-
-
-
-
100 vjetori i lindjes së ikonës së Teatrit Kombëtar/ Veprat e Violeta Manushit drejt restaurimit, Gonxhja: Të mbetet e paharrueshme për breza të tërë!
Në përvjetorin e 100-të të ditëlindjes së saj, ministri Blendi Gonxhja njoftoi se gjatë vitit 2026, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të punojnë që interpretimet dhe materialet filmike të aktores të ruhen dhe të përcillen me cilësinë më të mirë për brezat e ardhshëm.
6 Mars, 12:43 -
-
-
Vazhdon puna për çlirimin e hapësirave publike, Rama: Vijojmë kudo!
Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur që në korrik të vitit 2025 dhe lidhet me programin “Rilindja Urbane 2.0”, një nismë që synon të rikthejë hapësirat publike në funksion të komunitetit, duke krijuar më shumë gjelbërim, më shumë hapësira për argëtim sport dhe çlodhje në çdo lagje të kryeqytetit.
6 Mars, 12:19 -
Arben Ahmetaj dhe inceneratorët, SPAK mbyll hetimet! Korrupsion dhe pastrim parash, gati për gjyq dosja me 10 të pandehur
Arben Ahmetaj akuzohet se ndikoi që dy biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri të merrnin kontratat e inceneratorëve dhe përfitoi nga këta të fundit shuma të mëdha parash dhe pasuri të paluajtshme.
6 Mars, 12:02 -
-
-
Fshehën provat pas plagosjes së 18-vjeçares në hotel Gjuta, në pranga 2 anëtarët e fisit! Do hetohen në gjendje të lirë
Elvir Gjuta ka shoqëruar 18-vjeçaren në spital së bashku me mamanë e 22-vjeçarit. Të pyetur në ato momente për rrethanat e plagosjes së të resë, ata kanë deklaruar se vajzën nuk e njohin, por e gjetën të shtrirë te rreth-rrotullimi pranë Fakultetit të Ekonomikut.
6 Mars, 11:55 -
-
Vdekja e 72-vjeçares në azilin e Gjirokastrës, drejtoresha, kryekujdestarja dhe infermieri merren nën hetim për shpërdorim detyre
Prokuroria nisi hetim penal për drejtoreshën e Shtëpisë së të Moshuarëvedhe kryekujdestaren. Të dyja dyshohen se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë dhe shpërdorim detyre.
6 Mars, 11:46 -
-
-
Gjimnazistët protestë te komisariati i Delvinës, nxënësi: Shoku u plagos pranë shkollës, jemi të frikësuar! Drejtori e policia po e mbrojnë
Në Delvinë, gjimnazistët protestuan sot para komisariatit të policisë, duke kërkuar drejtësi për shokun e tyre që u plagos me thikë pranë ambienteve të shkollës para tre ditësh. Ata thanë se autori nuk është përjashtuar nga shkolla dhe se, sipas tyre, ndaj tij nuk po zhvillohen hetime nga policia. Duke kërkuar më shumë siguri në shkollë, nxënësit akuzuan edhe drejtorin se po mbron agresorin.
6 Mars, 11:26 -
-
-
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, nëna e autorit të krimit i kërkon ndjesë nënës së viktimës: Më vjen keq, por fillimisht mendova për djalin tim
Nëna e Mark Samsonit, e dënuar me dy vjet burg për ndihmë dhe inkurajim në fshehjen e trupit të Ilaria Sulës, thotë se pas krimit të ndodhur mendoi fillimisht për të birin
6 Mars, 11:12 -
-
Tronditet ‘ëndrra’ e luksit në Gjirin Persik, bëhet realitet ‘makthi’ i luftës me Iranin! Në rrezik investimet dhe turizmi
Kriza është një goditje shkatërruese për reputacionin e vendeve të Gjirit. Në rrezik është plani gjigant i zhvillimit Vision 2030, mijëra miliarda dollarë që Arabia Saudite dëshiron të investojë për të zhvilluar shëndetësinë, arsimin, turizmin dhe industrinë e argëtimit.
6 Mars, 10:39