-
-
Parandalimi i aksidenteve rrugore
Shefi i sigurisë rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili, në një deklaratë për mediat tha këtë të enjte entet pronare të rrugëve duhet të jenë më të kujdesshme në e vendosjen e sinjalistikës gjatë punimeve në rrugë. Ai jep edhe detaje mbi shkaqet e aksidenteve të fundit ndërsa thotë se një plan operacional i policisë rrugore synon uljen dhe parandalimin e tyre. VIDEO
policia plan masash në zonat turistike
28 Korrik 2016, 17:50 -
-
Dita botërore e Hepatitit, Beqaj:
Ditën Botërore të Hepatitit, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ka vizituar laboratorin e ekzaminimeve në Spitalin Universitar Obstetriko-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Ministri Beqaj u shpreh se 11 pacientë me Hepatit C u trajtuan falas për herë të parë në 2015 me barin e rimbursuar jetëshpëtues“Sovosfubir” (Sovaldi), në vlerën 600 mijë euro, ndërkohë që 25 pacientë të tjerë me Hepatit C përfitojnë nga rimbursimi këtë vit duke marrë mjekim që nga muaji qershor në vlerën 1 milionë euro.
Rimbursojmë barnat për pacientët
28 Korrik 2016, 14:37 -
-
-
'Drejtësia' dhe dekriminalizimi
Reforma Kushtetuese dhe ligji për dekriminalizimin u votuan në një ditë të vetme: 17.12.2015, me kërkesë të PD. Tani, për Drejtësinë, Basha kërkon kohë. Rikthehet tensioni politik, tentativë për të penguar vetingun. SHBA dhe BE: Draftin ua dhamë që në qershor. Meta ndërpret vizitën në SHBA. Ndërkombëtarët, të interesuar për të sjellë sa më shpejt në Tiranë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, por edhe për të shkruar rekomandime pozitive në progres raportin e vjeshtës për Shqipërinë, kërkojnë miratimin e 7 ligjeve prioritare menjëherë. VIDEO Basha: Vetingu 'Jo' para 11 gushtit, shkelet Kushtetuta Meta ndërpret vizitën në SHBA: Po prishet konsensusi
konsensusi me 2 standarde i PD
28 Korrik 2016, 07:26 -
-
-
MTI: PD gënjen, tarifa e propozuar
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Transporteve Edi Seitaj ka reaguar pas pretendimeve të Partisë Demokratike për tarifën 10 euro të rrugës së Kombit dhe përfshirjen në të edhe të banorëve të zonës, duke i cilësuar ato të pavërteta.
nga ata shkonte deri në 8,4 euro
27 Korrik 2016, 18:43 -
-
-
Përmbarimi sekuestron pronat e
Përmbaruesit kanë sekuestruar aktivet e ish televizionit Alsat (Albanian Screen) dhe të kompanisë së tregtimit me pakicë të karburanteve Kuarta, si rrjedhojë e një kredie të pashlyer të Kuarta, për të cilën ishin vënë në hipotekë pasuritë e paluajtshme të Alsat. Sipas urdhërit të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shoqëria përmbaruese TDR group ka kërkuar në fillim të korrikut sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të kompanisë Kuarta.
ish-manjatit të naftës Rezart Taçi
27 Korrik 2016, 09:17 -
Koncesioni i Rinasit, norma
Tirana International Airport, kompania që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit ka deklaruar një normë rekord fitimi (para taksave) prej 40.7% në vitin 2015, në rritje nga 35.5% që ishte ky tregues një vit më parë VIDEO
e fitimit rezulton 41 përqind
27 Korrik 2016, 06:52 -
-
-
-
Francë,terroristët masakrojnë
Një mëngjes i frikshëm në një kishë në Saint Etienne du Rouvray në Francë. Dy persona me thikë morën peng 1 prift, 2 murgesha dhe disa besimtarë. Mediat franceze citojnë se prifti 86 vjeçar është vrarë duke u masakruar ndërsa një tjetër person është i plagosur rëndë. VIDEO
priftin e besimtarin në KishëIdentifikohet njëri nga terroristët, i arrestuar më parë
26 Korrik 2016, 11:09 -
Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak:
Ky ka qenë një vit ku Tirana u rikthye në punë me kohë të plotë dhe kur qytetarët kanë patur mundësinë të ndihen të shpërblyer për zgjedhjen që bënë, duke na votuar një vit më parë. Sot është një moment i mirë për të falenderuar secilin prej jush, në mazhorancë dhe në opozitë sepse edhe Këshilli Bashkiak është rikthyer në punë me një energji të jashtëzakonshme, ndoshta të pa precendentë për Këshillat Bashkiak të Tiranës në vitet e fundit.
25 Korrik 2016, 20:55 -
-
Këshilli,Veliaj:Investimet vijojnë
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar ndryshimet në buxhetin e Bashkisë së Tiranës, pa praninë e opozitës, e cila u largua nga mbledhja, ndërkohë që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj më herët ka bërë një bilanc të punës një vjeçare të punës së bërë nga Bashkia e Tiranës në këtë vit kur ky institucion drejtohet prej tij. Ai ka deklaruar se Bashkia e Tiranës është duke menduar për krijimin e një ndërmarrje publike për transportin. VIDEO
ndërmarje publike transporti
25 Korrik 2016, 18:56
