-
Ekskluzive/ Shkëlzen Berisha 743 mijë euro si sekser dhe konsulent ligjor, mister klientët e tij, përveç Ilir Karçinit i dënuar se porositi vrasjen e një biznesmeni
Familja Berisha ktheu në traditë shtimin e pasurisë me punën e sekserit në shitblerjen pronave, si i shitën Argita dhe Jamarbëri prona Damir Fazlliç në vitet 2006-2008 nën kujdesin e Berishës, më pas traditën e vijoi Shkëlzeni. Familja nuk iu nda Porto Romanos në Durrës.
27 Korrik 2020, 18:43 -
-
Shkëlzen Berisha nuk deklaroi në ILDKP aksionet në kompaninë ‘Logal’, pas 1.8 milionë € zbulohet borxhi tjetër 250 mijë € dhe kujt ia bleu pronat afër Gërdecit
I biri i Sali Berishës themeloi kompaninë tij 'Logal’ sh.p.k në 2015 dhe nuk deklaroi aksionet në deklaratën e pasurisë në ILDKP siç e detyron ligji, shkon në mbi 2 mln euro borxhi i marrë për këtë kompani përmes të cilës ka blerë prona dhe godina pranë Gërdecit me vlerë të pretenduar më të ulët se sa principali. Mister i madh blerja e makinerive dhe impianteve me vlerë 1.9 milionë euro.
25 Korrik 2020, 20:17 -
-
Thellohet skandali financiar i Shkëlzen Berishës: Skema si mori 1.8 milion euro nën hundën e Shtetit me kompaninë me vetëm një punonjës
Shqiptarja.com zbulon bilancet e kompanisë "Logal" të krijuar nga djali i Sali Berishës. Çfarë ka blerë realisht me superkredinë të siguruar nga Intesa Sanpaolo? Me çfarë ka paguar tokat dhe godinat e blera gjashtë ditë para se të merrte kredinë? Si ia ka besuar kredinë një kompanie me bilanc të dyshimtë dhe të ardhura qesharake dhe të garantuar me kolateral që vlen disa herë më pak se shuma e financuar?
24 Korrik 2020, 18:22 -
Pasuria e Gjin Gjonit, hyri i pastrehë në drejtësi dhe doli ‘sheik’, misteri i rezidencës 700 mijë € në Rolling Hills, Elona Çaushi 420 mijë € në xhep brenda vitit
Detaje rreth pasurisë së Gjin Gjonit, deri në vitin 2007 nuk kishte as shtëpi banimi, në vitet 2011-2012 së bashku me Elona Çaushi blenë dyqan 150 mijë euro, apartament 480 mijë USD dhe porositën një rezidencën 700 mijë euro në Rolling Hills të cilën pretendojnë se e kanë kthyer mbrapsht. Sipas ILDKP deri në 2014 çifti nuk justifikon rreth 2 milionë euro pasuri. Gjyqtari dha dorëheqjen në prag të Vetingut
24 Korrik 2020, 16:17 -
Skandal financiar / Shkëlzen Berisha blen 1.8 milionë euro prona pranë Gërdecit, pikëpyetjet e mëdha rreth kredisë, nuk mbulohet vlera e principalit
Shkëlzen Berisha mori një kredi të dyshimtë 1.8 milionë euro për të blerë prona me vlerë sa kredia pranë fshatit që hodhi në erë në 2008 qeveria me në krye babanë e tij. Mister mënyra se si Shkëlzeni e ka marrë kredinë 1.8 milionë euro nga Banka Intesa Sanpaolo (sipas vendimit te kompanisë) kur pricipali tejkalon mbi 4 here vlerën e pronave të lëna peng. Pikëpyetje edhe rreth nivelit të të ardhurave te kompanisë që ka marrë pesiper kredinë
23 Korrik 2020, 22:19 -
Rrëfimi i Gjin Gjonit: Pasurinë time e ka investiguar Sali Berisha, është e ligjshme. Ylli Manjani: Gjini na nderon, e vlerëson bota
Si u kordinuan në vitin 2015 Gjin Gjoni dhe Sali Berisha duke mbrojtur dhe lavdëruar njëri-tjetrin dhe roli i Çim Pekës. Deklarata e bujshme e ish-ministrit të LSI-së së Drejtësisë Ylli Manjani në mbrojtje të gjyqtarit simbol të akuzave për pasurim të dyshimtë dhe vendime skandaloze. Saimir Tahiri në 2015 mesazh Berishës: Ne besojmë që qytetarët meritojnë drejtësi të vërtetë dhe jo gjin gjonër
23 Korrik 2020, 08:24 -
OKB: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020, pritet të ikin dhe 615 mijë të tjerë në dekadat e ardhshme
Organizata e Kombeve të Bashkuara në statistikat e saj për Divizionin e Popullsisë vlerëson se që nga viti 1990 deri në 2020-n, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona. Deri në vitin 2100, OKB parashikon se nga Shqipëria do të largohen edhe 615 mijë persona të tjerë.
