-
Çfarë mesazhi dhanë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë?
Që nga viti 2025, Kosova është përballur me jostabilitet politik, fillimisht pas dështimit për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të shkurtit, dhe më pas për shkak të moszgjedhjes së presidentit pas zgjedhjeve të dhjetorit, që shkaktuan votimet e reja.
8 Qershor, 08:57 -
Filipine goditet nga tërmeti 7.8 ballë, 32 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, paralajmërim për cunami! Thirrja për banorët: Braktisni ishujt (VIDEO)
Zona më e prekur nga tërmeti është General Santos City, ku sipas një raporti të publikuar pas orës 06:00 me orën italiane, janë regjistruar 32 viktima dhe mbi 200 të plagosur si pasojë e shembjes së ndërtesave.
8 Qershor, 08:17 -
UNESCO e shpall liqenin e Shkodrës Rezervë Biosfere ndërkufitare, Rama: Rezultat i punës sonë diplomatike dhe kujdesit për këtë pasuri shqiptare
Edi Rama ka publikuar një video nga liqeni i Shkodrës ku e cilësoi këtë si një lajm të bukur për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj natyrore, duke theksuar se përfshirja e Liqenit të Shkodrës në rrjetin e UNESCO-s është rezultat i punës diplomatike dhe i kujdesit për ruajtjen e kësaj pasurie natyrore.
8 Qershor, 08:06 -
VIDEO/ Kolapsi i dytë i Christian Eriksen në fushën e lojës, mjeku i Danimarkës tregon detajet: Pajisja në zemër funksionoi siç duhet
Christian Eriksen mori ndihmën e stafit mjekësor dhe më pas u transportua drejt spitalit me ambulancë, ku u ngjit vetë. Ndeshja u ndërpre me dakordësinë e të dy skuadrave dhe të tifozëve të pranishëm në stadium.
8 Qershor, 07:40 -
Starmer, Merz dhe Macron prezantojnë 5 pika për paqen në Ukrainë, Zelensky: Ngrini frontin si hap i parë drejt armëpushimit
Pas ofertës së Volodymyr Zelenskyt për negociata ballë për ballë në letrën e tij të hapur drejtuar Putinit, të cilën presidenti rus e refuzoi, lideri ukrainas vazhdon të këmbëngulë në nevojën për negociata.
8 Qershor, 07:23 -
-
-
Albin Kurti reagon pas mbylljes së votimeve, thirrje komisionerëve: Mbrojtja e vullnetit të qytetarëve është kusht
Me mbylljen e qendrave të votimit, Albin Kurti ka zhvendosur vëmendjen te procesi i numërimit, duke kërkuar nga komisionerët dhe vëzhguesit të mbrojnë çdo votë të hedhur nga qytetarët.
7 Qershor, 20:01 -
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Kurti fitore ‘si e Pirros’, bie 6% krahasuar me dhjetorin, LVV 9 deputetë më pak! Rriten LDK dhe AAK
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, por bie në rezultatin zgjedhor. Sipas rezultateve paraprake të votave të numëruara brenda vendit, mbështetja për Vetëvendosjen ka rënë me rreth 6% e cila mund të përkthehet deri në 9 mandate më pak sesa ato të fituara në dhjetor të 2025-ës.
7 Qershor, 19:31 -
PD mobilizoi militantët t’u bashkohen protestuesve, Berisha kthesë 180 gradë, nis kritikat kundër investimit në Zvërnec: Kërcënim madhor për mjedisin!
Kryedemokrati Sali Berisha nuk po gjen rehat me qëndrimin që duhet të mbajë për investimin në Zvërnec, duke bërë 'pirueta' të shumta dhe duke ndryshuar herë pas here deklaratat e tij. Sëfundi, teksa ka kritikuar investimin, Berisha duket se ka mobilizuar militantët e vet t'i bashkohen protestuesve.
7 Qershor, 18:59 -
Afati i ligjit të investimeve strategjike po mbaron, qeveria po përgatit draftin e ri! AIDA kërkon vazhdimësi pa kufizime në kohë
Qeveria po përgatit një ligj të ri për investimet strategjike, ndërsa ai që është në fuqi, skadon në fund të këtij viti. Nga ana e saj Agjencia Shqiptare e Investimeve thotë se ligji ka dhënë rezultate pozitive dhe duhet të vijojë të jetë në fuqi pa kufizuar kohështrirjen e tij.
