-
Morën peng dhe keqtrajtuan dy persona brenda biznesit të tyre në Elbasan, arrestohet Seit Manahasa, në kërkim bashkëpunëtori i tij! I shantazhuan për t’u dhënë 20 mijë euro
Seit Manahasa është arrestuar sot nga forcat RENEA në afërsi të Peqinit, pasi akuzohet se ka marrë peng për disa orë dhe keqtrajtuar dy persona nga Tirana, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij K.M. Ata i morën 12 mijë lekë dhe i kërkuan edhe 20 mijë euro. Seit Manahasa është një emër i njohur për policinë në zonën e Elbasanit është arrestuar më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, por që më pas u la i lirë.
22 Maj 2021, 19:22 -
Situata me COVID-19 përmirësohet, epidemiologu Alimehmeti: Koha për heqjen e maskës dhe orës policore! Imuniteti natyror zgjat të paktën 1 vit
Të ndryshojë ora policore dhe mos të mbahen më maskat në ambiente të hapura. I këtij mendimi është epidemiologu Ilir Alimehmeti i cili thotë se shifrat të ulëta të infektimit nga COVID -19 do të vazhdojë dhe në muajt e ardhshëm.
22 Maj 2021, 14:21 -
Plagosi me armë zjarri dy 24-vjeçarët, në pranga 36-vjeçari Enton Dushaj! Nën akuzë për vrasje e mbetur në tentativë
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e sotme 36-vjeçarin Enton Dushaj, pasi ishte shpallur në kërkim sepse më 26 gusht të vitit të kaluar plagosi me armë dy të rinjtë Erison Gjeka dhe Ndue Pali.
22 Maj 2021, 13:06 -
Gjendet një makinë e hedhur në shkurre buzë liqenit në Shkopet të Dibrës, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale! Automjeti i vjedhur në Krujë në 2020
Dyshohet se automjeti tip "Honda" është përdorur në disa ngjarje kriminale, ndërsa është tentuar të hidhej të liqen, por ka ngecur në bimësinë e dendur me shkurre.
22 Maj 2021, 10:58 -
Prej 6 muajsh e mbyllur/ Kapshtica hapet vetëm për punëtorët sezonalë deri në 31 maj, do u bëhet testi në kufi! Kalojnë 400 persona në ditë
Dogana e Kapshticës do të hapet për të gjithë punëtorët sezonalë që do të duan të shkojnë në Greqi. Policisë Kufitare Kapshticë njofton se do të lejohet kalimi i 400 personave në ditë në orarin 08:00-16:00.
22 Maj 2021, 09:19 -
Moody’s konfirmon vlerësimin në “B1” dhe perspektivën “të qëndrueshme” për ekonominë shqiptare: Rezistoi ndaj pandemisë, stabiliteti u ruajt
Agjencia parashikon se rritja ekonomike do të rikthehet në 2021 dhe gjithashtu vlerëson se perspektiva e rritjes afamesme mbetet e favorshme
22 Maj 2021, 09:05 -
Yuri Kim përshëndet punën e Kushtetuese: Çështje edhe më të vështira po vijnë! SHBA do të jetë më Shqipërinë derisa drejtësia të jetë funksionale
Ambasadorja amerikanë Yuri Kim në një postim në rrjetet sociale thekson se pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese janë shqyrtuar 100 çështje. Diplomatja amerikanë paralajmëron se çështje edhe më të vështira po vijnë
21 Maj 2021, 17:28 -
Kishte frikë hajdutët dhe s' mbante lekët në banesë, grabitësit ja vjedhin në Gardën e Republikës: Kisha 15 mijë euro në zyrë, i mbaja në një kasafortë metalike
Një punonjës i Gardës së Republikës, ruhej aq shumë nga hajdutët se nuk i besonte çelësit të shtëpisë. Si ambientin më të sigurt, ai konsideronte atë të Gardës që survejohet me kamera dhe ka kushte të forta sigurie. Por kur hajdutët e ndajnë mendjen, s’ka masë sigurie që i ndal. Ata i vjedhin 15 mijë euro në zyrën e tij.
21 Maj 2021, 17:16 -
Bien borxhet e institucioneve, zbresin me 24.9 mln euro! Eksperti Muço: Pozitive, duhet kujdes me detyrimet gjyqësore
Në fund të muajit mars detyrimet e prapambetura zbritën me 24.9 milionë euro, krahasuar me muajin dhjetor të vitit të kaluar. Eksperti i ekonomisë Klodian Muço e vlerëson si pozitive këtë ulje por thotë se duhet treguar kujdes me borxhet për vendimet gjyqësore dhe ato të bashkive.
21 Maj 2021, 17:15 -
Greqia hap dyert për turistët shqiptarë, nënkryetari i turoperatorëve: Kemi pak raste me COVID, ta reklamojmë vendin edhe tek vendet e tjera
Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon veror në zbatim të protokolleve shëndetësore AntiCOVID . Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Turizmit Blendi Klosi pas një takim që zhvilloi me homologun e tij grek. Për turoperatorët ky është zhvillim pozitiv dhe duhet të bëhen marrëveshje me shtete të tjera.
