-
-
’33 zyrtarë të lartë janë gjobitur’, Kryeinspektorja e ILDKPI-së raporton në komisionin e ligjeve, Manja: Vlerësohet pozitivisht puna, ligji për sinjalizuesit nuk ka funksionuar
Evgjeni Bashari, kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ishte pranishme sot në Komisionin e Ligjeve ku ka raportuar për raportin vjetor të këtij institucioni për vitin 2020. Bashari tha se ILDKPI ka mbështetur procesin e Reformës në Drejtësi si dhe shtoi ndër të tjera se janë referuar në prokurori dhe janë ndëshkuar më masë administrative 33 zyrtarë te nivelit te lartë.
28 Maj 2021, 10:36 -
Kush shkel orën policore i bllokohet patenta dhe makina për 1 muaj, jo më për 3 vite! Në Gjykatën Administrative: 160 ankime për 1 vit
Qeveria shqiptare tërheq penalitetin 3 vite bllokim patente dhe mjeti për mosrespektim të orës policore. Sipas ndryshimeve në aktin normativ të mars 2020 tani kush nuk respekton orën policore do të ndëshkohet me pezullim patente 1 muaj si dhe masë shtesë gjobë.
28 Maj 2021, 10:29 -
Vranë Florian Lamçen me shishe gjatë sherrit në lokal, prokuroria përfundon hetimet, dërgohet për gjykim dosja e dhëndrit të Qazim Sejdinit dhe shokut të tij
Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen e Florian Lamçes dhe Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe Adriano Hajdarin. Ndaj tyre rëndon akuza për vrasje të kryer në bashkëpunim.
28 Maj 2021, 10:06 -
-
Hapet sezoni turistik në Berat, Klosi: Më 15 qershor të përfundojë pastrimi i rrugëve! Prioritet siguria e jetës dhe shtimi i vizitorëve
Ministri i turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi nga Berati foli për masat dhe përgatitjen e objektivave për fillimin e sezonit të turizmit 2021. Prioritet sipas ministrit, do të jetë shtimi i vëmendjes për përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimi i vizitorëve dhe ofertave turistike.
27 Maj 2021, 17:42 -
-
Plotësimi i vakancave të AMA, Meta si PD: Qeveria po kap lirinë e medias, po minon integrimin! Plotësimet të bëhen me kuvendin e ri
Pas PD edhe Presidenti Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se po kap dhe merr nën kontroll Autoritetin e Mediave Audiovizive me plotësimin e vakancave të saj me njerëz që janë të lidhur me qeverinë.
27 Maj 2021, 13:46 -
-
Opozitarja bjelloruse Tsikhanouskaya-Parlamentit Evropian: Lukashenko po e kthen vendin tim në Korenë e Veriut të Evropës, merrni masa drastike
Sviatlana Tsikhanouskaya, kryetarja e opozitës bjelloruse ka akuzuar presidentin, Aleksander Lukashenko se po shndërron Bjellorusinë në “Korenë e Veriut të Evropës”.
27 Maj 2021, 12:01 -
-
KUVEND/ Betohen dy deputetet e reja! Murrizi: Shqipëria si Palermo! Balla ftesë PD: Në shtator bashkëpunim për Reformën Zgjedhore! Sejko: Ekonomia rimëkëmbje të fortë për vitin 2021 (VIDEO)
Janë betuar dy deputet e reja të Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën 2017-2021, pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS-së Bashkim Finos, dhe dorëheqjes së Tom Doshit. Teksa PD vijon akuzat për masakër zgjedhore në 25 prill, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i shtriu dorën e bashkëpunimi për të nisur menjëherë punën në shtator për reformën zgjedhore.
27 Maj 2021, 10:13 -
‘Rrëmbimi’ i avionit dhe arrestimi i gazetarit, reagon për herë të parë Lukashenko: Perëndimi po më bën një luftë hibride, kanë tejkaluar çdo kufi
Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha se gazetari Roman Protasevich, i cili u arrestua në Minsk, ishte duke komplotuar një rebelim të përgjakshëm dhe ka akuzuar perëndimin se po i bëjnë një luftë hibride.
