-
Ambasada ruse në Moldavi me lidhje të forta me spiunët
Në gusht, Moldavia i përzuri 35 diplomatë rusë dhe anëtarë të Ambasadës, duke u thirrur mbi frikën se Moska po bën përpjekje për ta “destabilizuar” vendin, pasi hulumtimet e mediave gjetën një numër “të tepërt” të antenave në kulmin ndërtesës së ambasadës.
7 Shtator 2023, 08:55 -
Dialogu Beograd-Prishtinë, Lajçak dhe Bislimi bisedojnë për takimin e nivelit të lartë të javës së ardhshme
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, tha të mërkurën vonë se u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, për të biseduar rreth përgatitjeve për një takim të nivelit të larg të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit javën e ardhshme
6 Shtator 2023, 22:33 -
Një tjetër fitore ligjore për shkrimtaren që fitoi padinë për abuzim seksual ndaj ish-Presidentit Trump
Katër muaj pasi juria vendosi se ish presidenti Donald Trump kishte abuzuar seksualisht dhe kishte shpifur ndaj autores E. Jean Carroll, një gjyqtar federal vendosi të mërkurën se disa komente të mëtejshme të ish-presidentit për të, ishin denigruese. Vendimi nënkupton se një gjyq tjetër do të merret vetëm me dëmshpërblimin që ish-presidenti duhet t’i paguajë zonjës Carroll.
6 Shtator 2023, 20:50 -
Ylli Pata: Radiografia e aventurës kamikaze të Gaz Bardhit
Për Gazmend Bardhin, Sali Berisha është ende një variant i zgjedhjes politike, ku ai e vendos përballë Edi Ramës. Por gjithçka që ka ndodhur në Shqipëri, që nga viti 2013, e deri tek data drastike që ka vendosur një kufi të ri, por jo final-25 prilli 2021, shqiptarët kanë votuar Edi Ramën, pikërisht sepse përballë tij si zgjidhje ishte Sali Berisha
6 Shtator 2023, 18:10 -
-
Guterres: Kolapsi i klimës ka filluar, valët e të nxehtit po kërcënojnë njerëzit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë tha se “ka filluar kolapsi i klimës”. Komenti i tij vjen si përgjigje për njoftimet për temperaturat e larta rekord globale të regjistruara gjatë verës në hemisferën veriore.
6 Shtator 2023, 17:45 -
-
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama dërgon për dekretim te Presidenti Begaj emrat e ministrave të rinj
Dy ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, emrat e rinj të ministrave kanë mbërritur në Presidencë për t’u dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj. Kreu i shtetit që do të bëjë dekretimin e 7 ministrave pasi të kthehet nga vizita 3 ditore në Kazakistan.
6 Shtator 2023, 16:30 -
Banesat iu shembën nga erozioni i tokës, banorët e Blinishtit të Mirditës protestë para kryeministrisë: 5 vjet pa dëmshpërblim, qiranë e paguajmë vetë
Shtatë familje nga fshati Blinisht i Mirditës protestuan përpara kryeministrisë, pasi nuk janë dëmshpërblyer ende për banesat e shembura nga erozioni i tokës. Ata kërkojnë kompensim, përndryshe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave
6 Shtator 2023, 16:22 -
-
-
-
Zaloshnja: Turizmi, lokomotiva e rritjes së PBB-së shqiptare më 2022! Po më 2023?
Nga një analizë që botova para disa muajsh tek Shqiptarja.com, më rezultoi se gysma e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) në Shqipëri më 2022 (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë) i atribuohej rritjes së turizmit (krahasuar me 2019-ën).
6 Shtator 2023, 14:55 -
'Plumbi i Artë'/ Arrestohet në Rinas Alban Bengasi, po kthehej nga Dubai! Avokati pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanin për t'i vrarë gruan
Në kthim nga Dubai, arrestohet në Rinas avokati Alban Bengasi, i cili ishte në kërkim për dosjen “Plumbi i Artë” pasi i premtoi Nuredin Dumanit 120 mijë euro për vrasjen e ish-bashkëshortes. Fillimisht gruaja do të rrihej barbarisht dhe më pas do të vritej, por kjo shumë u konsiderua e vogël për një grua nga Dumani.
6 Shtator 2023, 14:26 -
'Të kontrollojmë barazimin dhe të rrëmbejmë fitoren në Çeki', Altin Rraklli jep recetën: T'i presim 70 minuta, kualifikimi një mundësi reale
Ka veshur 63 herë fanellën e Kombëtares kuqezi dhe ka shënuar dhjetë gola. Altin Rraklli, ish-sulmuesi i kuqezinjve ka folur nga Gjermania për Report TV në lidhje me dy ndeshjet kualifikuese që Kombëtarja luan kundër Çekisë dhe Polonisë për grupin E të Euro 2024.
6 Shtator 2023, 13:13 -
Inceneratori i Fierit, Koka kërkon pafajësi në gjyq: Akuza e SPAK bazohet në kallëzimin e 'fallxhores', Kryemadhi! Bëni drejtësi, ose do jem viktima e radhës
Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes shfajësoi veten përballë akuzave të SPAK lidhur me incineratorin e Fierit. Ai tha se kërkon drejtësi ndërsa akuzoi Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin si autorët e kallëzimit penal të bërë ndaj tij.
6 Shtator 2023, 12:52 -
-
A duhet t’i trembemi një pakti Putin – Kim Jong Un?
Plani i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un për të vizituar Rusinë këtë muaj ka shkaktuar shqetësim tek SHBA dhe aleatët e saj. Ai dhe presidenti Vladimir Putin synojnë të diskutojnë mundësinë që Koreja e Veriut t’i sigurojë Moskës armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, thonë zyrtarët amerikanë.
6 Shtator 2023, 10:05 -
Ekskluzive/ BE përfundon hetimet për fondet e IPARD II në Shqipëri! Zyra Europiane për Report Tv: Raporti iu dërgua autoriteteve përkatëse
Zyra Evropiane kundër mashtrimit Ekonomik tha ekskluzivisht për Report Tv se ka mbyllur hetimin në lidhje me fondet e financimit nga programi IPARD II i BE-së në Shqipëri dhe tashmë raporti është në institucionet vendimmarrëse në Komisionin Evropian. Përmes një vendimi të marrë në korrik, KE pezulloi përkohësisht pagesat nga programi për Shqipërinë.
6 Shtator 2023, 09:43 -
-
Çfarë thuhet për 'planin destabilizues të Serbisë' për të cilin paralajmëroi Osmani?
Vjosa Osmani, tha se “Serbia vazhdimisht fut armatim në Kosovë, ilegalisht”. Osmani, po ashtu, tha se Serbia po synon të zbatojë një plan destabilizues në Ballkanin Perëndimor, të ngjashëm me, siç u shpreh, atë që e realizoi Rusia në Ukrainë, në vitin 2014.
6 Shtator 2023, 08:21