-
-
-
Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro/ SPAK kërkoi pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP Jonaid Myzyri, GJKKO kthen dosjen për plotësim hetimesh
GJKKO i ka lënë 45 e ditë kohë SPAK që të kryejë veprime shtesë hetimore për çështjen e ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyrin, përfshirë një akt-ekspertim. SPAK kërkon pushimin e hetimeve për Myzyrin dhe 4 anëtarët e KPP.
25 Maj, 10:58 -
Ermonela Jaho nderohet me urdhrin ‘Kalorëse e Artit dhe e Letrave’: Francë, faleminderit që e ke pranuar zërin dhe zemrën time!
Urdhri është një vlerësim i qeverisë për kontributorët e artit dhe letërsisë. Për sopranon shqiptare, është një konfirmim i gjurmës që ajo po lë në artin botëror.
25 Maj, 10:54 -
-
-
Zjarri në magazinën në Durrës që i mori jetën 25-vjeçarit nga Bangladeshi, shkëndija elektrike ndezi bombolën e gazit! Punonjësit ishin në gjumë
Sipas policisë, në momentin e shpërthimit të zjarrit të gjithë punonjësit kanë qenë në gjumë. Rezulton se një bombol gazi ndodhej pranë një prize elektrike, ku një shkëndijë ka shkaktuar zjarrin pasi bombola kishte rrjedhje dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin.
25 Maj, 10:43 -
-
-
Aeroporti i Vlorës/ Vijon përplasja e punonjësve të Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit! Nënkontraktorët e ‘Mabco’: Do të vijojmë protestën (VIDEO)
Punonjësit e “Mabco” të Behgjet Pacollit, pretendojnë se po pengohen të vijojnë punimet, ndërsa nga pala tjetër, “2A Group” e Valon Ademit, thuhet se çështja është pjesë e një procesi gjyqësor.
25 Maj, 10:00 -
-
Regjisori Petri Bozo përplas për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, shoqërohet në polici! I mituri i iku të ëmës nga duart! Banorët: Këtu ecin me 100 km/orë
Një aksident tragjik u regjistrua në aksin Elbasan-Librazhd, ku një fëmijë 7 vjeç u përplas për vdekje nga një automjet që drejtohej nga regjisori dhe producenti Petri Bozo. Report Tv mëson se i mituri i iku nënës nga duart dhe u përplas nga makina
25 Maj, 09:31 -
Mbi 2 mijë pasuri të bllokuara krimit shfrytëzohen nga shteti! Lamallari: Në 2025-ën u sekuestruan 61 mln € asete
I dërguari me punë në delegacionin e BE, Andre Rizzo, tha se ish pronarët kriminelë bëjnë presion ndaj këtyre investimeve sociale dhe është detyrë e shtetit të garantojë se ato do të funksionojnë.
25 Maj, 09:27 -
-
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Kurti: Planifikojmë rrogën e 14-të, mbështetje financiare për ata që mbeten pa punë
Albin Kurti, gjatë prezantimit të planprogramit për katër vitet e ardhshme tha se nga viti 2026 do të nisë përcaktimi me ligj i pagës së 13-të për sektorin publik dhe privat, ndërsa synim i qeverisë mbetet edhe planifikimi gradual i pagës së 14-të.
25 Maj, 09:04 -
Sulmi në Kiev, Rusia konfirmon përdorimin e raketës hipersonike! Oreshnik udhëton me mbi 10 herë sa shpejtësia e zërit
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ishte përgjigje ndaj “sulmeve të Ukrainës ndaj infrastrukturës civile.” Raportohet se raketa udhëton me mbi 10 herë sa shpejtësia e zërit, është e vështirë të shkatërrohet dhe dihet se mund të furnizohet me mbushje të zakonshme si dhe bërthamore.
25 Maj, 08:54 -
-
Çështja e detit/ Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Rama: Mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes dy vendeve! Dendias: Folëm për Himarën, minoriteti urë miqësie mes nesh
Nikos Dendias, ministri grek i mbrojtjes u rikthye në Tiranë pas 4 vitesh, në një vizitë zyrtare. Takimin e parë e zhvilloi me homologun e tij Ermal Nufi, e më pas me kryeministrin Rama. Mediat greke kishin paralajmëruar bisedime për çështjen e detit, por në komunikimet e e të dyja palëve për takimet, ajo nuk përmendet.
25 Maj, 08:15 -
Integrimi/ Rama 'lidh' Konferencën Ndërqeveritare me Naim Frashërin: Drita jeshile erdhi në 180-vjetorin e lindjes së tij, 130-vjetori i vdekjes do të kurorëzohet nga 'Shqipëria 2030'
Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, e ka cilësuar si një “mister të gëzueshëm” përkimin e avancimit të negociatave me 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashërit.
25 Maj, 08:13 -
Skandal në spitalin e Piacenzas, mjeku akuzohet për dhunë seksuale! Mes të paktën 8 viktimave, një infermiere prej 10 vitesh nën torturë! I revokohet pezullimi nga detyra
Hetimi ndaj Emanuele Michielettit, ish-shefit të Radiologjisë në Piacenza, është mbyllur: dokumentet zbulojnë një model “abuzimi sistematik”, të dokumentuar nga kamerat e sigurisë. Kallëzimi i një mjekeje theu 'ligjin e heshtjes.'
25 Maj, 07:57 -
Lufta/ Trump: Marrëveshja me Iranin ose do të jetë e shkëlqyer, ose nuk do të ketë fare! Presidenti iranian: Nuk do t'i nënshtrohemi kërkesave të tepërta të SHBA-së
Udhëheqësi suprem Mojtaba Khamenei është i fshehur në një vend sekret, i arritshëm vetëm përmes një rrjeti korrierësh. Sipas burimeve të inteligjencës, zyrtarët iranianë po hasin vështirësi komunikimi duke ngadalësuar negociatat.
25 Maj, 07:22