-
Manjani: Mbyllja e TV, jo zgjidhje
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shprehur rezerva për aksionin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për lirimin e frekuencave të zënë në mënyrë antiligjore nga operatorët televizivë. Në një status të publikuar në Facebook, Manjani shkruan se nuk është zgjidhje mbyllja e televizioneve. Pas këtij qëndrimi të ministrit të Drejtësisë, ka ardhur edhe reagimi i AMA-s. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, AMA sqaron se nuk ka synim mbylljen e asnjë operatori televiziv lidhur me aksionin e nisur mbi transmetimet analoge e ato numerike.
AMA: Synim lirimi i frekuencave
12 Janar 2017, 17:00 -
-
-
Hipotekat për 30 mijë familje
Mbi 30 mijë familje në të gjithë territorin e Shqipërisë nuk kanë sot hipotekë, për shkak të mosrespektimit të ligjit nga ana e ndërtuesve. Vendimi i Këshillit të Ministrave, këtë të mërkurë, për të akorduar brenda një afati të shkurtër kohor të gjithë hipotekat për këtë kategori zgjidh një padrejtësi që prej kohësh rëndon mbi qytetarë që nuk kanë shkelur asnjë ligj.
formalizohen 600 milionë euro
12 Janar 2017, 14:07 -
-
-
-
Ryshfeti 50 mijë €, gjykata liron
Gjykata e Lartë liron Odhise Andrean, bashkëshorti i gjyqtares së akuzuar për korrupsion. Pasi dëgjoi palët, trupi gjykues vendosi sot ‘arrest shtëpie’. Report Tv ka mësuar se Odhise Andrea ka fituar lirinë vetëm me 1 votë pasi gjyqtarët janë ndarë 3 pro masës së sigurisë nga burgu në arrest shtëpie dhe 2 kundra VIDEO
Odhise Andrean, burri i gjyqtares
12 Janar 2017, 09:59 -
Futboll, Kombëtarja e femrave
Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave e nisi me humbje vitin 2017. Pavarësisht motit të ftohtë, vajzat kuqezi zbritën dje në “Elbasan Arena”, për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Italinë U19, një sfidë kjo që u mbyll me humbjen minimale 0-1.
mposhtet nga 19-vjeçaret italiane
12 Janar 2017, 07:49 -
Gazsjellësi, TAP shtron 40 km
Shtatë muaj pas fillimit të procesit të ndërtimit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline, janë rreth 95 kilometra tubacione që janë instaluar si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare në territorin shqiptar janë instaluar rreth 40 km tubacione dhe janë pastruar rreth 55 kilometra.
tubacione në territorin shqipta
12 Janar 2017, 07:28 -
Pr/ ligji, shtyhet edhe një vit afati i
Qeveria ka miratuar dje një projektligj, me të cilin shtyn edhe për një vit tjetër mundësinë e përdorimit të bonove të privatizimit. Ligji aktual parashikonte që pas 31 dhjetorit 2016 këto bono të mos kishin më vlerë. VIDEO
përdorimit të bonove të privatizimit
12 Janar 2017, 07:21 -
-
-
Afera CEZ, ja email-i që
Taulant Balla, kryetar i komisionit hetimor për privatizimin e CEZ ka publikuar sot dokumente që faktojnë lidhjen Shkëlzen Berishës dhe Nuel Kalajt me çekët e CEZ. Në email-et midis drejtorit çek në Shqipëri, Josef Hejsek dhe n/drejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, flitet për takimin e tyre me Sali dhe Shkëlzen Berishën. VIDEO Analiza/Pse ky takim me Shkëlzenin pasi ke takuar Saliun?
implikon Shkëlzen Berishën
11 Janar 2017, 15:28 -
-
-
-
-
Penalizimi i mjekëve, Beqaj takim
Ilir Beqaj, mblodhi në një takim pune përfaqësues të Shoqatave të profesionistëve të shëndetit, Presidentët e Urdhërave të profesionistëve të shëndetit dhe shefat e shërbimeve të specialiteteve, ku u diskutua në lidhje me propozimet për rishikimin e dispozitave të caktuara të Kodit Penal të Shqipërisë.
konsultues me shoqatat e shëndetit
11 Janar 2017, 12:01 -
-