-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
Në seancën e Komisionit Kushtetues të Parlamentit të Malit të Zi u aktivizua një tymuese që shkaktoi incident duke e ndërprerë punën e Komisionit. Ky moment ndodhi gjatë një debati të tensionuar mes opozitës dhe pushtetit lidhur me plotësimin e kushteve për pension të tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor 2024, 22:33 -
Biden nënshkruan ligjin për financimin e qeverisë, shmanget mbyllja e pjesshme e saj
Nënshkrimi nga presidenti u jep fund ditëve të pasigurisë në kryeqytetin e vendit pasi Kongresi miratoi një plan dypartiak për buxhetin pak pas skadimit të afatit, që nuk përfshinte kërkesën e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të rritur tavanin e borxhit.
21 Dhjetor 2024, 19:23 -
Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)
Shqiptari u arrestua pas një urdhër-arresti evropian dhe do të duhet të vuajë një dënim total prej 25 vitesh burg për përndjekje, rrëmbim, përdhunim, dhunë seksuale në grup ndaj një vajze, që në kohën e ngjarjes ishte e mitur. Gjithashtu për grabitje dhe sulm ndaj policisë. U kap në Angli, në muajin Nëntor 2023
21 Dhjetor 2024, 18:59 -
Anija me emigrantë, Matteo Salvini 'i shpëton burgut'! Bien akuzat ndaj tij
Gjykata e Palermos në Itali ka hedhur poshtë akuzat për liderin e “Lega” Matteo Salvini për rastin e 147 emigrantëve që nuk u lejuan të zbarkonin në Lampeduza në vitin 2019. Asokohe Salvini ishte në detyre si ministër i Brendshëm dhe bllokoi anijen spanjolle që transportonte emigrantët.
21 Dhjetor 2024, 17:59 -
Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht
Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, i kërkon Gjykatës së Lartë të shfuqizojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” caktuar ndaj saj nga Gjykata e Posaçme në gusht të këtij viti, ndërsa aktualisht që është duke vuajtur një masë sigurie “arrest në burg”.
21 Dhjetor 2024, 17:27 -
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren me rajonin, si një rast për të normalizuar edhe situatën në veri dhe për të kthyer besimin e serbëve nga ajo pjesë e Kosovës ndaj autoriteteve kosovare.
21 Dhjetor 2024, 16:47 -
Ekskluzive/ Neandertalët në Vlorë! Si u gjetën materialet e rëndësishme që ndryshojnë historinë për Shqipërinë
Një zbulim i jashtëzakonshëm është kryer nga arkeologët e huaj dhe shqiptarë, që provojnë shkencërisht se në Shqipëri kanë jetuar 40 mijë vite më parë, neandertalët, një specie humane tashmë e zhdukur. Për Report tv, arkeologu Krilejdan Çipa ka treguar detaje të gjetjeve gjeologjike në zonën e Zvernecit.
21 Dhjetor 2024, 16:04 -
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
Eksperti Sulçe ofron disa propozime për të lehtësuar trafikun në Tiranë, duke sugjeruar parkimin jashtë Unazës së Vogël e menaxhimin të rrugëve me sinjalistikë të përkohshme. Ai thotë se duhet një studim i plotë i trafikut dhe optimizim i orareve të transportit urban. Sulçe kritikon autoritetet për mungesën e një plani të qëndrueshëm për zgjidhjen e problemit.
21 Dhjetor 2024, 12:30 -
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
Prej 3 muajsh në qelinë numër 6 në burgun e Fierit, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i dënuar për kallëzim të rremë për çështjen “Babale”, komentoi në postim në Facebook, çeljen e grupkapitujve të radhës në rrugën integruese të Shqipërisë.
21 Dhjetor 2024, 12:00 -
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme 5 të pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit ne Lazarat, të cilët kundërshtuan me armë punonjësit e policisë në operacionin e parë në vitin 2014.
