-
-
-
SPAK kërkoi pushimin e çështjes së Irena Gjokës, GJKKO e kthen për plotësim hetimesh, i lë SPAK 6 muaj kohë
Çështja e Irena Gjokës, e kallëzuar nga PD për falsifikim formularësh, ëhstë rikthyer sërish në SPAK për plotësim hetimesh. Vendimi u mor sot gjyqtarja Marinela Osmani. SPAK kishte kërkuar pushimin e procedimit penal.
19 Maj, 13:19 -
-
Mafia shqiptare e kokainës 'pushton' Zvicrën, alarmohen autoritetet: Të rinjtë po përdoren si 'ushtarë' për 500-1000 franga në muaj! 122 të arrestuar vetëm në 2025
Mafia shqiptare ka pushtuar tregun e drogës në Ticino falë një rrjeti të rinjsh shpërndarës, të njohur si “cavallini”, që fjalë për fjalë do të thotë “kuaj të vegjël”. Shpesh të papunë, këta të rinj mbërrijnë nga Shqipëria në Itali me avion ose tren dhe më pas futen në Ticino, zakonisht me makina me qira.
19 Maj, 13:03 -
-
Profil/ Nga rrëzimi i Brescias në Serie C te katër klubet e elitës italiane, trajneri i ri i Kombëtares ka më shumë humbje sesa fitore në karrierë
Rolando Maran do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. 62-vjeçari italian prej korrikut të vitit 2025 është i papunë, teksa drejtoi Brescian në 15 takime në Serie B, ekip që në fund u rrëzua në Serie C.
19 Maj, 12:50 -
230 të rinj në skenë, “Poenia” mbyll edicionin e parë
“Poenia”, projekti artistik me drejtuese artistike Adela Muçollari, ka mbyllur me sukses edicionin e tij të parë. Shfaqja e fundit u zhvillua në sallën e re të shkollës së muzikës “Onufri”, duke sjellë në skenë një spektakël multidisiplinar me muzikë, balet, teatër, kanto dhe arte pamore, ku protagonistë ishin të rinjtë artistë.
19 Maj, 12:42 -
Nis fushata për ngritjen e shtatores së Prend Doçit në Rrëshen, Këshilli Bashkiak miraton projektin për Abatin e madh të Mirditës
Shtatorja e Abat Prend Doçit do të ngrihet në qendër të Rrëshenit pas miratimit të projektit nga Këshilli Bashkiak i Mirditës, ndërsa Unioni Mirdita ka nisur thirrjen për mbështetje financiare nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
19 Maj, 12:32 -
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele! Karantinohet një fshat në Dajç
Pas Bulqizës dhe Peqinit, murtaja e bagëtive të imëta ka prekur edhe Shkodrën. Në njësinë Dajç ka nisur groposja e dhjetëra deleve të prekura nga virusi ngjitës, ndërsa zona është vënë në karantinë. Tufa me bagëti i përkiste vetëm një fermeri, i cili bën thirrje për dëmshpërblim.
19 Maj, 12:27 -
U përjashtua nga gara/ Salianji ankohet në PPE: Berisha ka mbyllur partinë, të mbajë përgjegjësi për humbjet! Kreu i PD: Letrën ia shkroi zyra e Ramës
Ervin Salianji i dërgoi një letër PPE-së, ku denoncon bllokimin e garës për kreun e PD-së dhe përjashtimin e tij nga kandidimi. Ai akuzon drejtimin e partisë për shkelje të statutit, ndërsa Sali Berisha e quajti letrën “të shkruar nga zyra e Edi Ramës” dhe mbrojti procesin zgjedhor në PD.
19 Maj, 12:25 -
-
Hoxha takim me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi: Riaktivizojmë takimet qeveritare! Ibrahimoviç: Interes për më shumë investime në Shqipëri
Shqipëria dhe Mali i Zi angazhohen për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, me fokus te projektet infrastrukturore, integrimi evropian dhe siguria kibernetike. Deklaratat u bënë pasi takimit të dy ministrave në Tiranë, ku ndër të tjera u fol për mundësinë e rikthimit të mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.
19 Maj, 12:07 -
-
-
Propozimi i ri i Iranit për paqen, Trump: Të heqin dorë nga programi bërthamor! Ministri Araghchi: Kërkesa të tepruara
Ndër opsionet që Teherani po shqyrton do të ishte vendosja e kontrollit mbi Ngushticën e Bab al-Mandeb, ngushtica detare që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe përmes së cilës kalon një e dhjeta e tregtisë botërore. Ngushtica ndodhet pranë territoreve të kontrolluara nga Houthit, një milici jemene e mbështetur nga vetë Irani.
19 Maj, 11:51 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Festë në Sokak’, pesë ditë traditë e shije në Gjirokastër! ‘Flas Shqip’ tek Eksperimentali
Festivali teatror i shkollave të Tiranës “TK Rin Art 2026” mbërrin në edicionin e tij të nëntë. Ai do të çelet nesër me shfaqjen “Kumarxhiu” nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, ndërsa do të vijojë deri më 5 qershor.
19 Maj, 11:50 -
Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve: Cenojnë dinjitetin njerëzor! Në Lezhë mbipopullimi 65%, të paraburgosurit mbi 8 muaj në qeli pa dënim
Avokati i Popullit kërkon mbylljen e Burgut të Burrelit, Kosovë Lushnjë, Kukës, “Mine Peza” dhe godina A e IEVP “Jordan Misja” 313. Avokati i Popullit thekson se në këto institucione janë konstatuar “ambiente të amortizuara, mungesë hapësirash, lagështirë, ajrim dhe ndriçim i pamjaftueshëm, kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme”.
19 Maj, 11:32 -
Pas Trump, presidenti Putin drejt Pekinit! Takim me Xi Jinping, në fokus marrëdhëniet Kinë-Rusi dhe bashkëpunimi energjetik
Kina dhe Rusia kanë paraqitur udhëtimin dy-ditor të Putinit këtë javë — vizita e tij e 25-të në Kinë — si dëshmi të mëtejshme të partneritetit të tyre “gjithëkohor”, edhe pse Perëndimi i kërkon Pekinit të ushtrojë presion mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
19 Maj, 11:24 -
Dëmtuan zonën e mbrojtur të Vjosës duke marrë inerte nga lumi, Gjykata shpall fajtor kompaninë 'P V' dhe administratorin
Nga hetimet u provua kryerja e veprimtarisë të paligjshme, e cila konsistonte në marrjen, nxjerrjen, përpunimin dhe transportimin e inerteve përgjatë lumit Vjosë, veprime këto që kishin sjellë si pasojë dëmtimin e habitatit natyror të zonës së mbrojtur mjedisore me status të veçantë “Park Natyror”.
19 Maj, 11:08 -
Pse Vuçiç e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?
Në vend që të flitet për shefin e arrestuar të policisë së Beogradit, akuzat drejtohen ndaj Malit të Zi. Ndërsa publiku pret përgjigje pas arrestimit dhe shkarkimit të drejtuesit kryesor të policisë në kryeqytetin e Serbisë, presidenti i këtij vendi akuzon Malin e Zi se ka “importuar” klane narkotike në Serbi.
19 Maj, 10:59