26 Maj 2021, 14:45 -
Ndalimi i fluturimeve në Bjellorusinë, Zak Topuzi: Turistët bjellorusë, vetëm 4-5% në Shqipëri! Nuk do të ndikonte! Këtë vit presim 3 milionë turistë
Kryetari i shoqatës së turizmit në Shqipëri Zak Topuzi tha për Report TV se këtë vendi ynë do të vizitohet nga mbi 3 milionë turistë. Sipas tij sezoni veror do të jetë më i mirë se ai i vitit që shkoi, por tha se duhet punuar për të pasur turistë elitarë. Topuzi po ashtu tha se shtetasit bjellorusë nuk kanë ndikim në turizmin tonë.
26 Maj 2021, 12:47 -
'Për mua s'janë miqësore', Reja shpall listën për dy ndeshjet e Kombëtares: Kamberi nuk ka qasje pozitive! (VIDEO)
Trajneri i Kombëtares Reja ka bërë të ditur listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të qershorit me Uellsin dhe Republikën Çeke. Italiani ka përfshirë 3 futbollistë nga Superliga, dy prej të cilëve portier, ndërsa ka bërë edhe disa rikthime të rëndësishme. Për t’u theksuar edhe krisja me Kamberin, i cili me shumë mundësi nuk do e veshë më fanellën kuqezi.
26 Maj 2021, 12:21 -
-
Gjallërohet turizmi në prill, rriten hyrjet e shtetasve të huaj
Turizmi po gjallërohet me shpëjtësi pas humbjeve që u shënuan nga pandemia COVID. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me shpejtësi në prill, ku ndikimin kryesor e ka dhënë Kosova, por gjithsesi mbeten 41% më pak se në prillin e 2019-s, përpara krizës së pandemisë
26 Maj 2021, 07:39 -
Ekskluzive/Dëshmi dhe foto nga fushata e PD të autorit të dyshuar për vrasje! Gjykata e la në burg, flet nëna e viktimës: Më vrau djalin dhe ma hodhi në kanal, i lirë bënte fushatë
I vranë djalin natën e Bajramit, nëna nuk shkon dot ta qajë as tek varri, ku prehet i riu nga Tropoja. Dy vite pas vrasjes së 23-vjeçarit Florin Selimi, mbrëmjen e 11 gushtit të vitit 2019 në fshatin Sulaj të Fierit, nëna e të riut Dukate Selimi, për të cilën plaga mbetet e hapur, kërkon drejtësi. Ajo thotë se ndjehet e kërcënuar nga dy personat me iniciale S.S, 26 vjeç dhe K.M, 20 vjeç, banues në po të njëjtin fshat, të cilët u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Florinit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në një kanal.
25 Maj 2021, 18:44 -
Tre muaj pasi e quajti 'vrasës', Biden do të takohet me Putin në një samit në Zvicër më 16 qershor
Ky takim vjen gati 3 muaj pasi Biden e quajti Putin "vrasës" në një intervistë televizive. Biden tha në deklaratën e tij se Rusia do të paguajë një çmim të lartë për tentativën e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane të vitit 2020.
25 Maj 2021, 16:49 -
Gjykata Speciale miraton kërkesën e Thaçit! Ish-presidenti mbrohet nga avokati që liroi gjeneralin e famshëm kroat, Ante Gotovina!
Kërkesa e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përpara gjyqtarit të Procedurës Paraprake për të zëvendësuar avokatin mbrojtës është pranuar ditën e sotme. Thaçi në vend të David Hooper do të ketë si mbrojtës kryesor Gregory W. Kehoe.
25 Maj 2021, 15:13 -
Mjeku Arian Mezini paraqet deklarata nga OBSH, EMA dhe FDA, të cilat konfirmojnë sigurinë e përdorimit të barnave AIJS (siç është ibuprofeni) te pacientët e prekur nga COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) ka dalë në përfundimin se nuk ekziston asnjë lidhje mes AIJS-ëve dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19.
25 Maj 2021, 12:39