21 Maj 2021, 15:22 -
Nga 7 qershori Spanja mirëpret të gjithë udhëtarët e vaksinuar
Në kuadër të miratimit të certifikatës së COVID dhe të rekomandimit të Këshillit Evropian për qarkullimin e lirë të qytetarëve të vendeve të treta, Spanja do t’iu mundësojë të gjithë udhëtarëve të vaksinuar që ta vizitojnë këtë shtet nga 7 qershori. Deklaratën e dha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të premten, teksa bëhen përpjekje për ringjallje të industrisë së turizmit.
21 Maj 2021, 14:42 -
Tentuan të merrnin peng dhe plagosën një person në Fier në gusht të 2020, arrestohet 1 nga 5 autorët
Bëhet me dije se është arrestuar Viktor Selmanaj, banues në Patos, i cili, së bashku edhe me 4 persona të tjerë më 17 gusht të 2020 në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë Klaudjo Sulajn dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të plagosur.
21 Maj 2021, 08:37 -
Pajisja me kartë dhe pasaportë biometrike, shtohen edhe 6 përfaqësi të tjera diplomatike ku shqiptarët jashtë vendit mund të aplikojnë
Shqiptarët që jetojnë jashtë kanë mundësinë që nga janari 2021 të aplikojnë për pajisjen me karta identiteti e pasaporta biometrike edhe në 6 përfaqësi të tjera diplomatike, konkretisht Bari, Stamboll, Vjenë, Stokholm, Paris dhe Berlin.
20 Maj 2021, 17:54 -
Buxheti humbi 41.6 mln € nga evazioni fiskal në 2020-n! Tatimet: Referuam 194 raste abuzimesh në prokurori, 5 raste mashtrimi me TVSH-në
41.6 milionë euro është dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm nga evazioni fiskal në vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Tatimeve edhe pse humbjet janë përgjysmuar krahasuar me 2019, përsëri po fshihen të ardhurat, po abuzohet me TVSH dhe nuk po paguhen taksat.
20 Maj 2021, 17:38 -
Përmirësohet fasoneria, arrin nivelin e parakrizës! Pro-export: Sfida është forcimi i markës ‘Made in Albania’
Gjendja financiare e sektorit të fasonerisë në vend po shkon drejt normalizimit. Në katërmujorin e parë të këtij viti janë rritur ndjeshëm eksportet dhe importet e këtij sektori. Për shoqatën pro-eksport Albania kriza nuk ka përfunduar por thonë se kanë nisur kontratat e para.
20 Maj 2021, 17:15 -
Largohet me të bijën në drejtim të paditur, familja e ish-burrit në ’Pa Gjurmë’ : Mohoi atësinë e fëmijës, nuk e dimë nëse është gjaku ynë (VIDEO)
Prej 9 muajsh nuk kanë asnjë kontakt me mbesën 2 vjeçe e gjysëm, Ajla Dode. Halla e saj Irma Koçi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë thirrje publike ish-kunatës, Jonida Dode. Që ditën kur 25-vjecarja u largua përgjithnjë nga shtëpia e ish-bashkëshortit ka bllokuar komunikimin me babain e fëmijës, duke mos lejuar që ai të takohet me të bijën.
19 Maj 2021, 18:06 -
Masat anti-COVID, Fakulteti i Shkencave Sociale vendos që sezoni i provimeve të zhvillohet online
Fakulteti Shkencave Sociale ka vendosur që sezoni i provimeve të zhvillohen online. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Fakulteti i Shkencave Sociale bën me dije se bazuar në kërkesat e ardhur nga grupe të studentëve të programeve bachelor dhe master është vendosur të zhvillohen online me të njëjtën procedurë që u realizuan edhe provimet e semestrit të parë të vitit shkollore 2020-2021
18 Maj 2021, 19:14 -
Rimëkëmbet punësimi, rriten të ardhurat nga kontributet, Ministria e Financave: Në 4 muaj u rritën me 3.9 mld lekë kontributet
Në katërmujorin e parë të këtij viti punësimi në vend është përmirësuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore janë rritur me 3.9 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
18 Maj 2021, 18:04 -
Dokumenti / Krimi kanos drejtësinë, 25 gjyqtarë e prokurorë kërkuan të merren në mbrojtje nga policia gjatë vitit 2020
Magjistratët frikë për jetën, familjen dhe pasurinë. Gjatë viteve 2019-2020 janë marrë në mbrojte nga policia 35 gjyqtarë dhe prokurorë për shkak të detyrës. Më të kërcënuarit janë prokurorët për shkak të hetimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit
18 Maj 2021, 16:21 -
-
Task-Forca për Turizmin, Manastirliu: Brenda majit vaksinohet i gjithë personeli i turizmit! Klosi: Hapet sistemi i aplikimit për stacione plazhi
Në një takim me task Forcën e Turizmit, ministrja e Shëndetësisë tha se brenda majit pritet të përfundojë vaksinimi i punonjësve të strukturave akomoduese. Ndërsa ministri Klosi njoftoi se është hapur sistemi për aplikimin e operatorëve turistikë për stacionet e plazhit. Edhe këtë vit do ketë protokolle anti-Covid, por masat pritet të jenë më të lehtësuara.
18 Maj 2021, 11:35