21 Dhjetor 2024, 10:45 -
Fier/ Morën zhavorr në Lumin e Vjosës, Prokuroria dërgon për gjykim 3 persona
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 3 persona të akuzuar për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Nga veprimet e kryera të pandehurit kanë shkaktuar një dëm në vlerën 3.000.000 lek
21 Dhjetor 2024, 10:31 -
K’cimi i Tropojës në UNESCO, ‘rojtarët’ e traditës për Report Tv: Emocion i madh! Koreografi: Vallet tona epike luftarake
Dy prej koreografëve më të njohur në qytetin e Bajram Currit, që kanë mësuar qindra të rinj të kërcejnë e vallëzojnë janë Mjeshtrja e Madhe, Bukurie Demiraj dhe Nderi i Kombit, Deli Metalia. Mes emocioneve ata treguan rrugëtimin e ‘K’cimit të Tropojës’ në UNESCO.
21 Dhjetor 2024, 08:25 -
SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton planin për buxhetin e qeverisë, do të shmangte mbylljen e pjesshme të saj
Disa orë përpara skadimit të afatit të mbylljes së pjesshme të qeverisë në mesnatë, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një plan të ri të propozuar nga Kryetari Mike Johnson që tani kalon për votë në Senat dhe më pas duhet të nënshkruhet nga Presidenti Joe Biden për t’u kthyer në ligj.
21 Dhjetor 2024, 08:15 -
Shkatërrimi, shkëlqimi dhe historia e Flotës Detare Shqiptare! Esencë-Report Tv
Cilat ishin ngjaret me më shumë rëndësi në historinë e saj? Kush dhe nga ku u ndikua që ushtarakisht deti shqiptar që të ishte më i sigurtë? Cilat janë përpjekjet me më shumë rëndësi në Historinë e Flotës Ushtarake Detare Shqiptare? I ftuar në studio përballë Eljan Taninit në Esencë ishte Artur Meçollari,
20 Dhjetor 2024, 21:26 -
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
Bazuar në rekomandimin e ONM, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e gjen të pabazuar vendimin e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Eranda Laze dhe kërkon shkarkimin e saj për probleme të pasurisë dhe etikës
20 Dhjetor 2024, 19:41 -
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
SPAK nisi punën në vitin 2019 dhe është kthyer në një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi, ndërsa më 19 dhjetor festoi edhe 5 vjetorin. Lidhur me punë e bërë deri më tani nga SPAK, juristi Romeo Kara, u shpreh se puna duhet që të vijojë.
20 Dhjetor 2024, 19:19 -
-
SPAK i akuzoi për abuzim me tenderin 143 mln lekë! GJKKO shpall të pafajshëm 3 punonjësit e UKT-së, dënon 6 muaj burg biznesmenin
GJKKO shpalli të pafajshëm 3 punonjësit Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë të cilë u akuzuan nga SPAK se favorizuan kompaninë 'Ë Center' të Blerim Shemjat në një tender me vlerë rreth 143 mln lekë për blerje kimikatesh dhe karbon aktiv.
20 Dhjetor 2024, 17:29 -
‘Bankers’ investoi 10 milionë USD për komunitetin në 15 vite! Xiao: Përmirësojmë jetën e banorëve në Patos-Marinzë
Rreth 10 milionë dollarë janë investuar nga Bankers Petroleum Albania në komunitetet e zonës Patos-Marinzës gjatë 15 viteve të fundit. Gjatë eventit të 15 vjetorit të partneritetit Bankers-komunitet , CEO HongPing Xiao, reflektoi mbi rrugëtimin e kompanisë.
20 Dhjetor 2024, 17:17 -
New York Times: Shqipëria mes destinacioneve mahnitëse europiane për t’u vizituar në 2025
Eksperti i udhëtimeve, Simon Calder ka zbuluar destinacionet e fshehta europiane mahnitëse për të vizituar në vitin 2025 - përpara se ato të pushtohen nga turistët ndërkombëtarë, shkruhet në një artikull të botuar gazetën e përditshme amerikane “New York Times”
20 Dhjetor 2024, 15:57