhet të jetë shpresë dhe frymëzim për ndjekësit e saj.
7 Shkurt 2019, 21:38 -
-
Mos shkoni deri në Kavajë, ju përdhunoj unë ku dhe kur të doni
Per ata une isha kopili, djali i nje prostitute qe e shfrytezonte burri rrugeve te Italise derisa kur u bera adoleshent, mamin dhe babin e kthyen nga Italia dhe babi nga frika se mos nëna ime e kallezonte ne polici, u sforcua duke na mbajtur si nje familje sa per sy te botes...
7 Shkurt 2019, 12:03 -
-
Protesta/ Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti te 'Shkencat Sociale': Studentët kanë të drejtë, duhet një pranverë shqiptare
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë u ka dhënë të drejtë studentëve në Shqipëri për protestën, ndërsa shtoi se kauza e tyre është akoma më e drejtë kur mbështetet nga pedagogët. Ai tha se fitorja vjen nga qëndresa. Albin Kurti u shpreh se në Shqipëri dhe në Kosovë ka ardhur koha për një pranverë shqiptare nisur nga konteksti politik në rajon.
4 Shkurt 2019, 10:28 -
-
Trafiku i heroinës/ Goditja e grupit të drogës, si u infiltrua agjenti i policisë
Grupi i cili u arrestua para pak ditësh në Tiranë, në zonën pranë një qendre tregtare,është zbuluar nga një agjent i Policisë së Shtetit, i cili i është paraqitur trafikantit të drogës Besmir Dashi,se kërkonte të blinte prej tij një sasi të konsiderueshme heroinë.
3 Shkurt 2019, 07:30 -
Dalin pamjet e vrasjes së ish-oficerit Arben Bilali, ja si autorët zbrazën kallashnikovin nga një 'Benz' në lëvizje
Zbulohen pamjet nga kamerat e sigurisë të cilat kanë fiksuar momentin e ekzekutimit të ish-oficerit Arben Bilali në Tiranë tre ditë më parë. Autorët kanë qëlluar nga një automjet tip "Mercedes Benz S" i zi dhe me targa të falsifikuara, teksa ka qenë në lëvizje. 14 plumba janë zbrazur nga një armë zjarri kallashnikov mbi trupin e 50-vjeçarit, të cilit disa vite më parë i kanë ekzekutuar edhe dy vëllezër.
2 Shkurt 2019, 19:55 -
-
Vrasja e ish-policit Bilali në Tiranë, familja Xhabafti:S'kemi lidhje,i kemi mbyllur konfliktet
Report Tv zbardh dëshminë e katër anëtarëve të familjes Xhabafti që u mor në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me vrasjen e ish-policit Arben Bilali para dy ditësh në kryeqytet. Arben Bilali ka pasur konflikte në të kaluarën me familjen Xhabafti në Tiranë, përplasje të cilat datojnë që nga 1994-1997 dhe janë mbartur përgjatë disa viteve, duke prodhuar edhe viktima.
1 Shkurt 2019, 09:26 -
-
Vrasja për hakmarrje në Tiranë/ Bilali u ndoq dhe u qëllua 15 herë, makina e autorëve e vjedhur në 2017 në Vlorë
Vetëm pak minuta pasi kishte dalë nga shtëpia, ish-polici Arben Bilali u ekzekutua poshtë banesës së tij. Report Tv mëson se Bilali ishte ne zonën pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë dhe që prej aty u ndoq nga një makinë Mercedez Benz me targa të false. Sapo zbriti për të shkuar në banesë, ish polici u qëllua më shumë se 15 herë me kallashnikov. Pista kryesore mbetet hakmarrja.
31 Janar 2019, 13:43 -
Report Tv siguron foton e ish-policit të vrarë gjatë ditës së sotme, Arben Bilali
30 Janar 2019, 21:42 -
Fshihej prej vitesh në banesë për t'iu shmangur vdekjes, ja vila e ish-oficerit të vrarë Arben Bilali (Foto)
Shtëpia e ish-oficerit të vrarë të policisë, Arben Bilali, është një ndërtesë tre katëshe e pozicionuar pranë rrugës e ajo që tërheq më tepër vëmendje është prania e një kamere në katin e parë të saj. Kjo konfirmon deri diku edhe faktin se Arben Bilali ruhej nga atentatet, sikurse të llojit që i mori jetën ditën e sotme.
30 Janar 2019, 19:37 -
'Zëri i Amerikës': Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave në Shqipëri
Përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhjetra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, në një moment që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor.
30 Janar 2019, 19:23 -
Triptik për zgjedhjet e parakohshme, aleancat politike dhe demonizimin e Edi Ramës
Kurioz të di reagimin e opozitës së sotme po të ishte vetë në pushtet dhe opozita t’i kërkonte zgjedhje të parakohshme. Meqë nuk kemi një qëndrim nga kryetari i PD-së, po marr si referencë periudhën kur ai ishte ministër duke risjellë në fokus qëndrimin e ish kryeministrit Sali Berisha i cili, shprehej: “Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve vendore, nuk do të ketë asnjë ndikim tek provokimi i zgjedhjeve të parakohshme”.
30 Janar 2019, 18:28 -
Tre vëllezër të familjes Bilali të vrarë në atentate/ Si nisën konfliktet e përgjakshme në Tiranë pas 1997
Atentatet ndaj familjes Bilali datojnë që në 1997 ku u vra Bujar Bilali në Tiranë. Në maj të vitit 2010, tentohet të vritet Arben Bilali. Ndërsa disa muaj më pas ekzekutohet vëllai i tij Leonard Bilali i sapo kthyer nga Italia. 9 vite më vonë, krimi godet sërish familjen Bilali duke ekzekutuar në atentat pranë banesës, Arben Bilalin, ish-oficer policie.
30 Janar 2019, 16:08 -
-
Zinxhiri i vrasjeve godet sërish familjen Bilali në Tiranë, ekzekutohet në atentat Arben Bilali ish-oficer policie i ngujuar (VIDEO)
Tre vëllezër të familjes Bilali në Tiranë janë ekzekutuar në atentate me armë zjarri nga viti 1997. Pas dy vëllezërve Bujar dhe Leonard Bilali në 1997 dhe 2010, sot u vra në zonën e Selitës, Arben Bilali, 50-vjeç, ish-oficer policie. Familja Bilali ka qenë në konflikt me atë Xhabafti dhe ngjarja dyshohet për hakmarrje. Tre dyshohet se kanë qenë autorët të maskuar. Arben Bilali i kishte shpëtuar një atentati në 2010. Disa muaj më pas, në gusht 2010 i kanë ekzekutuar vëllanë e vogël, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos. Ndërsa në 1997 në një përplasje me armë zjarri është vrarë vëllai tjetër, Bujar Bilali.
30 Janar 2019, 14:36 -
'Pa Gjurmë'/ Divorcohet në Shqipëri dhe 'arratiset' drejt Italisë me një pukjan, motra në kërkim të motrës
Bardha zhduket përgjithmonë pas gjashtë ardhjeve të vazhdueshme në Shqipëri. Sot në studion e "Pa Gjurmë" ndodhet e motra, për të treguar kalvarin e vuajtjeve të Bardhës, si dhe për t'i bërë thirrje kësaj të fundit se nëse është gjallë të rikthehet pranë gjirit familjar. Dona ishte e vetmja motër e cila pati marrëdhënie të ngushtë me të, pavarësisht gjithckaje.
28 Janar 2019, 19:54 -