7 Qershor, 18:30 -
Antonelli shkëlqen në Monte Carlo, merr fitoren e pestë radhazi në Formula 1! Ferrari në podium me Hamiltonin, Leclerc del jashtë gare
Andrea Kimi Antonelli forcon edhe më shumë kryesimin në Kampionatin Botëror të Formula 1 duke arritur fitoren e pestë radhazi në Çmimin e Madh të Monakos. Fenomeni italian i Mercedesit, që kishte siguruar pole position të shtunën, dominoi të 78 xhirot e garës.
7 Qershor, 18:23 -
Kompensimi 10% i fermerëve nis më 1 korrik, Tatimet: Vlera nga faturat e gjeneruara deri tani, 10.7 mln €
Fermerët që kanë marrë faturë të fiskalizuara nga biznesi ku kanë shitur produktet, nga 1 korriku do të kenë mundësi të aplikojnë për të marrë kompensimin prej 10%. Drejtoria e Tatimeve njofton se për 5 muaj vlera që do t’u kthehet pas fermerëve ka arritur në 10.7 milionë euro.
7 Qershor, 17:32 -
Torino/ Vidhen bizhuteri me vlerë 1 milion euro për 4 minuta! Hajdutët marrin me vete diamantë, smeraldë e orë
Në plaçkën e hajdutëve përfshihet një unazë me smerald kolumbian afër 4 karatë, shoqëruar nga dy diamante me prerje gjysmë-hëne, një palë vathë të firmës Cantamessa, prej ari të bardhë në formë luleje, me diamante dhe një spilë nga vitet ’60, prej ari të verdhë dhe të bardhë.
7 Qershor, 17:19 -
‘Shqipëria e shqiptarëve’, Rama për protestat për Zvërnecin: Thirrje raciste! Shqetësohen për flamingot blogerët që nuk paguajnë taksa
Kryeministri i vendit, Edi Rama, nga 35-vjetori i Partisë Socialiste në Elbasan, i quajti turp disa thirrje në protestat që janë mbajtur në kryeqytet prej disa ditësh. Rama mbrojti projektet e mëdha turistike dhe investimet e huaja, duke argumentuar se ato sjellin zhvillim ekonomik, vende pune dhe rritje të të ardhurave për komunitetet lokale. Mesazhet i kishte të ashpra ndaj blogerve dhe analistëve që shfrytëzojnë protestën.
7 Qershor, 17:17 -
Rriten rastet e denigrimit dhe shantazhit online, adoleshentët viktima të profileve false! Bullizmi virtual problem gjithnjë e më shumë tek të miturit
Profile të rreme, përdorimi i paautorizuar i fotografive dhe publikimet denigruese në rrjetet sociale po shndërrohet në një problem i vazhdueshëm për privatësinë dhe shëndetin mendor të fëmijëve e adoleshentëve. Ekspertët kërkojnë më shumë ndërgjegjësim dhe mbështetje për viktimat, ndërsa të dhënat tregojnë rritje të rasteve të abuzimit online.
7 Qershor, 16:38 -
-
-
Raporti/ Pensioni urban 20 mijë lekë, ai rural 11.8 mijë lekë! Puna në të zezë godet 353 mijë pensionistë
Numri i pensionistëve në Shqipëri arriti në 755 mijë në vitin 2025, dhe afro 55% e tyre marrin pagesë të pjesshme për shkak të viteve të pamjaftueshme të punës. Nga ana tjetër nëndeklarimi i pagave po i mban pensionet e ulëta. Sipas të dhënave të ISSH, vjet pensionet e reja të lidhura ishin vetëm 16 mijë lekë, ndërsa pensionet mesatare si në fshat dhe në qytet janë rritur në shifra minimale.
7 Qershor, 15:16 -
SPECIALE/ Nga festa në Bajram Curri te bujtinat e Valbonës: Si u ndezën Alpet shqiptare
Mes rrahjeve të tupanëve të "Sofrës Dardane" dhe bukurive të egra alpine, Tropoja ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Artistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe vizitorë të shumtë kanë mbushur Luginën e Valbonës, e cila këtë vit vjen me bujtina moderne, mikpritje unike, por edhe me thirrje për më shumë investime në infrastrukturë.
7 Qershor, 15:14 -
‘Mos fol për protestën o gomar’, qytetarët ‘masakrojnë’ Flamur Nokën
Komentues të shumtë kanë kritikuar qëndrimet e mëparshme të opozitës ndaj protestës, duke e konsideruar kontradiktore daljen e përfaqësuesve të PD-së në mbështetje të protestuesve, pasi më herët figura të opozitës kishin hedhur dyshime mbi organizatorët dhe motivet e protestës.
7 Qershor, 15:05