TIRANË-Qeveria ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2017 duke miratuar 11 vendime.

Mes tyre jane vendimi 'Për miratimin e kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike për vitin 2017',  “Për miratimin e kushteve dhe përcaktimin e rregullave për transportin rrugor të nxënësve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe të studentëve”, Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë–Hercegovinës, mbi transportin detar tregtar.
 
Pikat e miratuara sot nga qeveria


PROJEKTLIGJE:
 
1.            Për një ndryshim në ligjin nr.7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr.1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr.1030, datë 23.2.1995”, të ndryshuar”.
 
MINISTRI I FINANCAVE
 
  
2.            Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë–Hercegovinës, mbi transportin detar tregtar.
MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS
 
PROJEKTVENDIME:
 
3.            Për miratimin e kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike për vitin 2017.
 
MINISTRI I FINANCAVE
 
 4.            Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.648, datë 28.7.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për Avokatin e Tatimpaguesit”.
 
MINISTRI I FINANCAVE
 
 5.            Për përcaktimin e procedurave të funksionimit të Komisionit për Shqyrtimin e Apelimeve Tatimore, përbërjen, kryesimin, sekretariatin, ndryshimin e anëtarëve dhe masën e shpërblimit të tyre, të procedurave të shqyrtimit të ankimit e të vendimmarrjes si dhe përcaktimin e kufirit të vlerës, objekt shqyrtimi i komisionit.
 
MINISTRI I FINANCAVE
   
6.            Për disa ndryshime në vendimin nr.97, datë 7.2.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Rrugor Shqiptar”.
 
MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS
  
7.            Për miratimin e rregullores “Për kontrollin shtetëror portual në Republikën e Shqipërisë”.
 
MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS
  
8.            Për një ndryshim në vendimin nr.1101, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kushteve dhe përcaktimin e rregullave për transportin rrugor të nxënësve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe të studentëve”.
 
MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS
 
 9.            Për miratimin e kushteve dhe të procedurave për ndërtimin e interkonektorëve të rinj.
 
MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË
 
 10.          Për heqjen nga fondi pyjor dhe kullosor publik dhe pakësimin në volum të sipërfaqes prej 90 ha që do të përdoret nga shoqëria “Lala-06” sh.p.k., për shfrytëzimin e mineralit të hekur-nikelit në objektin “Plasë”, Bashkia Maliq.
 
MINISTRI I MJEDISIT
MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË
 
 11.          Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2017.
 
MINISTRI I SHËNDETËSISË

(d.b/Shqiptarja.com)