-
Vende vakante dhe pushime masive nga puna, si po e zbraz Trump diplomacinë amerikane
Të nisura në korrikun e kaluar, të ashtuquajturat Reductions in Force (RIFs), të urdhëruara nga Marco Rubio, kanë çuar në pushimin nga puna të qindra diplomatëve dhe më shumë se një mijë funksionarëve të tjerë.
19 Maj, 07:00 -
Shkodër/ Gazetari Ervin Dushi kallëzim në polici: U dhunova nga pronari i një marketi dhe 2 të tjerë, shkak denoncimi për kërcënimin e një qytetari
Gazetari Ervin Dushi ka kallëzuar se ka rënë pre e dhunës në Shkodër. Me shenja në fytyrë, ai ka deklaruar se autorë të dhunës ishin 3 persona, njëri prej të cilëve Prelë Gjoni, pronar i një rrjeti marketesh në Shkodër. Shkak i dhunës, sipas gazetarit ka qenë një denoncim që ai kishte bërë më herët për kërcënimin e një qytetari nga Prelë Gjoni.
18 Maj, 22:48 -
-
-
Dita ndërkombëtare e muzeve, vizitohen nga mijëra turistë: Shumë interesante të mësosh për historinë e Shqipërisë
Objektet historike në vend mirëpritën vizitorë vendas e të huaj përmes ekspozitave dhe programeve kulturore që promovuan pasuritë historike të vendit. Në kuadër të ditës ndërkombëtarë të muzeve, u organizuan një serë aktivitetesh që tregojnë rëndësinë e tyre, si ura lidhëse mes historisë dhe kulturës.
18 Maj, 21:02 -
-
INSTAT/ Lëndët djegëse dhe ndërtimi mbajnë ‘në këmbë’ eksportet, në prill arritën 356 mln euro! Çmimi i lartë i karburantit, rrit vlerën e importeve
Për të tretin muaj ka vijuar rritja e eksporteve nga Shqipëria. INSTAT thotë se në prill eksportet arritën në 365 milionë euro me ndikim kryesor të grupit të lëndëve djegëse, ndërtimit dhe produkteve ushqimore. Ndërsa importet u rritën me 4.4% dhe ndikimi kryesor është dhënë nga shtrenjtimi i hidrokarbureve.
18 Maj, 20:37 -
'Çohu o drreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Në videon e publikuar online dëgjohet infermierja t’i thotë pacientes “Çohu o dreq, mos na bëj si e sëmurë. Je me barrë? Ec se po të shk****ej robt”. QSUT shprehet se kanë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore për punonjësen e përfshirë në skandal.
18 Maj, 20:02 -
Anketa: Besimi i shqiptarëve te gjykatat u dyfishua në 5 vite! Gonzato: Sfidat e Reformës lidhen me zbatimin! Gogu: Banka Botërore konfirmon përmirësim të ndjeshëm të drejtësisë në vendin tonë
Shqipëria ka shënuar përmirësim të ndjeshëm në sistemin e drejtësisë, me rritje të besimit të qytetarëve dhe ulje të perceptimit për korrupsionin, sipas Anketës Rajonale të Drejtësisë 2025. Për ambasadorin Gonzato, sfidat e vërteta të Reformës në Drejtësi lidhen kryesisht me zbatimin e saj.
18 Maj, 19:41 -
Ngjarje e rëndë në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe hap zjarr ndaj qytetarëve, raportohet për 5 të vdekur dhe 8 të plagosur! Pamjet nga momenti i sulmit (VIDEO)
5 të vdekur dhe 8 të plagosur është bilanci fillestar i një sulmi me armë zjarri në Turqi. Një 17-vjeçar i armatosur hapi zjarr fillimisht ndaj njerëzve në një restorant dhe më pas edhe në rrugë, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë.
18 Maj, 18:51 -
-
Lapaj kërkesë KQZ-së për kompensimin e qirasë për zyrat e partisë ‘Shqipëria Bëhet’, vlera 2500 euro në muaj
Përmes një kërkese drejtuar KQZ-së, partia Shqipëria Bëhet, e drejtuar nga Adriatik Lapaj ka kërkuar kompensim të qirasë për zyrat e partisë, në vlerën 250 mijë lekë të reja në muaj.
18 Maj, 18:37 -
-
Kontroll blic në Burgun e Peqinit, Indrit Shaqjas i gjendet 'iPhone 16' i vendosur në karikim! Kush është i dënuari që mbeti i plagosur gjatë vrasjes së Arben Lleshit
Shtetasit Indrit Shaqja i është gjetur një celular 'iPhone 16', gjatë kontrolleve të Policisë në dhomën e tij në Burgun e Peqinit. Indrit Shaqja është dënuar për vrasjen e 2 kunatave në Durrës, me qëllim grabitjen e tyre.
18 Maj, 17:32 -
-
Operacion kundër përmbajtjes terroriste, EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit
Përmbajtja ishte në formate të ndryshme, sikurse fjalime që kishin narrativë fetarë të martizimit të ndërthurura me mesazhe politike e deri te video të gjeneruara me inteligjencë artificiale që lavdëronin Gardën Revolucionare Islamike dhe bënin thirrje për hakmarrje për vrasjen e liderit suprem iranian, Ali Khamenei.
18 Maj, 17:05 -
Shakira fiton gjyqin për taksat, Spanja duhet t'i kthejë 55 milionë euro! Këngëtarja: Mijëra qytetarë të zakonshëm u detyruan të provonin pafajësinë si unë
Shakira ka fituar një gjyq me autoritetet spanjolle dhe autoriteti tatimor i Spanjës është i detyruar tashmë t'i rimbursojë këngëtares 55 milionë euro. Shakira deklaroi se ia dedikonte fitoren mijëra qytetarëve, të cilët sipas saj detyrohej shpesh herë të provojnë pafajësinë në mënyrë të ngjashme me të.
18 Maj, 16:46 -
-
SHBA-të dhe Shqipëria rrisin bashkëpunimin ndaj sulmeve kibernetike, ekspertët amerikanë trajnojnë Komandën shqiptare
SHBA po ndihmon Shqipërinë të forcojë mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike, ndërsa ekspertë amerikanë po trajnojnë Komandën Kibernetike shqiptare për identifikimin e sistemeve kritike dhe rritjen e sigurisë dixhitale
18 Maj, 16:04 -
-
Ikën Trumpi, shkon Putini, Kina forcon lidhjet me Moskën, Xi Jinping pret liderin rus, mediat: Pekini në qendër të diplomacisë globale
Putin pritet të vizitojë Pekinin të martën dhe të mërkurën. Media shtetërore kineze “Global Times” e paraqiti ardhjen brenda pak ditësh të Trump dhe Putin si një shenjë se Pekini po kthehet në qendrën kryesore të diplomacisë globale.
18 Maj, 15:49