-
-
Kastrati Group arrin marrëveshjen e rëndësishme me familjen mbretërore të Katarit Al Thanis
Anëtarët e familjes mbretërore në pushtet të Katarit, Al Thanis, shitën hotelin SLS Brickell në Miami për 55 milionë dollarë. Sipas mediave botërore, prona është blerë nga konglomerati shqiptar Kastrati Group.
9 Tetor 2023, 13:18 -
Si militantët e Hamasit shkatërruan kufirin e fortifikuar! Dinin gjithçka për 'kalanë' izraelite e cila mbrohej me shumë robotë sesa ushtarë prej mishi e gjaku
Shkaqet e kësaj fatkeqësie do të studiohen me vite. Por në këto momente ka nga ata që akuzojnë Netanyahun se kishte zbrazur frontin e Gazës, duke transferuar 26 batalione, baraz me 70% të trupave, në Bregun Perëndimor. Por tashmë ka një mësim strategjik: mendjemadhësia teknologjike. Në komandë kishte një mori sensorësh, drone, robotë dhe vetëm një grusht ushtarësh prej mishi e gjaku.
9 Tetor 2023, 10:37 -
GJKKO konfiskon pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj! Zotëronte prona e tokë në Shëngjinin në Himarë
Gjykata e Posaçme ka konfiskuar pasuritë e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj, i cili është nën akuzë për deklarim të rremë pasurie. Behet fjalë për 7 pasuri të Zenelajt, me vendndodhje në Lezhë, të cilat tashmë pas vendimit të GJKKO do t’i kalojnë shtetit.
9 Tetor 2023, 09:38 -
Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, reagon stomatologia Ina Xhaxho: Prisni ekspertizën! Presidentit të 'Urdhrit të Stomatologëve' i kam dërguar ankesë, të ketë kujdes për informacionet në emrin tim
Stomatologia Ina Xaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxho në klinikën e të cilëve u krye ndërhyrja kirurgjikale në gojë e 3-vjeçarit që vdiq Brian Spahiu, ka reaguar në rrjete sociale.
8 Tetor 2023, 22:15 -
Konservatorët gjermanë drejt fitores së zgjedhjeve në dy shtete
Opozita gjermane e qendrës së djathtë pritet të fitojë zgjedhjet e së dielës në dy shtete, ndërsa Kancelari Olaf Scholz ndodhet në mes të mandatit të një qeverie që nuk gëzon popullaritet mes votuesve. Sondazhet me zgjedhësit pas votimeve tregojnë për një rritje të mbështetjes për partinë e ekstremit të djahtë, “Aleternativa për Gjermaninë”
8 Tetor 2023, 21:51 -
-
-
SKEDA/ Izraeli 7 dekada në luftë për territore me palestinezët! Mijëra të vrarë dhe të plagosur nga konflikti i gjatë
Një konflikt që zgjat prej dekadash dhe ka marrë mijëra jetë njerëzore. Izraeli dhe palestinezët janë në luftë prej vitit 1948 kur u krijua shteti hebre. Report Tv sjell një skedë nga 5 luftërat e Izraelit me Hamasin në Gaza. Një konflikt, për territore dhe tokën e shenjtë të Jeruzalemit, që dihet se kur ka filluar, por jo se kur do të mbarojë
8 Tetor 2023, 16:53 -
Cili është lumi më i gjatë në botë? Ekspedita e re synon të zgjidhë njëherë e mirë debatin
Titulli i "lumit më të gjatë në botë" i është dhënë zyrtarisht Nilit të Afrikës nga burime autoritative si Enciklopedia Britannica dhe Rekordet Botërore Guinness. Por një ekspeditë e ardhshme e lumit Amazon nga një ekip eksploruesish dhe studiuesish ndërkombëtarë, që udhëtojnë me gomone, kalë dhe varka me panele diellore po përgatitet të kundërshtojë këtë emërtim
8 Tetor 2023, 15:33 -
-
Greqia zgjedh sot drejtuesit vendorë, procesi i votimit vijon pa probleme në të gjithë vendin! Mitsotakis: Festë, qytetarët votojnë për jetesë më të mirë
Qytetarët grekë votojnë këtë të diel për përfaqësuesit e rinj të pushtetit lokal. Procesi ka nisur në orën 07:00, me vonesa në një numër të vogël qendrash votimi për shkak të mungesës së disa anëtarëve të komisioneve. 9.7 milion qytetarë grekë kanë të drejtë zgjedhjeje.
8 Tetor 2023, 09:58 -
-
Arsyet e luftës toksike brenda Partisë Demokratike
Ne nisjen e luftës civile brenda PD-së, pas shpalljes së Sali Berishës Non Grata prej SHBA-së, arma e vetme që përdoret është ajo toksike. Pra helmimi i opinionit publik me fjalë e argumente sa më të rënda, vetëm e vetëm që të largojë logjikën, arsyen, ftohtësinë, e më së shumti intersat që të udhëheqin zhvillimet politike
7 Tetor 2023, 21:03 -
Kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet: Sulmi në veri të Kosovës, përpjekje e Serbisë për të ndryshuar kufijtë me forcë
Kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus e sheh sulmin e 24 shtatorit në pjesën veriore të Kosovës nga një grup i armatosur serb, si përpjekje e Serbisë për të ndryshuar kufijtë me forcë dhe si pjesë të një përgatitjeje, të përcjellë me retorikë nxitëse dhe armatosje, për një konfrontim të armatosur.
7 Tetor 2023, 18:25 -
-
-
-
Përplasja Bardhi-Basha, Tabaku për Report Tv: Të mos e përdorim Kuvendin për të sulmuar njëri-tjetrin, të ndarë i bëjmë nder vetëm qeverisë
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka komentuar situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, ku në seancën e së enjtes pasi një përplasje të ashpër mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.
7 Tetor 2023, 13:50 -
INTERVISTA për Report Tv/ Jeta në rrezik?! Ish-kampioni i botës në shah Kasparov në Tiranë: Miqtë m’i burgosën e vranë, beteja ime ndaj diktatorit brutal Putin do vazhdojë
Ish-kampioni i botës në shah, aktivisti politik dhe shkrimtari Garry Kasparov prezantoi këtë fundjavë pranë Piramidës librin e tij “Jeta si një lojë shahu”, të sjellë në shqip nga deputeti Eduard Shalsi. Si një nga kundërshtarët më të flaktë të presidentit rus Vladimir Putinin, ai rrëfen për Report tv, angazhimet e tij aktuale si dhe rreziqet e sakrificat e të qenit në opozitë me një diktator brutal.
7 Tetor 2023, 13:44 -