22 Korrik 2020, 20:36 -
-
PD Lezhë propozon Gjin Gjonin kandidat për deputet pasi dha dorëheqjen nga frika e Vetingut, kandidat edhe vëllai i tij
Emri i Gjin Gjonit është propozuar nga dega e PD-së në Lezhë, kandidatura e tij do t’i shkojë për miratim Lulzim Bashës. Si e mori Berisha në mbrojtje Gjinin Gjonin në 2015
22 Korrik 2020, 14:24 -
-
Ikja e Gjin Gjonit, shkollimi si ‘plepist’ dhe me ‘universitet’ 1-vjeçar, karriera, pasuria përrallore dhe dosjet e bujshme që ka pasur në duar
Misteri i madh i ‘diplomimit’ të Gjin Gjonit, deklaroi se kreu i universitetin për 1 vit dhe më pas bëri masterin, qëndroi 5 vjet në krye të qeverisjes së drejtësisë në Shqipëri (KLD), dosjet e bujshme nga lirimi bosit të drogës Abdulselam Turgut deri tek mbrojtja e gjyqtarëve të korruptuar në KLD.
21 Korrik 2020, 17:41 -
-
Komisioni i jep OK, Bushati kundër kandidates për ambasadore në Greqi, sulm Cakajt: S'ka ndodhur as në komunizëm, kemi çështje të pazgjidhura
Ditmir Bushati e kundërshtoi, ndërsa për ta argumentuar qëndrimin e tij ka listuar disa arsye duke nisur nga procedura. Bushati tha se së pari sipas Kushtetutës duhet që Presidenti të shprehet për krijimin e vakancës, gjë që nuk e ka bërë.
21 Korrik 2020, 10:58 -
-
Dilemat e një pakti PS-PD, pa Bashën në tryezë: Kush janë kartat e Ramës?!
Vetëm nëse Rama nxjerr një kartë edhe më të madhe e më joshëse sesa ajo e koalicionit “tren” për Lulzim Bashën, e cila mund ta shtyjë që të hyjë në kompromis. Po cila është ajo kartë që mund ta bëjë Bashën të ndërrojë mendje? Mund të jetë më shumë se një, ekzaktësisht dy!
19 Korrik 2020, 22:04 -
Përfundon marrja në pyetje e Presidentit Hashim Thaçi në Prokurorinë e Posaçme në Hagë (VIDEO)
Prokuroria e Posaçme më 24 qershor publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte
17 Korrik 2020, 08:43 -
Ekskluzive/ Pasuria e krerëve të drejtësisë, kreu i KLP me 2 vila në Farkë 566 mijë € dhe 22 troje e ndërtesa, drejtuesi i SPAK 3 kredi, Kryeprokurori vetëm pagën
Zbulohen ndryshimet në pasurinë e krerëve të drejtësisë së re për vitin 2019, kreu i SPAK Arben Kraja mbi 50 mijë USD të ardhura në vit, por shlyen tre kredi, kryeprokurori Olsian Çela kursen nga paga, Gent Ibrahimi trashëgon nga nëna 33 % të mbi 40 mijë m2 truall, 6 magazina dhe 6 ndërtesa, brenda vitit blen makinë 45 mijë USD dhe lidh kontratë për dy apartamente dhe dyqan në Skelë të Vlorës
14 Korrik 2020, 16:49 -
Aktakuzat ndaj Thaçit/ Rexhep Selimi: Hetimet e Hagës të padrejta dhe etnike! Askush s'mund të fajësojë UÇK për krimet e pasluftës
Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar Vetëvendosje, tha se askush nuk ka pse të pastrojë luftën e Kosovës dhe të UÇK-së pasi ajo ishte e drejtë dhe nuk ka nevojë për gjykata ndërkombëtare e vendore të pastrojë emrin e saj. Hetimet nga Gjykata Speciale e Hagës, Selimi e konsideron si një gjykatë etnike dhe të padrejtë që heton vetëm një territor dhe vetëm një etnicitet, atë shqiptar.
13 Korrik 2020, 22:59 -
