-
-
Vrau 2 prostituta në Itali e u arratis nga burgu me çarçaf e shkopinj fshese, arrestohet anëtari i bandës së 'Llanajve' në Vlorë
Pas më shumë se tre viteve në arrati, është arrestuar në Selenicë, Tesilvan (Tesi) Basho, anëtar i bandës së 'Llanajve' në Vlorë, si dhe vëllai i tij, Satilno Basho. Tesilvan, ose siç ai njihet, Tesi është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos.
16 Tetor 2019, 13:11 -
Fillon plotësimi i Kushtetueses, Meta emëron Besnik Muçin, por prokurori s'ka larë akoma hesapet me vettingun
Ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur që të dekretojë emërimin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese të prokurorit Besnik Muçi, i cili ende nuk i ka mbyllur hesapet me vettingun, pasi kaloi shkallën e parë, por komisioneri publik ankimoi vendimin me argumentin se nuk justifikon pasurinë, ndërsa sot në orën 12:00 do të zhvillohet seanca e parë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
16 Tetor 2019, 10:31 -
Natë me protesta në Barcelonë, rrethohet prefektura, sabotohet transporti i trenave të shpejtësisë së lartë, arrestohen 41 persona (VIDEO)
Ishte një natë e ndërlikuar ajo e mbrëmshmja në Barcelonë. Selia e prefekturës spanjolle dhe e gjithë Katalonja ka qenë nën rrethim. Ndërsa hekurudha e trenave të shpejtësisë së lartë u sabotua që në orët e para të mëngjesit.
16 Tetor 2019, 10:03 -
-
-
-
Londër, çmimi prestigjioz 'Booker Prize' për Margaret Atwood dhe Evaristo
-Margaret Atwood, 79 vjeçe, fiton për herë të dytë “Booker Prize” për romanin “The Testaments. Ajo e ka fituar edhe 19 vjet më parë të njëjtin çmim për romanin historik “The Blind Assassin”. Ndërsa Bernardine Evaristo është e para grua me ngjyrë që fiton “Booker Prize” për romanin “Girl, Woman, Other”
15 Tetor 2019, 20:10 -
-
Tension i lartë në Barcelonë, protestuesit pushtojnë aeroportin, përplasen me policinë
Mijëra manifestues në Barcelonë kanë bllokuar aeroportin ndërkombëtar El Prat. Ata kanë djegur rrota makinash dhe dru, duke bllokua rrugët hyrëse drejt aeroportit, dhe duke “pushtuar” të gjithë perimetrin e terminalit.
15 Tetor 2019, 16:35 -
-
-
-
Lobimi rus i PD/ Akuzohet se fshehu financimin prej 650 mijë dollarësh në zgjedhjet e 2017, zgjaten hetimet për Lulzim Bashën
Prokuroria e Tiranës ka vendosur zgjatjen e hetimeve për liderin e opozitës Lulzim Basha, ish-deputetin Arben Ristani dhe financierin e PD Ilir Dervishi.
15 Tetor 2019, 11:51 -
PD kërkon strukturë të posaçme për 'Zgjedhoren'/ OSBE: Gati të organizojmë diskutime, të miratohet deri në dhjetor
Ambasadori Borschardt nxiti prokurorinë të punojë shumë intensivisht për të gjitha shkeljet, qofshin presion i paligjshëm ndaj zgjedhësve, qofshin shitblerje të votës apo shkelje të tjera.
14 Tetor 2019, 19:06 -
-
-
Besim Hajdarmataj del të hënën para Vettingut, ja superpasuria që duhet të justifikojë
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj do të përballet të hënën më 14 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, identifikohet si “flamur i kuq” shtimin e likujditeteve nga të ardhurat e vëllait në Angli, për të cilat subjekti deklaron se kanë qenë të pashoqëruara me dokumentacion. Deri në vitin 2009 ai i deklaron dërgesat si kursime të përbashkëta me vëllanë, ndërsa pas këtij viti nuk caktohet pjesa takuese e secilit.
13 Tetor 2019, 17:38 -
Pjesë e grupit që do trafikonte 2.5 ton drogë nga Shqipëria në Gjermani me kamionin e drunjve, ekstradohet 38-vjeçari
Ekstradohet nga Franca, 38-vjeçari Juri Bedinaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në organizatat kriminale".
13 Tetor 2019, 13:41 -
Sot ditëlindja e Dritëro Agollit/ Bashkia e Devollit merr vendin që 13 tetori të shpallet festa e Krahinës
Shkrimtari i madh Dritëro Agolli është i paharruar jo vetëm për kombin por ai është një nga njerëzit më të dashur e të cmuar edhe në vendlindjen e tij., Menkulas të Devollit. Gjithmonë ai ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit e tokës ku lindi.
13 Tetor 2019, 10:30 -